Escobar mbërrin në selinë e PD, takim me Alibeajn

12 Prill 2023, 10:34Politika TEMA

Escobar mbërrin në selinë e PD, takim me  Alibeajn

I dërguari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar ka mbërritur pak momente më parë në zyrat e reja të PD-së zyrtare, ku pritet të takohet me kryetarin e komanduar Enkelejd Alibeaj.

Escobar shoqërohej nga ambasadorja amerikane Yuri Kim ndërsa janë pritur nga Gazment Bardhi.

Më pas, siç është parashikuar, Escobar do të takohet edhe me kryetarin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Fokusi i këtyre takimeve janë padyshim zgjedhjet e 14 majit, vizitë kjo që vjen pak para nisjes së fushatës.

Ditën e djeshme, zyrtari amerikan u takua edhe me kryeministrin Edi Rama si dhe presidentin Bajram Begaj.

Pas takimeve të djeshme, Ambasada e SHBA-ve në Tiranë nënvizoi rëndësinë e zgjedhjeve në Shqipëri, nevojën për të zbatuar rekomandimet e ODIHR-it dhe nevojën që partitë politike dhe liderët të sigurojnë që kandidatët të përmbushin kërkesat e ligjit dhe pritshmëritë e qytetarëve për integritet të lartë.

 

Lini një Përgjigje