Flamur Noka paditet në GJKKO për shpifje dhe fyerje

24 Qershor 2025, 14:38Politika TEMA
Flamur Noka paditet në GJKKO për shpifje dhe fyerje

Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka, është paditur në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) për shpifje dhe fyerje.

Padia është bërë nga punonjësi i burgut të Peqinit, Gjergji Vishkulli, lidhur me një denoncim të Nokës, sipas të cilit ai ishte i përfshirë në fushatën elektorale të 11 majit.

Në seancën e parë, Noka nuk është paraqitur vetë, por është përfaqësuar nga avokatja e tij.

Ndërkohë, për këtë rast të denoncuar nga Noka në rrjetet sociale, Prokuroria e Elbasanit kishte njoftuar më herët se kishte nisur verifikimet.

Seanca e parë u shty, pasi gjykata i kërkoi paditësit dhe avokatit të tij të rregullojnë objektin e padisë.

1 Komente

  1. c
    ce

    Ketij banditi te vicidolit, Flamut Geringut qe u tregoi gishtin e mesit 2.9 milion shqiptareve nga foltorja e kuvendit ja ka bere gjyqin nje here e mire populli shqiptar me 11 maj 2025 kur e nxorri nga skena politike foltoren e vicidolit me vetem 50 deputete dhe duke e hedhur ne kosh vampirin 81 vjecar.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje