Arbi Agalliu një nga deputetet e Partisë Demokratike që mbështet Lulzim Bashën ka kritikuar kolegët e tij demokratë, të cilët sot bllokuan Kuvendin dhe nuk lejuan që të zhvillohej seanca.
Me anë të një postimi në Facebook, Agalliu thotë se “dhuna dhe bojkoti nuk mund të jenë alternativë për shqiptarët në vitin 2023”.
Sipas tij, bojkoti i institucioneve dhe bllokimi i aktivitetit parlamentar nuk është ajo çfarë shqiptarët presin, ndërsa thekson se “opozita e ka vendin në parlament, në komisionet parlamentare dhe kudo ku ligji dhe kushtetuta lejon”.
Sipas tij nga kjo sjellje e Berishë përfiton vetëm Edi Rama dhe qeveria e tij.
“Demokracia shqiptare është goditur sa herë ka patur bojkot dhe bllokim.
Ajo që i duhet Shqipërisë sot nuk është bojkoti por fryma dhe alternativa.
Fryma krijohet kur je i ndershëm dhe me moral në aksionin politik. Fatkeqësisht, nuk mund të luftosh korrupsionin me njerëz të korruptuar.
Aq më tepër të pretendosh dhe të kërkosh me dhunë të të pranojë një popull i tërë, i cili të refuzon me votë në mënyrë të vazhdueshme.
Nga kjo sjellje e Berishës dhe deputetëve të tij përfiton vetëm Edi Rama dhe qeveria e korruptuar”, shkruan Agalliu.
Edhe mafishja se vonon te varroser.
Keta idjote nuk e kuptojne se po nuk u distancuan nga NON GRATA kurre nuk do te fitojne,keto jane mbeturinat e komunizmit dhe sa per ate qe ne kete mes fiton Edi hallall kushdo te jete keshtu do veproi.
Sali Berisha,i rruan bythen Edi Rames se ai nuk ka perçarje ne parti si Saliu. Non grata Sali shikon enderra me sy hapur.
Karagjozet, qe vdesin per karike! Jo, ''Karrige''! Keta duhet t'i ''votojme'' neser, qe te behemi karagjoze si ata! Pika, idioteve me lopate! Nje hale me emrin saleh, e ben pershesh gjithe vendin dhe institucionet e ''pavarura'' te drejtesise bejne sehir dhe i gezohen rroges se ''vogel'' mujore 7.000 euro, veç benefiteve: udhetime, dieta, makina, karburant, sekretare... Ah, Shqiperia ime!