FOTO/ Rama e Veliaj zhvendosin festën në Farkë: Duam të hyjmë në zemrën e njerëzve!

11 Prill 2023, 23:35Politika TEMA

FOTO/ Rama e Veliaj zhvendosin festën në Farkë: Duam të

Hapja e fushatës kombëtare të Partisë Socialiste, ka vijuar sot në një mjedis tjetër, duke i dhënë dimensionin e kryeqytetit. Por thelbi i kësaj fushate ka vijuar në mesazhin kryesor. i cili, nga Erion Veliaj është dhënë me detaje, duke përkthyer metaforën e kolonës zanore të këngës së Partisë Socialiste. Duke ju referuar pikërisht kësaj kënge, kryebashkiaku Veliaj, deklaroi se socialistët synojnë të hyjnë në zemrat e njerëzve. E këtu, kryebashkiaku ka folur edhe si drejtues politik i qarkut të Tiranës. Takimi është zhvilluar në

"Parkun Helen" në Liqenin e Farkës. Drejtuesi politik i Qarkut të Tiranës tha se kjo do jetë fushata më e bukur dhe më e gjelbër që është bërë ndonjëherë në Tiranë.

“Duke filluar nga sot, ne nisim një rrugëtim që është fushata më pozitive, më e gjelbër dhe më e bukur që kemi pasur ndonjëherë në Tiranë. Teksa ne ishim në sheshin Skënderbej, për të mbjellë 61 pemët simbol të 61 fushatave tona lokale, dua të falënderoj gjithë skuadrën këtu për 200 pemët që i kemi në sfond dhe që e filluan me këtë energji të bukur fushatën. E di që disa prej jush jeni aktivistë të rinj, disa prej jush keni ardhur nga të gjithë zonat, ne do jemi në çdo qendër administrative, në të 27 njësitë. Kemi një kuotë shumë dashamirëse dhe shumë bujare nga kryeministri dhe PS, për t’u siguruar që në këtë fushatë, ne të mbjellim pemë, do të mbjellim dashuri; aty ku ka përçarje, ne do të mbjellim bashkëpunim, aty ku ka rivalitet, ne do të mbjellim punë dhe ne do të mbjellim në secilin komunitet fushatën më pozitive që kemi pasur ndonjëherë. Ftesa për secilin është: Përqafoni njeri tjetrin, përvishni mëngët, përgatituni për një super betejë pozitive sepse unë besoj që ditët më të mira të Tiranës i kemi vetëm përpara. Dua që këto 30 ditë, ne të kemi një sprint me energji pozitive, për të folur vetëm për lajme të mira, për lajmin e mirë që morëm sot nga qeveria, për rritjen e rrogave, të pagave, pensioneve, të gjithë atyre që shërbejnë dhe mezi pres që në çdo njësi administrative, ashtu siç thotë kjo kënga jonë: ‘Ta hëngsha zemrën dhe ta falsha zemrën’, ne të jemi vetëm një këngë e bukur pasioni, pune dhe dashurie. Faleminderit të gjithëve nga zemra. Shijojeni kohën sot dhe paçim një fushatë pozitive me energji fantastike! Ju falënderoj të gjithëve.”, u shpreh Veliaj.

TemA

FOTO/ Rama e Veliaj zhvendosin festën në Farkë: Duam të

5 Komente

  1. K
    Kujdes popull .Dun t'ju hajn Zemren !

    Dhe bo vaki kjo vertete ? Me jua honger edhe Zemren e ? U ben te pavdekshem .Si Drakula . Natyrshte behet fjale per Zemrat e mira te shqiptareve ,jo qelbesirave ,qe jane te mbushura me Helm mrena si ato te shpellarit etj si ai .pu pu u larg qioft .lerini t'ja u hajn qent e rrugeve e krimbat si salehut edhe mutaj e madam silikonin

    Përgjigjjuni
    1. P
      Po me dhimbsen keta te PD-se

      Ore po keta te PD po gezonin se Rama ishte bere armik me Veliajn. Nuk paska qene e vertete! Keta qenkan skuarder me shume se kurre.

      Përgjigjjuni
      1. E
        Endri Fuga

        Hajde gara hajde. Nje qesharakezim te tille, vetem kaqolet e Rilindjes mund te prodhojne.

        Përgjigjjuni
        1. C
          Coli

          Tani qe i keni here tek xhepat njerezve zemra nuk eshte shume larg o halabake te korruptuar.Thame se shpetuam nga Saliu po ju qenkeni njesoj te gjithe.

          Përgjigjjuni
          1. k
            k

            PSja ti puthi prapanicën non gratas tre herë në ditë se ndryshe fitonte leshin ,me ato të korruptuar dhe hajdutë që ka në rradhët e saj.

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje