“Do t'ua bëjmë si ia bëmë Agron Shehajt, o pengje të Edi Ramës”

20 Dhjetor 2024, 17:58Politika TEMA
“Do t'ua bëjmë si ia bëmë Agron Shehajt, o pengje

Ranë rehat ata/ato deputetët e tjerë të PD që i akuzonte Doktori si të shitur te Edi Rama dhe Erjon Veliaj, se merrnin leje ndërtimi dhe tendera.

I ranë shkurt, iu bashkuan Saliut dhe 'shpëtuan' nga të tëra, ashtu sikurse edhe familjarët apo bashkëshortët e tyre, duke u shndërruar në 'qentë e gjahut' të Partisë.

Ja, shih çfarë i ndodhi deputetit Shehaj, i cili e dinte se i kishte miq bashkëpjesëtarët e revolucionit. Madje, edhe Bardhit iu drejtua sikur të ishte dikur 'armiku Gaz Bardhi', pa e ditur se armiqtë dhe miqtë është dikush tjetër që i cakton në atë parti.

Mesazhi, në fakt, nuk ishte thjesht për të, por për të gjithë ata zëra nga brenda grupit që mund të pipëtijnë: Do t'ua bëjmë si ia bëmë Shehajt, o pengje të Edi Ramës, flisni dhe kundërshtoni po ua mbajti menderja.

Por, përveç tyre, mesazhi duhet lexuar edhe si një paralajmërim për vendin: kështu do t'ia bëjnë edhe shqiptarëve dhe Shqipërisë.

Do t'ia bëjnë si ia bënë selisë së PD në 8 janar, si ia bënë dje Agron Shehajt, më parë Enkelejd Alibeajt (që Goni çuditërisht s'e kishte parë), si ia bëjnë përditë Lulzim Bashës dhe mbështetësve të tij.

Është filozofia e dhunës që ushqehet nga dhuna dhe pjell vetëm dhunë. Dhuna s'ka estetikë, ndaj edhe ata që e ushtrojnë janë aq të shëmtuar.

Saliu si ish-sekretar partie e di forcën e dhunës për të nënshtruar njerëzit. E ka bërë duke nënshtruar një pjesë të partisë dhe i ka ecur me sukses. (Namir Lapardhaja)

7 Komente

  1. C
    Comments

    Partit e vogla (Alibeaj,Qorri,Shehaj) duhet të shpërbëhen pas zgjedhjeve te 11 Majit pasi qytetari nuk mund ti mbaj me para publike këta parazit.Sot duhet të marri fund dhe PL-ja Blushit apo PR e Mediut.( më tepër rëndojn borxhin publik se zhvillojn vëndin.)

    Përgjigjjuni
    1. T
      Toni

      Bile me mire vetem me PS. Kursejme me shume.

      Përgjigjjuni
    2. A
      Amerikani

      Po , per partine berishiste , gjysma e PP -se ( gjysma tjeter dihet kush eshte ) , si kredo , si muze , si te vetmen te vertete qe I besojne per te shkuar te koritat e gezhytave , si te vetmen rruge qe pranoni verberia e tyre , Ajo , pra , partia berishiste njeh , kupton dhe perdor vetem DHUNEN . BERISHIZMI eshte dhune , vrasje , shkaterrim ... Ndersa mbeshtetesit , idhujtaret dhe ushtaret e E. Rames berishizmi , kete formacion kobzi e konsiderojne si te vetmen opozite dhe I Kane krijuar te gjitha komoditetet ( me Vule e takeme ...) dhe kriminelin Berisha ia paraqesin Amerikes si karshillek . S'kane faj , nje Stan Jane .

      Përgjigjjuni
      1. A
        Amerikani

        Sh. sakte . Kjo eshte mendesia berishiste si hero I heshtur I enverizmit . Vec keto endrra te pergjakura do te ngordhin e do te kalben per sa kohe Shqiperia eshte nden ombrellen amerikane . Ne te semes do shkojne te gjithe , me Bermudes e Katocice . Te lumte , Namir !

        Përgjigjjuni
        1. B
          Buzeplasuri

          Jo, mos na lente Zoti pa PD.

          Përgjigjjuni
          1. d
            drejtesi e munguar

            PD-ja nuk eshte parti politike por nje grup kriminal mafioz.Veprimi kunder Shehajt apo kujtedo tjeter jane ne vazhden ekercenimeve mafioze ,se Shqiperia eshte "prone'e tyre.Jo pa shkak te gjithe ata qe kane pasur konflikt me Berishen ne ate parti jane kethyer si "qen te rahur" dhe lehin ne favor te "doktorit"Pa u eleminuar Berisha dhe gjithe berishistet Shqiperia nuk ka jete te qete.Ata (Berishistet)kerkojne qe Shqiperia e marre peng nga ata te mbetet ne dore te tyre.

            Përgjigjjuni
            1. A
              Albini

              PD eshte kthyer ne filoislamike shikoni emrat prisni kur te bej akte terroriste tani . Ate mentalitet islamik ka . Kjo qe po i ben te veteve kete po tregon . Rradhen e kane te tjeret . P D nuk ka lidhje me demokracine. Eshte Hamasi shqipfoles ketu

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje