VIDEO: "Nëse nuk di sa banorë ka, pse rri kot në këtë vend", kandidati i Berishës në Kukës nuk di numrin e banorëve të bashkisë ku garon

12 Prill 2023, 12:32Politika TEMA

VIDEO: "Nëse nuk di sa banorë ka, pse rri kot në

Fushata për zgjedhjet lokale të 14 majit nisi dje zyrtarisht dhe kampet janë në terren për të bërë premtimet dhe për të bindur qytetarët që të votojnë. Por a mund të bëhen premtime, për të ndërtuar shkolla, kopështe e spitale, nëse kandidati për kryebashkiak nuk ka njohuri për numrin e popullsisë që voton në këto zona?

Rasti në fjalë vjen nga Kukësi, ku kandidati për kryetar bashkie, Admir Sinamati ka qenë i ftuar në televizionin ALBUK, ku ka folur për problematikat e qytetit. Kryefjala është shpopullimi dhe largimi masiv i të rinjve drejt Mbretërisë së Bashkuar. Në diskutimin me gazetarin Ardi Omeri, ai u pyet disa herë për numrin e banorëve të Kukësit, por nuk dha dot një përgjigje ekzakte.

Diskutimi mes tyre:

Admir Sinamati: Shqipëria konkurron në vendet në konflikt për…

Gazetari: Nuk e pranoj unë këtë që thua

Admir Sinamati: Janë statistika, largimet nisin në 2015. Unë e gjeta në një revistë ndërkombëtare

Gazetari: Sa banorë ka Kukësi?

Admir Sinamati: Në lista ka 46 mijë, po fizikisht janë gjysma. Po themi 20-25 mijë

Gazetari: Pra ju, një administrator qyteti është si baba shtëpie, nëse ai nuk di sa banorë ka nuk ka pse rri kot në këtë vend.

Nëse pyesim në Durrës etj, dhe nuk e di, ai nuk është administrator. As kryeministri, as kryetari nuk i dinë.



 

3 Komente

  1. T
    Tropoja

    Shume e vertete ne lista genjejne per te vjedhur votat ps plus nuk jep shifra te sakta sa jane larguar por s'ka mbetur i ri ne Shqiperi vetem pleq.Statistikat censusin e ben qeveria jo opozita.Urime zoti Sinemati.

    Përgjigjjuni
    1. C
      C'i duhet Numri Banoreve nji Bashkiaku te PD-s !

      Kryetari i Bashkise PD kudo jane ne Shqiperi ,as qe ja kan iden se sa banore ka katundi ,madje as qe i ka interesuar ndonjiher ,sepse mundet te shpallnin Komunista .Ata jane ne ato Pozicione vetem me bo Pasuri lol ! Jane te Partis se Deliquneteve ,te Krimineleve e Hajnave kta .Me ke i ngtarroni ju kta Xhambazet e Politikes ? Hah ha ha . Kaq koce s'bo me ken

      Përgjigjjuni
      1. S
        Sufllaqja me qepë

        Fake titull o Tema

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje