3 parashikimet e Edi Ramës

11 Prill 2023, 20:19Politika TEMA

3 parashikimet e Edi Ramës

Partia Socialiste e çeli fushatën për zgjedhjet e 14 majit nga sheshi Skënderbej. Aty ndodheshin 61 kandidatët për kryetarë të bashkive të vendit, të cilëve Kryeministri Edi Rama u tha se përse fushata duhet të jetë pa shpenzime, pa zhurmë dhe me sa më shumë komunikim. Paratë e kursyera nga kjo fushatë, Rama tha se do të përdoren për donacion pemësh në çdo bashki të vendit. Nismën e nisi nga Tirana, menjëherë pas fjalës së tij.

…Shkurtimin e shpenzimeve për propagandë elektorale ne do ta kthejmë në një donacion pemësh për çdo bashki të vendit, duke marrë pjesë edhe vetë në mbjelljen e tyre kudo ku kemi takime, sidomos tani në Prill që është dhe pak a shumë muaji i fundit optimal, për të mbjellë thuajse gjithçka. Dhe do e nisim sot këtu me 61 pemë, nga donacioni ynë për Bashkinë e Tiranës. 61 pemë do të mbjellim këtu për të 61 bashkitë dhe si këtu, kudo ku mbjellim do mbeten mijëra e mijëra të tjera.

Rama shpjegoi edhe logjikën pas kësaj nisme, ndërkohë që bëri 3 parashikime: Pandeli Majko, president nderi i PS në të ardhmen, Partia Socialiste fiton për të 8-tën herë nga 9 palë zgjedhje dhe kjo fushatë hyn në histori si fushata e parë që fillon dekarbonizon procesin e përballjes politike.

“Ndërkohë që fushata do jetë harruar dhe vetëm një fakt do kujtohet statistikisht, kur Pandi të jetë president nderi i Partisë Socialiste, ne të tjerët jemi në Sharrë, edhe fëmijët e fëmijëve tanë të jenë rreth tryezës që Pandi do ta tregojë në ato ngjarjet solemne të përvjetorëve, do thotë se në vitin 2023, PS fitoi për të 8-tën herë, nga 9 palë zgjedhje. Dhe, edhe gjyshërit dhe gjyshërit tuaj ishin aty me mua. Po përtej kësaj, asgjë nuk ngelet nga fushata. Dhe kjo do të jetë fushata e parë që do lerë pas mijëra, e mijëra pemë dhe kështu besoj do të hyjë në historinë e re të zgjedhjeve, si fushata e parë që fillon dekarbonizon procesin e përballjes politike”.

2 Komente

  1. M
    Mal Cori

    Ore dhe ky Pandi nuk është aq i ri..... . Nësenë '90 ka qenë 20 vjeç, sot është 53 vjeç....... . Pra 4 vjeç më i ti se Rama............. . Pastaj Majko ka dhënë prova në të gjitha postet që ka qenë se është një qofte. Kur ishte kryeministër në 1999, drejtonte bota jo ai.......... 4 vjet ministër mbrojtje bëri të pakënaqur gjithë ushtarakët dhe ish udhtarakët . 4 vjet ministër i emugracionit, mori rrogën kot duke bërë zero, po zero punë. Dhe mendo kishte objektiv rregjistrimin e emigrantëve dhe mundësimin e votimit të tyre. Zerooo.

    Përgjigjjuni
    1. T
      Tironci qytetar

      Tirona e shume qytete te tjera kane nevoje uleritese per gjelberim, per parqe nder lagje e blloqe pallatesh, per kende lojrash per femije kudo; te behet cdo rruge e rrugice lagjesh me peme, boll lokalet qe po zene hapesira publike shume, kodrat e qyteteve duhet te kene minimumin e minimumit te ndertimit e maksimumin e maksimumit te gjelberimit e parqeve ne to; Tirona ne rrethana te tjera duhet te kishte edhe 4 parqe gjigande sa te liqenit artificial po te donin.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje