Nga maja e Piramidës, kreu i qeverisë i tha gazetarit Blendi Fevziu se akoma kryeqyteti ka pak kulla. Sipas tij, kullat i kanë dhënë një energji komplet tjetër qytetit.
Kryeministri mendon se Tirana nesër do të jetë destinacion turistik edhe për arkitekturën. “Do vijnë njerëzit të shohin kullat në Tiranë”, iu përgjigj ai Fevziut.
Blendi Fevziu: Është një qytet që kur e sheh është me kulla. Ka njerëz që i pëlqejnë. Ka njerëz që mendojnë se betonizimi është gangrena që po i ndodh qytetit dhe këto kulla, kur kam pyetur kryetarin e Bashkisë ato i jep KKT, nuk i jap unë. A ka Tirana treg për këto kulla që shiten me 5-6 mijë Euro metri katror dhe nuk dihet kush i blen? Dhe e dyta a është kjo zgjidhja për zhvillimin e qytetit?
Edi Rama: E para punës një herë janë pak akoma.
Blendi Fevziu: Çdo me thënë janë pak. Sot lexova që keni dhënë 12 tjera…
Edi Rama: Këto janë pastaj fantazi. Kulla nuk janë godinat 13-14-15 kate. Kulla janë godina mbi 20 kate dhe faktikisht janë pak.
Blendi Fevziu: Kur do jenë shumë këto? Me çfarë do merren këto kulla, kush do punojë?
Edi Rama: Dhe besoj që janë dhënë 3 të reja, njëra është aty midis të dyjave atyre, tjetra të Bulevardi i Ri, një tjetër është poshtë pranë 21 Dhjetorit.
Blendi Fevziu: Sa kate?
Edi Rama: Janë të larta, janë të larta.
Blendi Fevziu: Çfarë zhvillimi do ketë Shqipëria? Shumë zona të plazheve po hahen, po ndërtohen hotele të larta.
Edi Rama: E para njëherë këto kulla i kanë dhënë një energji komplet tjetër qytetit. Tirana është bërë sot një qytet ku ndërtojnë arkitektët nga më të mirë të botës. Tirana nesër do të jetë destinacion turistik edhe për arkitekturën. Do vijnë njerëzit të shohin kullat në Tiranë. Ka një pjesë të turizmit që është turizëm për arkitekturën dhe këtu janë disa nga arkitektët më të mëdhenj të botës që ndërtojnë, që projektojnë.
Blendi Fevziu: Ju mendoni që qyteti me kulla zhvillohet?
Edi Rama: Shikoni çfarë ka bërë Tel Avivi, që është një qytet që pak a shumë nga e kaluara ka një teksturë të ngjashme me Tiranën, dhe shikoni çfarë po ndodh në Tel Aviv me të gjitha zhvillimet e reja që po bëhen kullat e lart, etj., etj. Tirana e ka këtë potencial për t’u zhvilluar lart në një pjesë të saj që është rreth e rrotull.
Tani qe vertetoi se vetem disa pensionista kane ngelur nalbaniston as nuk mundohet fare te genjeje. Vendi i Kastriotit dhe lejojet te krekoset nje plehre arumume egjiptiane ne kete menyre.
Cfare krahasimi ben me Tel Avivin debil ? Ne kullat e Tel Avivit kane zyrat kompani te medha bankare,energjitike,telekomunikacionit,software etj.
Nik ka fare jo jane pak per nje katundar qe vjen nga kuksi tropja saranda i duken shume s ka fare fare ju jap nje shembull kush nga ju ka qene ne Benidorm Espagne nje qytet i vogel dhe do shikoni sa kulla ka . Tirana nuk eshte Parisi ku kullat mbysin ndertimet historike te arkitektit Haussmann ndaj ata kane bere quartiers de la défense me kulla ne Tirane nuk ka asgje disa shtepi te tipik komunist te shemtuara te vjetra misérable bile edhe ato tre kulla qe jane ndertuar dy ishin te shemtuara ndersa njera ne fillim te rruga kavajes dhe te hotel Tirane ishin te themi te mira . Tani ne Shqiperi ka shume nostalgjik te se kaluares shtepi me qerrpic nje pus nje budalla fli gjume ha fasule voto Enverin dhe birin e tij Berrishen dhe prit vdekjen . Tirana eshte miserable nuk ka asgje asgje . Dy here e kam vizituar Shqiperine per qellime dentaire kusha degjuar te blloku te blloku pyese ku eshte blloku me thone ja ky eshte blloku cfare kishte blloku ? Asgje ishte nje shtepi e vjeter i thoshin vila e Enverit qe s ishte as vile e asgje . Perfundime duhen jo vetem kulla por shume pune mos degjoni te semuret mendor si Bushati Shkulkaku Fevziu Lubonja psikopatin Cani apo katundarin Curri duhen ndertime dhe disa qendra te tjera jo vetem sheshi skenderbej. --'Nese une do isha premier ministre do hiqja bustun e Skenderbeut dhe do bashkoja bulevardin deshmoret e kombit me sheshin skenderbej del nje champs Élysées e vertete dhe ne funde te bulevardit te universiteti nje statuje gjigande e tipit obélisque ku te gdhendesh historia Shqiptare ne mermer dhe rriparim i bulevardit
Problemi eshte se rama eshte vete arkitekti dhe vete pronari ose perfituesi kryesor i kullave. Tani, shume militante apo patronazhiste do thone publikisht - nga i dini keto, ndersa ne mendjen e tyre konsiderojne qe rames i takon se eshte normale. Ky i fundit eshte dhe problemi me mizor, njerezit e quajne dicka normale qe i pari i partise te marr cfaredo, dhe i takon te jetoje ne nivel tjeter.
Hajvan
Mister 20 perqindshi.
Ke te drejte o Rami,I ka dhene energji qytetit dhe xhepit.
Nuk shoh vision vetem me kulla pa bere nje urbanizim dhe plan te transportit publik ne gjithe qytetin. Po ku do parkojne keta te kullave? Dhe sot ndertuesit e kullave thone qe 4 apo 6 kate parking nen toke nuk mjaftojne. Qe te dalesh nga ndertesa te duhet 20-30 minuta. Eshte ky zhvillim pa patur transport publik modern?
Po punoni dhe po e zhvilloni vendin
Vendi yne po merr zhvillim dita dites fale investimeve qe ju po beni
Tirana e jo vetem ky qytet kane ndryshuar fale nderhyrjes suaj
Vertete qe i kane dhene nje tjeter vibe Tiranes sone, e cila po zhvillohet dita dites
Unë jam i 'lumtur' për këtë që po bën Rama me Erionin për Tiranën.Sa më shumë gradaçela aq më mirë dhe të ecim vetëm në këmbë se ato nuk i sheh dot kur ecen me makinë,ndërsa në këmbë ngre kokën e knaqesh. Tash që kam dalë dhe në pension e kam shitur dhe makinën ,se ska ç'më duhet,i hypi autobuzit dhe për një orë nga 21-shi dal te sheshi 'Partizani' për një kafe te 9 katshet. Nje ditë nxorra biçikletën e ndryshkur e fillova të përdor ,por e shita dhe atë se kur dilja me biçikletë ,kam qenë tu u shtyp disa herë,se detyrohesha të dilja në rrugë makine,se ska vazhdimsi korsia e biçiklistit. Tash dal në këmbë dhe jam i kënaqur sidomos kur kaloj tek vijat e bardha lente lente tuj dridh cigaren dhe makinat ndalojnë para meje tuj u bo lesh e li. Prit ,iu them dhe vej dorën përpara,t'kaloj unë dhe ajo goca që ka nalu tuj fol në telefon. A nuk shef që jemi te vijat e bardha,pse bërtet,iu them unë,a s'e shef që jam plak e nuk eci dot më shpejt. Jo jo më tha njëri,nul e kam me ty po me atë gocën që ka nalu e po flet në telefon. Nejse,shyqyr erdhi dita të kem dhe unë një çik 'pushtet'.. Dhe kështu mësova dhe unë tashmë në pension modelin tallava të sjelljes dhe pse mos të jem 'i lumtur',kjo më paska munguar,rrumpalla,kaosi,anarshia.