Zogaj:Nuk ka asnjë alternativë fituese. Në Shqipëri po normalizohet mos rrotacioni

11 Prill 2023, 20:46Politika TEMA
Zogaj:Nuk ka asnjë alternativë fituese. Në Shqipëri po

Analisti Preç Zogaj ka folur këtë të Martë në studion e “Milori Live” në Klan News për fushatën e Partisë Socialiste para zgjedhjeve të 14 Majit.

Zogaj u shpreh se kjo fushatë ndryshe është një reflektim i një komunikimi tjetër politik në terësi.


“Ka ndryshuar fushata elektorale në terësi, nuk janë ato të ngarkuara me slogane, postera, spote si para shumë vitesh. Tani komunikimi ka ndryshuar dhe mendoj se kudo në botë, fushatat pak a shumë reflektojnë këtë ndryshim thelbësor që ka pësuar komunikimi në politikë, kryesisht përmes rrjeteve sociale.”

 

Mbjelljen e pemëve nuk përbën diçka të re për analistin, madje sloganin e zgjedhur nga ana e socialistëve e cilëson të rëndomtë.

“Këto janë gjeste simbolike, të konsumuara janë, nuk kanë ndonjë gjë të re, kërkojnë të përcjellin një mesazh, por njerëzit që i shikojnë me lopata e kuptojnë se e kanë tepruar me beton, pala tjetër mund të prezantohej aty me mini kulla betoni për të ironizuar fushatën. Kanë ndërtuar më shumë se në gjithë historinë e demokracisë. Slogani është i rëndomtë, se kanë vra mendjen. Nuk kanë nevojë, ka arrit në një pikë vendi ku shumë mjete që përdoreshin më parë nuk janë më të nevojshme, i përdorin sa për formë, sa për të thënë e kemi sloganin. Slogani dikur ishte mobilizues, kishte shumë rëndësi, tani s’ka as bukuri asgjë, gjë e zakonshme. Ça sensi ka, kush thotë të shkojmë mbrapa? Jo se nuk kanë fantazi në shtabin e PS, por e kanë zëvëndësu me forma të tjera, vota merret me foto të tjera.”

Në përgjithësi, Zogaj theksoi se fushata e mazhorancës është propagandistike duke shtuar se socialistët janë të bindur për fitoren në shumicën e bashkive.

“Kjo fushata e PS do jetë më shumë propagandistike, takime për të ekspozuar suksesin dhe për të bërë premtime. Unë jam shumë kurioz të shoh nëse do ketë llogaridhënie, ajo mungon në fushatat elektorale prej kohësh, kështu shndërrohen në manifestime dhe zhvishen nga thelbi i fushatës elektorale në pluralizëm, ku llogaridhënia është njëri bosht, ndërsa programi është tjetri. Progamet këtu nuk janë spontane, nuk harmonizohen me pjesën tjetër. Gjërat që premtohen ose s’bëhen ose bëhen ndryshe nga ç’janë premtuar. Është në zakonet e PS të Ramës që të fokusohet te propaganda, filozofia përmblidhet në një fjali: Puna diçka,  propaganda gjithçka! Përtej kësaj, sondazhet i favorizojnë socialistët, ata pak a shumë kanë bindjen se do fitojnë më shumë sesa opozita.”

Analisti deklaroi se opozita nga ana tjetër nuk ka asnjë alternativë fituese dhe se në Shqipëri po normalizohet mos rrotacioni.

“Me opozitën e Shqipërisë, PS dhe Ramës u ka pjellë gjeli, kjo opozitë vetëm sapo zvogëlohet, këtu po normalizohet mos rrotacioni. Shqipëria po futet në një periudhë që nuk dihet sa do zgjasë dhe s’ka rrotacion më! Jam duke folur që opozita nuk po arrin të krijojë një alternativë fituese, këtu i bihet me një vrimë prej vitesh. PS-së i peshon bishti më shumë sesa sqepari, është një e majtë që e mban të bashkuar një frymë, një ide pushteti, forcë për të qeverisur dhe ajo trashëgohet dhe në familje, kjo do jetë dhe pas 9 vjetësh dhe kjo përcakton kuadratin elektoral.”

5 Komente

  1. k
    k

    Rrotacioni është një ide e degraduar e atyre që ndjehen të pafuqishëm dhe jo të përshtatshëm për të ardhur në pushtet, ngaqë populli i njeh mirë dhe nuk i do.

    Përgjigjjuni
    1. N
      Nkolla

      Rrotacioni?????? Çfare do te thote o Preç . Shqip po pate munsi.

      Përgjigjjuni
      1. h
        heu bre kaqola !

        Rotocioni eshte nji nder komponentet baze ne Demokracit e vendeve te Civilizuara ,ku si Pozita edhe Opozita jane pothuaj te se njejtin Nivel si Politikan por edhe Kulture e Civilizimi dhe te dy palet ne Boten e Demokracise i sherbejn Atdheut e popullit te tyre gje e cila nuk eshte e tille ne Shqiperi ku kemi per 32 -vjet , nji Sistem te ngjashem me ate Demokratike te Botes ose nji art Demokraci Hibrite si e quajn shpesh e cila siedhe te gjithe e dijme nuk ka asnji lloj NGjashemrie me Demokracite e verteta te Botes .Te gjithe dijme mir edhe disnivelin qe ekziston ndermjet Partise ne Pushtet dhe Bandes Opozite ku jane Tufezuar pjesa me injorante ,me Kriminale ,me harbute ,me antishqiptare me ordinere e Shoqerise Shqiptare .Dhe per kte jemi te qarte te gjithe ,sepse i njohim mire se cilet jane dhe per cfar jane ne Politike kjo Opozite Jashteshqitje e Kombit Shqioptare . Pra duke mos pasur asnji lloj Ngjashmerie me Demokracine e Vertete te Botes dhe ne nuuuuuk hjyme ne ato Demokraci ,s'mundet te aplikojme ato Modele e rregulla si ne Boten e Civilizuar sepse bejme Vetvrasje ,per arsyet qe spjeguam me larte ,FakePolitikanet Opozitare s'mundet ti besohen ne asnji menyre e Rrethane Pushtet ne Shqiperi, jo se jane AntiShqiptare (e kan treguar me Fakte ) jo se jane injorante dhe ne Politike jane vetem me U pasuru ,me vjedh Shtetin e Shqiperine si kan bere kto 32.vjet , pra ,,,Troc termi Rotacion s'pi fare uje ne kte corbe Demokracie e Politikanesh ordinere e te pabese , pra aq qe duhet te behet fjale per Rotacion i cili shpesh pedoret edhe nga Bota e Te Forteve si nji loje me vendet si Shqiperia per te sjell ne Pushtet ata qe i sherbejne Interesave te Padroneve me rejp vendin ,si ndodhe ne vendet Afrikane e si kishim berishen dikur . Pra Rotacionin ne Shqiperi nuk mundet te jet nji "Ligj" as rregull , por ate duhet ta vendosi vet Populli Shqiptare askush tjeter asnji lloj fillozofie Demokratike ,per aq kohe sa nuk i sherbejn interesave te Shqiperise .Nuk mundet te sakrifikojme Shqiperine tone sepse dikush paska then se ne Demokraci duhet te ket nji te tille .Jo . Shqiptaret do ndjekin ate sistem qe i ben mire Shqiperise dhe shqiptareve jo xhambazeve ,zoterinj nastadina te fakedemokracise ,qe vec interesit per t'u pasuruar nuk njihni tjeter ne kte palodemokraci .

        Përgjigjjuni
        1. p
          per car Rrotacioni derdellisin nastradinat !

          Rrotacionin ne Shqiperi e ben vet Populli Shqiptare ,cdo imponim tjeter rrotacioni i nxitur nga Mafiozet Nderkombetare do rezultonte fatale per Shqiperine dhe ne kto kushte e bandash Politike qe ka ne Shqiperi , as qe duhet te behet fjale ,pa u zhdukur nga jeta jovetem Politike e te gjithe Klanit e Shkerdhatave gjithe Opozita e Qelbesirave kjo Jashteshqitje e Shqiptareve . Nji Rrotacion mundet te vij vetem ne kushte te tjera maredhenjesh ne Politike ,mbas krijimit te nji Partie Politike te re Shqiptare e cila mbron e perfaqson Interesat e Kombit Shqiptare dhe popullit Shqiptare . Prandaj boll e ngaterruat kte vend Ju banda e Nastradineve qe keni 32- vjet budallepsni kte popull dhe qellimi i vetem juaji nuk eshte zhvillimi i Shqiperise as ajo qe gjasme pretendoni ne kte fakeDemokraci te Krimineleve ne Politike , por thjeshte Perfitimet qe ju llapaqent fakeAnaliste kerkoni te merrni nga ata qe ju i lepini bolet per 32- vjet me radhe , ne dem te ktij vendi .

          Përgjigjjuni
          1. t
            tetovari2

            Nëse punët shkojnë mirë,nuk ka pse me çdo kusht të ketë rrotacion E dyta nëse praktikohet me çdo kusht rrotacioni atëherë pse të mbahen zgjedhjet çdo katër vite duke harxhuar shuma të mëdha parash të taksapaguesve. Sa për dijeni,pas luftës së dytë botërore,në japoni një parti politike ka qenë mbi dyzet vite në pushtet,por ja ku është sot japonia një ndër shtetet më të zhvilluara të botës.

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje