
Deputeti Agron Gjekmarkaj ka zhvilluar disa takime me ambasadorë të akredituar në vendin tonë. Gjekmarkaj ka ndarë në "Facebook" foto nga takimet me ambasadorët, teksa shkruan se ka diskutuar lidhur me zhvillimet politike në vend.
"Si gjithmonë, mbresëlënese takimet me Shkelqesinë e tij Ambasadorin e Republikes Italiane në vendin tonë Z.Fabrizio Bucci.
Duke mos harruar asnjëherë raportet historike mes Shqiperisë dhe Italisë në këto 32 vite liri, Italia gjithmone ka qënë në krahun e shqiptarve. Bisedimet tona u fokusuan ne nje sërë temash per thellimin e mardhënieve në çdo nivel dhe sferë të jetës ,gjithashtu ballafaquam kendveshtrimet per zhvillimet politike ne vend.
Tejet miqesore e domëthënese biseda me shkelqesinë e saj znj.Sophia Philippidou , ambasadore e Republikes Greke në Tiranë. Fokusimi i perbashkët ishte tek nevoja e forcimit të miqesisë e bashkëpunimit mes dy shteteve, popujve e kulturave tona,raportet institucionale e parlamentare si rruga e vetme në të cilen duhet të ecim bazuar në traditen e popujve tanë që Zoti i vendosi perjetesisht fqinj, por edhe në konventat e BE. Dinamikat politike ishin gjithashtu temë bisede e kurioziteti e ndersjellë mes palesh.
Gjithashtu me Shkelqesinë e tij z.Luigi del Monaco, ambasador i OSBE në Tiranë shkembyem pikëpamje tona për zhvillimet politike në vend si dhe kontributin e kesaj organizate në Shqiperi. E falenderova mikun Del Monaco për perkushtimin e vazhdueshem te OSBE-se dhe të tijin ndaj standarteve demokratike. Gjeta rast ta pergezoj per raportet kostante të cilat bëjnë trasparencë mbi çeshtje themelore siç ishin zgjedhjet e shkuara, ndihmë kjo e një rëndesie paresore sepse sfida per zgjedhje të lira e të ndershme, infrastruktura elektorale e klima e garancive ligjore percaktojnë vetë natyrën e demokracisë shqiptare", shkruan Gjekmarkaj.
Mjafton ti referohesh Xhestikulacionit te se Pranishmeve ne Foto dhe kupton ,nga veshtrimi i Ambasadoreve te Huaj , se si e shikojn Dordolecin fundopsur si derr zhgrryer ne Kolltuke dhe kupton gjithcka nga "Lajmi"
Ketij pedos i ka hyre vedi shume ne qejf,tani ngelet ti hyje vetem ai i gjati nga pas qe te relaksohet perfundimisht