
Treshja gjykuese që do të vendosë mbi fatin e PD, është tërhequr në Dhomë Këshillimi. Seanca e nisur prej orës 11:00, u ndërpre për rreth 30 minuta, ndërsa rinisi në orën 16:00.
Në fjalën e fundit në këtë seancë, përfaqësuesi ligjor i grupit Alibeaj. Indrit Sefa ripërsëriti kërkesën drejtuar trupit gjykues, nga i cili kërkoi të prishë vendimin e gjyqtarit Agron Zhukri, ose prishjen e vendimit dhe kthimin në shkallë të parë me një tjetër trup gjykues.
Ndërkoha, Foltorja e Sali Berishës e përfaqësuar në këtë seancë nga Ivi Kaso, kërkoi mosnjohjen e ankimimit të palës tjetër, dhe rrëzimit e tij.
“Nëse do te legjitimohet do të ishte oguri më i keq lidhur me jetën e partive politike, precedent që deri më sot ka qenë i qartë. Dhe gjykata nuk mund të bëhet arbitër mes problemeve të brendshme te një partie” u shpreh Kaso.
Kujtojmë se në seancën e sotme gjyqësore në Gjykatën e Apelit ishin të pranishëm edhe dy përfaqësues të ambasadës Amerikane në Tiranë.
Lini një Përgjigje