Edhe pas 31 vitesh, ish-sigurimsat tentojnë postet e larta shtetërore dhe Parlamentin

13 Prill 2022, 18:25Politika TEMA

Edhe pas 31 vitesh, ish-sigurimsat tentojnë postet e larta shtetërore

31 vite nuk ishin të mjaftueshme që bashkëpunëtorët e regjimit komunist të largoheshin nga postet publike. Verifikimet e kryera nga Autoriteti për të Drejtën e Informimit mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit tregojnë se në 4% të tyre kanë rezultuar ish-bashkëpunëtorë të komunizmit të cilët kanë tentuar të emërohen apo zgjidhen në poste të larta shtetërore, fenomen ky që përsëritet që nga viti 2017 kur ky institucion u ngrit me ligj!

“Në total për vitet 2017-2021 janë verifikuar gjithsej 2189 kandidatë përpara emërimit apo ngritjes në detyrë si edhe kandidatë për t’u zgjedhur deputet e kryetarë bashkish. Mbi bazën e dokumentacionit të administruar nga Autoriteti 2118 kandidatë rezultojnë pa dokumente, ndërsa 71 kandidatë figurojnë në dokumente të ish-Sigurimit të Shtetit”, bën me dije Autoriteti i Dosjeve

Raporti vjetor ka bërë të ditur edhe sektorët se ku janë konstatuar këta ish-bashkëpunëtorë, që fillojnë që nga administrata publike, gjyqësori, prokuroria apo edhe Policia e Shtetit.

“Për procesin e vetingut në Polici janë verifikuar gjithsej 94 kandidatë, nga të cilët 6 kandidatë figurojnë me dokumente të ish-Sigurimit të Shtetit, si bashkëpunëtorë ose si anëtarë të strukturave të ish-Sigurimit”, shprehet Autoriteti i Dosjeve

Edhe politika nuk është shkëputur nga këta elemente. Raporti nënvizon se për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit vetëm katër subjekte kishin pranuar të çonin për verifikim kandidatët e tyre, ku njëri kishte rezultuar si bashkëpunëtor i sigurimit të shtetit gjatë regjimit komunist.(A2)

3 Komente

  1. S
    Shaqo

    Po ata jane intelektuale te vertete, rraca juaj eshte vetem per te vrare e vjedhur pastaj largohet e kerkon azil "politik", dhe ashtu si Zogu, jeton me ato cka vjedhur. I madh eshte Pitarka, ju ka bere autopsine e intelektit. Rrace antishqiptare.

    Përgjigjjuni
    1. B
      Barrelmbajtesi mantelbardhe bashkepenembajtes

      Ata jane te vetmit me pregaditje te mirefillte shkollore. Nga 90 e ketej i ke analfabete te gjithe.

      Përgjigjjuni
      1. B
        Baca

        Mire qe shqetesoheni pe bashkdpuntoret e ish sigurimit, po ndonje ish bashkepuntore i sherbimeve te huaja u ka dal ne radar? Se kam fjalen per sherbimet qe pas '90-tes i kemi partner, por keta te lindjes.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje