
Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka, ka takuar sot Zv. Ndihmës Sekretarin e Shtetit për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike dhe i Dërguar i Posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.
Xhaçka e ka cilësuar takimin si të shkëlqyer në një postim të saj.
"Diskutuam gjerësisht mbi marrëdhëniet dypalëshe dhe zhvillimet rajonale.
Mirënjohje për zv. Ndihmës Sekretarin e Shtetit Escobar për përfshirjen e tij personale dhe të SHBA në promovimin e stabilitetit dhe sigurisë në Ballkanin Perëndimor.
E sigurova atë për përkushtimin e Shqipërisë për thellimin e partneritetit strategjik me SHBA dhe për zgjerimin e bashkëpunimit rajonal", shkruan Xhaçka.
Escobar shoqërohej në takim nga ambasadorja e SHBA në Tiranë Yuri Kim.
Lini një Përgjigje