Braçe: Deputetët e PD të bëhen burra dhe të pranojnë 'dënimet' e Kuvendit, mos të fshihen pas grave

23 Shkurt 2023, 12:36Politika TEMA

Braçe: Deputetët e PD të bëhen burra dhe të

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe i kërkoi kryetares së Kuvendit të krijohet një korridor i lirë, i cili lejon gratë deputete të hyjnë lirisht në sallën e parlamentit.

 Ai tha se deputetët e PD duhet të bëhen burra dhe të pranojnë dënimet e Kuvendit dhe mos të fshihen pas kolegeve të tyre deputete.

“Kërkoj që gratë deputete të hyjnë në sallë lirisht në Kuvend. Burrat e PD, të bëhen burra dhe të pranojnë dënimet e Kuvendit dhe të mos fshihen pas grave.

Ata që janë këtu paguhen jo për të bërë zhurmë, por për ata që i përfaqësojnë. Parlamenti po mbahet I bllokuar, në situatë anormaliteti të plotë”, tha ai.

 

2 Komente

  1. l
    labi

    U erdhi fundi MALOKUT DHE FSHATARIT TE SKRAPARIT

    Përgjigjjuni
    1. E
      Eni

      Po ty o Brace kur zaptoje foltoren me bilbila pse nuk te perjashtoi kush?

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje