
Partia Socialiste çeli sot fushatën për zgjedhjet vendore të 14 majit, ndërsa pjesa që mori vëmendje kryesore ishte pikërisht strategjia e komunikimit. Kryeministri theksoi se fushata do zhvillohet pa zhurmë dhe pa postera me propagandë elektorale.
Kjo qasje u komentua nga analisti Skënder Minxhozi në studion e ABC News. Ai tha se kjo qetësi e PS-së tregon se llogaritë elektorale të saj janë brenda pritshmërive.
“Unë nuk besoj se është pikërisht, por Shkodra është në sulm për një arsye e kuptueshme. Kur ke 60 bashki dhe pala tjetër ka 1, të mbetet për ta sulmuar. Është një kryeministër i qetë për fushatën, të cilën e ka zbutur dhe i ka hequr ato zhurmat, që kanë pasur fushatë. Fushata shqiptare vjen e riformatuar se për shkak se ka pasur një proces zbutjes së fushatës, sepse fushatat tona kanë qenë të egra, denigruese, madje dhe më të vrarë”, tha ai.
Analisti theksoi se PS-ja synon të marrë më 14 maj më shumë se 40 bashki.
“Episodet janë më të pakta dhe shqiptarët I presin fushata më të qetë dhe kjo është një shenjë mirë. Mazhoranca është ngopur me pushtet, është qetësuar e di që e ka lojën nën kontrolle dhe fushatës kërkon ta nisë me mbjellje pemësh. Kjo palë e pushet nuk e ka panikun e shifrave, mazhoranca është e sigurt, ku figurat e saj qendrore thonë se do shkojnë mbi 40 bashki”, tha ai.
Te shikojme Minxhoz.....
Maxhoranca ka qetesine vertet se e beri Shqiperine xhenet.
Maxhoranca e ngopur nga kush ? Pushtetet ? _ Nji marrezi te tille ,s'cudit asnji ne Shqiperi ,kur nji Brockull te tille e degjon nga kta Nastradinat e Medies .S'e kuptoj ,kujt i duhet mendimi ktyre tipave ,qe per nga niveli jane shume me poshte se qytetari i thjeshte shqiptare . kulmi . Vetem ne ate vend kta paloanaliste apo gazetare ,sherbejn si ato idiotet qe frymezojn vetem idiotet ne gjithcka thone . Shifeni neser kur te dal noj tip Analisti i po ktij Stani dhe i frymezuar pikeishte nga kjo Brockull e ktij (maxhoance e ngopur) ka me pellit ktu ,duke kerkuar Rrevolucion se ky na qenka shtet totalitare hahahah asnji cudi . Me te tiille idiotesh e llapaqenesh gatuet ne ate medie bodello ,qe kan 32-vjet i kan qit trurin shqiotareve ,qe i ngopte nji dite Haleja me mute te gjithe
Jo or jo o Minxhe .... nuk ngopet hajni kurrë, e per kete i duhet pushteti... mjaft me perralla politike. thoini se paku faleminderit Saliut qe ju ndihmon te mbani lart Flemurin e kuq te fitoreve