Dronët kamikazë që kërkojnë shehid nga “regjimi i Edi Ramës”

11 Mars 2026, 19:02Politika TEMA

Dronët kamikazë që kërkojnë shehid nga “regjimi i

Nga Ylli Pata

Nicholas Maduro, kishte prej më shumë se 5 vjet që nuk i besonte njerëzve pranë partisë dhe parisë së tij. Madje ai nuk i besonte më indigjenëve venezuelianë metis, që përbënin bazën e të majtës së Hugo Chavezit dhe pushtetit jetëgjatë.

Prej më shumë se një viti, Maduro, i cili ishte njeriu i zgjedhur nga Fidel Kastro në afim të shekullit të ri për të trashëguar pushtetin e Chavezit, është një kubanez me kombësi. Madje edhe gjuhe që ai përdor është spanjishtja galiciane siç flasin meksikanët, kubanezët, apo popujt e tjerë latinë të Karaibeve. Prej dy vitesh, Maduro nuk i besonte askujt dhe ja la të gjithë fatin e regjimit të tij shërbimit sekret të Kubës, madje mori edhe një battalion “gorillash” nga vendi i tij i origjinës.

Rezultati: Presidentin e braktisën të gjithë, duke e lënë në fatin e truprojave kubane gjatë operacionit amerikan të 3 janarit. Maduron e shitën njerëzit e tij, që krijuan një koridor negociate me amerikanët. Kanë kaluar dy muaj dhe regjimi nuk ka ndryshuar por Maduro është përmbysur.

Në Iran, pas vrasjes së Khameneit, alternativa e ofruar me bomba nga izraelitët dhe amerikanët ishte zgjedhja e një udhëheqësi më të moderuar se ajatollahu radikal. Por skifterët e regjimit, përkatësisht krahu ushtarak i tij-Garda Revolucionare, zgjodhi djalin e Khameneit, duke rrënuar thelbin e ideologjis së revolucionit të 1979. Edhe pse teokratik dhe kriminal, regjimi mbahej tek një ideologji anti-Shahut, i cili ishte një aleat i perëndimit. Me Mojtabën, skifterët duan të shtyjnë kundër rrymës dhe ndryshimit. Madje po japin mesazhet që për të ruajtur këtë regjim, janë gati të harxhojnë të gjitha raketat e dronët kamikazë, madje e quajnë krenari të bien shehid(martir) kundër Perëndimit.

Në këto diskutime lufte, ku siç dihet viktima kryesore në këtë rast është e vërteta, edhe mjedisi ynë nuk ka mbetur pa u infektuar nga reminishencat e ajatullahëve.

Një dron kamikaze ka mbërritur në mjedisin mediatic shqiptar prej një azilanti politik, i cili, nga posti i drejtorit të një institucioni shtetëror, u arratis me argumentin se “donin ta vrisnin” Sabit Brokaj e Spartak Braho.

Prej vitesh në kërkesë azili, droni kamikaze nga Zvicra bënte thirrje se për të rrëzuar “regjimin e Edi Ramës” duhet të ketë njerëz që bien shehid.

Natyrisht që nuk i vetofronte “imami-laik” ngase këtë ja kërkonte xhematit besimtar opozitar, që duhet ta ngulisë në tru se nuk e mundin Edi Ramën me zgjedhje, ndaj duhen shehidë.

Në fakt, realiteti është krejt ndryshe. Sikur Lulzim Basha të jetë në krye të PD-së, pa Sali Berishën rrotull jo vetëm merr rezultat më të mirë se doktori, pore dhe mund të fitojë. Në zgjedhjet e 2011, Luli bëri fushatë pa doktorin nëpër këmbë, pavarësisht se establishment i tij ishte. E mbani mend rezultatin?

Në 25 prillin 2021 me Sali Berishën e Ilir Metën kundër mori një goxha rezultat. Mendo sikur sot opozita të ketë jo vetëm një lider të ri, por edhe një një klasë të re e të përgatitur politike. Nuk ka nevojë fare as për shehidë e as për dronë kamikazë. Mjafton të bëjë zgjedhje e të sjellë një ekip të ri, jo thjesht më të bukur më pamje, por në mendje. Shqipëria ka nevojë për një pajtim dhe ide të reja, jo viktima të tjera. E pse? Që Peti prej vërteti të bëhet ministër duke përfituar nga Loni prej betoni!

TemA  

6 Komente

  1. M
    Mara emigrante ne Itali

    Fatkeqesi e madhe per analistet e mjere qe nuk dine tjeter te pergojojne njerezit qe punojne .Mjer shqiperia per keta analiste dhe gazetare .

    Përgjigjjuni
    1. M
      Mara emigrante ne Itali

      Fatkeqesi e madhe per analistet e mjere qe nuk dine tjeter te pergojojne njerezit qe punojne .Mjer shqiperia per keta analiste dhe gazetare .

      Përgjigjjuni
      1. S
        Si behet ne Gjermani

        Vini Re ! Vini Re!...Policia e Shteti dhe te gjitha Strukturat e Sigurise: Duhet te Zbatojne jo vetem Udhezime, por edhe:Ne Rruget Kryesore ku parashikohet qe "Protestueseit e Molotovit" te te hyjne dhe "Demostrojne"..Duhet te vendosin Porta te Vogla..p.sh Gabion Betoni-pra Blloqe Betoni qe me pas Hiqen, si dhe Te Kontollojne te Gjithe "Protestuesit" e Berishes....KESHTU BEHET NE GJERMANI, per ditat e Premte dhe Shtuna, kur ka Shumice Njerezish qe dalin, per qejf..sepse Nuk ka Protesta Politike ne Gjermani... Pra..1-Vendosen Blloqet e Betonit...2-Stacjonohen Policia..dhe bejne Kontrollin e pare..si dhe Skaljoni i Dyte..po nga Forcat e Sigurise, NUK LEJOHET Mbajtja e Mjeteve Metalike si dhe Djegese..eshte mire qe te vendsosen Kamera Infarot-qe bene te Mundur Personat qe kane Areme te Ftohta(Thika)..si dhe Pistoleta... 2-Pra duhet te jete Policia e Shteti ajo qe ti Udhezoj Protestuesit, qe te kalojne..dhe ku te kalojne..nese Protestuesit kerkojne dhe me shumice..te thyejne Rregullat, dhe fillojne dhe Hedhin Molotove..ATHERE Nderhyne Policia direkte dhe u pergjigjet me Dhune..sikur se ne Hamburge te Gjermanise...Huliganeve Sportive... 3-Nje Grupe te Paguarish, ve Perpara Policine e Shtetit??Po cipe o Shqipetare a keni??Ja qijuni Motren Anarkisteve Berishjane qe Paguan Zeni me paret e UDB-s....

        Përgjigjjuni
        1. V
          Vega

          Ore ku e kishim fjalen ? …

          Përgjigjjuni
          1. d
            drejtesi e munguar

            Z.Pata,Agron Tufa eshte nje azilant ne Zvicer ku jeton edhe ish zevendes kryeministri Ahmetaj.Ata kerkojne gjak shqiptari per te humbur gjurmet e bemave te tyre.Jane ne sherbim te Z.Berisha pasi e dine corben qe kane gatuar.Me se jetojne keta njerez ne nje vend aq te shtrenjte?Ose opozita (Sali Berisha) i financon ose kane parat e korupsionit qe kane bere.Te lumtur se ata jane "kunder korupsionit".

            Përgjigjjuni
            1. H
              Hakiu

              PS-ja me dhune ka ardhur ne pushtet, me dhune edhe do te largohet.

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje