"Diskutuam për zhvillimet në PD dhe qëndrimin konstant për çështjen e personave non grata", Alibeaj zbardh takimin me Escobar

12 Prill 2023, 16:09Politika TEMA

"Diskutuam për zhvillimet në PD dhe qëndrimin konstant

Kryetari i komanduar i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka zbardhur takimin me të dërguarin e SHBA-së për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar.

Teksa ka ndarë disa foto nga takimi, Alibeaj shkruan se gjatë bisedës u prekën tema të të rëndësishme të zhvillimeve të fundit ku u ndalëm tek përgatitjet e PD për fushatën zgjedhore dhe problematikat e këtyre zgjedhjeve.

Ndër të tjera, Alibeaj shkruan se i ka bërë me dije për qendrimin konstant për çështjen e personave non grata jo vetëm në PD, por në të gjithë spektrin e politikës shqiptare.  

"Zhvillova sot një takim me Zëvendës Ndihmës Sekretarin e SHBA-ve për Çështjet Europiane, dhe i Dërguari i Posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Z. Gabriel Escobar.


Gjatë bisedës prekëm tema të rëndësishme të zhvillimeve të fundit ku u ndalëm tek pregatitjet e PD për fushatën zgjedhore dhe problematikat e këtyre zgjedhjeve. Theksova refuzimin e qeverise per te adresuar ne Kodin Zgjedhor rekomandimet e ODHIR.

Përveç kësaj i bëra me dije shkeljen që po ndodh aktualisht nga qeveria të rekomandimeve te ODHIR, lidhur me shitblerjen e votës, përdorimin në fushatë te administratës publike, përdorimi i të dhënave personale dhe buxhetit të shtetit në funksion të zgjedhjeve e sidomos lidhur me pastërtinë e figurës së kandidatëve. Temë e bisedës ishin dhe zhvillimet në Partinë Demokratike, dinamikat e muajve të fundit dhe qëndrimi konstant për çështjen e personave non grata jo vetëm në PD, por në të gjithë spektrin e politikës shqiptare.


E sigurova zotin Eskobar për vullnetin e PD në bashkëpunimin me aleatin tonë kryesor, duke i konsideruar SHBA si mbështetës të angazhuar për Shqipërinë dhe shqiptarët", shkruan Alibeaj. 

 

4 Komente

  1. T
    The truth

    Takimi me Alibashen me kujton takimin me nje nga Venezuela te cilin per te cilin Amerika thoshte se e njihte si drejtues te Venezueles. Nuk me kujtohet emri i tij pasi ka humbur tani dhe nuk permendet me nga administrata e Bidese. Oh sa qesharake behet shteti me i forte i botes here pas here. Alibasha ka fatin e Braves edhe sikur te takohet me Bidene.

    Përgjigjjuni
    1. © KENDVESHTRIM TJETER ©

      Muzika është për vallen e Tropojës, t'i vazhdon me të Kukësit!

      Përgjigjjuni
      1. T
        The truth

        Iku tani; mbaruan zgjedhjet edhe pse formalisht jane ne Maj. Ta gezosh fitoren Alibasha dhe Lul Brava! ta gezoni fitoren bashke me vulen!

        Përgjigjjuni
        1. N
          Nemesis

          Cilindo te takosh ti Alibej, prape qull me miell misri mbetesh. Po do ishte me mire qe te takoje shqiptaret meqe pretendon vote e meqenese shqiptaret nga taksat e tyre po te japin miliona per fushate. E te fala eskos e kimes

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje