Të majtët maqedonas, peligrinazh te varri i Enver Hoxhës në Tiranë

12 Prill 2023, 09:17Politika TEMA

 

Të majtët maqedonas, peligrinazh te varri i Enver Hoxhës në

 

Dimiter Aspasiev është drejtuesi i partisë E Majta në Maqedoninë e Veriut, i cili është kundërshtar i ashpër i qeverisë aktuale dhe rritjes së fuqisë së shqiptarëve.

Megjithatë, edhe pse i shan shqiptarët shpesh, Aspasiev ka ardhur në Tiranë më 11 prill, ditën e vdekjes së Enver Hoxhës dhe ka nderuar zyrtarisht në varrin e ish-diktatorit në Sharrë. Madje ka shkruar edhe një “referat” të gjatë, ku e cilëson Enver Hoxhën një burrë shteti që luftoi ndaj fashizmit, transformoi Shqipërinë nga feudalizmi në socializëm dhe zhduku epidemitë.

Kjo ka shkaktuar mjaft reaksione në rrjet. Diplomati i njohur austriak Florian Bieber shkruan në twitter: “Lidershipi i Levica, një politikan nacionalist e prorus, një pseudomajtist, nderon Enver Hoxhën. Të komentosh këtë është një budallallëk me brirë”.

TemA

Të majtët maqedonas, peligrinazh te varri i Enver Hoxhës në

1 Komente

  1. S
    Salivirusi PPSH

    Enveri vdiqe nuk rrezikone asnje po shikoni Enverin e gjalle Sali Ram Sheqere Berrisha me tufen enveriste. Enveri kishte gabimet e tije dhe askushe nuk e kundershton por midis Enverit te vdekur dhe Enverit te gjalle ky i gjalli eshte me i rrezikshem pasi shkateroje shkolla fabrika uzina rruge urra gjithecka . Me kujtohet nje vizite e spiunit A. Hajdari ne fermen Otllake ne Berat dhe tha : Akoma nuk i keni prere pemet frutore qe furnizonin bllokun e udheheqjes ( ku bente pjese vogelushi Bushati) ehhh kut u turren katundaret me kosa sopata lopata i prene te gjitha pemet .... Ndaje ka enveriste me te rrezikshem se ai qe vdiqe

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje