Goditjet e SPAK, paralajmërimi i Ramës: Kush s’ia ka mbathur jashtë shtetit, do përfundojë te vendi! Ka nisur fundi i “botës së nëndheshme”, epoka e “kokave” të krimit do të mbyllet pa kthim

3 Nëntor 2023, 18:20Politika TEMA
Goditjet e SPAK, paralajmërimi i Ramës: Kush s’ia ka mbathur

Në asamblenë e zgjeruar të PS-së në Fier, kryeministri Edi Rama u ndal dhe foli edhe për drejtësinë. Rama theksoi se për shkak të reformës në drejtësi dhe punës që është bërë nga forcat e rendit, shteti është sot në një fazë revanshi të rëndësishëm ndaj krimit të organizuar.

Sipas Ramës, krimi i organizuar, nga i shtrirë këmbëkryq në vendin tonë, është tkurrur në vatra të caktuara.

“Kjo nuk është diçka që bëhet se do ta bësh ti dhe e bën. Kjo është diçka që kërkon shumë kohë, kërkon shumë durim, kërkon shumë sofistikim. Krimi i organizuar, ishte i shtrirë këmbëkryq në të gjithë territorin. Sot është tkurrur në vatra të caktuara. Por me krijimin e SPAK-ut dhe me fokusimin tani të dyja palëve, se deri dje thuhej policia, policia, policia, por aleati më i madh i krimit të organizuar në Shqipëri ka qenë prokuroria dhe gjykata”, u shpreh Rama.

Pasi paralajmëroi se të gjitha ato vatra do të shuhen, Rama u shpreh se arrestimet e fundit të “kokave” të larta të krimit tregon se po vjen fundi i asaj që njihet si “bota e nëndheshme”.

“Nga ana tjetër vërtetë kemi bërë hapa kundër krimit të organizuar por kanë qenë hapa që nuk na kanë dhënë pozicion revanshi, na kanë dhënë një pozicion ekuilibri. Tani kemi hyrë në revansh, shteti, jo qeveria. Qeveria ka ministrinë e Brendshme, ministria e Brendshme është përgjegjëse për punën e Policisë, në të njëjtën kohë shteti ka shërbimin e vet informativ që është futur në një fazë komplet tjetër. Edhe kundër krimit të organizuar, edhe kundër korrupsionit. Por tani është edhe SPAK-u. 

Çfarë keni parë në periudhën e fundit me arrestime figurash profilesh të larta të krimit të organizuar është vetëm fillimi i fundit, që do të thotë ka filluar fundi i pozicionit të privilegjuar të krimit të organizuar në zona të caktuara të Shqipërisë. Do të jetë shumë e afërt koha, nuk flas për dekada, flas për një kohë të shkurtër, kur të gjitha këto vatra do shuhen dhe të gjithë ata që i përkasin asaj bote dhe që do kenë kurajo të rrinë në Shqipëri se një pjesë ia kanë mbathur, do përfundojnë aty ku kanë filluar të shkojnë ata që janë provat e para të gjalla se si këtu nuk ka asnjë kompromis me krimin e organizuar dhe këtu këtë luftë që e kemi filluar dhe e kemi zhvilluar me 1001 vështirësira 10 vjet më parë do ta fitojë shteti dhe do ta fitojë pa kthim. Natyrisht nuk ka vend demokratik pa krim. 

Nuk ka vend demokratik ku mos të ketë dhe struktura të krimit të organizuar se zhdukja përfundimtare e krimit është diçka që nuk e ka arritur asnjë vend në botë, por ama një epokë e gjatë të fortësh me statuse speciale në botën e krimit të organizuar do mbyllet pa kthim. Nëse për krimin e organizuar përdoret shprehja ‘bota e nëndheshme’, ata do kenë bishtat e tyre, do kenë jetët e tyre, por jo më mbi dhe, nën dhe. Mbitoka e Shqipërisë do të jetë e qytetarëve shqiptarë, pastaj lufta e shtetit me krimin e organizuar do të bëhet me minjtë e nëntokës dhe jo nëpër mexhelise dhe jo deri edhe nëpër fonde publike. Kjo është mbase pak, për mua është shumë, por është një nga gjërat më të sigurta. Koha shumë shpejt do të flasë për këtë që po them”, u shpreh Rama.

26 Komente

  1. L
    Leo

    Dmth to i keshillon te ikin si ahmetaj? Bravo ,I zgjuar je.. Ata te tute I ke nisur jashte me kohe,tani vec viktimat.kan.mbet

    Përgjigjjuni
    1. a
      adeci

      idiot

      Përgjigjjuni
      1. L
        Labi

        Idiot ose maskara!

        Përgjigjjuni
      2. T
        Taulant

        Bota eshte bere e vogel kudo qe te shkosh te sjellin pupthi. Ah po nese te pranojne ne Korene e Veriut shpetove. hahahahahaaha

        Përgjigjjuni
        1. K
          Ku jeton more trim (Taulant)

          Ehe edhe Ahmetajn e sollen “pupthi” Edhe Adriatik llallen e sollen “pupthi” Edhe gugallen e meririn e inceneratoreve e sollen “ pupthi” . Biles nese ju kujtohet se u be nje jete , edhe Arben Frrokun denuar per vrasje e sollen “pupthi”. Ore a jeni verte kaq loqe apo beni si te tille se ashtu DUHET.

          Përgjigjjuni
        2. L
          Lala i Mezeqesë malok si Ju

          D.m.th. duke ikur e vërtetojnë vet krimin e bërë dhe lehtësohet puna e prokurorisë e gjykatave. Të sejllë interpoli në "bazë,, , mos u bëni merak.

          Përgjigjjuni
        3. V
          Vranakonti

          Te lumt Kryeminister Rama. Ja fute ethet Saliut dhe horrave te tij qe na shesin pordhe çdo nate neper portalet qe na qijn koken. Na hiqen edhe me te mençem se SPAKU,se gjykatesi,se prokurori,se avokati. Ata qe dalin çdo nate te emisoinet e darkes ne mbrojtje te doktor mortjes na behen edhe trima,do rembejm armet per te mbrojtur Sali Beishen, se ai na paska rene nga qielli dhe do beje namin ne parlament duke thyer karriget e tavolinat,mikofonat,godasin me grusht koleget. Me nje fjale sjellje kafshesh. Do shkojne atje ku tha Rama,atje ku behet qejf, pa gjera qejfi,te shtate penxheret ku eshte sot dhenderri.

          Përgjigjjuni
          1. R
            Rilindja e sateme

            Ore psikopat kronik,simbas teje aty vijmë vjedhim e ikim,se nuk na kapin,ptuuuuu fare e keqe,fare e poshtër.

            Përgjigjjuni
            1. R
              Rilindja e te atit Kristaq

              Dmth ti nuk ke ikur, pra e ke rradhen ti. Me e keqja qytetare te Shqiperise, cfare ka bere ky palaco qe del si burri I palyer ne krim dhe korrupsion. Ka lene ne kolaps gjithe administraten, nuk mbyllin dhe firmosin shkresat zyrtare, se ministrat qe ka vendosur jane ne akuza hetimi ose nuk perlyhen te firmosin ministrat sapo te ardhur ne administrate. Gjykatat i ka mbyllur e shkurtuar e te mbingarkuar me dosje, nga mosdalja e pislleku te tij ne 10 vite te pushtetit te Rames. Nuk shpeton dot, sado te shkoj ne Amerike me Veliaj apo takime me soros dhe duke futur ne trysni prokuroret e Spak. Rama, Meta, Berisha e Luli jane autoret te korrupsionit dhe paraja e piset qe ndertohen kullat, ku vartesit e tyre jane te perfshire ne kompani e biznese po zbulohen cdo dite nga hetimet e BKH dhe nderkombetaret po shohin dhe kontrollojne kudo. Po fshihen sa ne shqiperi dhe jashte, sic thote largohuni per te larguar mizat, ku I dha ky I gjati ushqim me sherbet (pushte e para)

              Përgjigjjuni
              1. P
                Putin Gelboqja

                non komento se na ndyve, pthu rac kellire Vicidoli!

                Përgjigjjuni
              2. r
                rimi

                fjale imzot fjale (10 vjet)

                Përgjigjjuni
                1. D
                  Doki

                  Hahhaha shih cfare palaco dhe klloun per show. Ben kot ne publik se gjithe punet i ben me kete kategori qe permend vete

                  Përgjigjjuni
                  1. M
                    Moza

                    Ramushi pris kur tja mbathi vet megjith belinden

                    Përgjigjjuni
                    1. D
                      D

                      Rraseni mo brenda ate shpellarin kriminel,Sali mut Berisha,na cau menderet megjitheata hale-analistat dhe tv qe e mbeshtesin. Edhe Top-Channal qe ishte objektiv me marjen e berishistes Grida Sumes dhe shume berishist te tjere,eshte kthyer ne nje atoporlant te kriminelit Sali.

                      Përgjigjjuni
                      1. O
                        Ofi

                        Mire e the ta rrasin brenda berishen por bashke me ramen, se u haet muhabeti. Jo per gje por rama po ben me shume dem ekonomik, politik, social se sala dhe meta se bashku.

                        Përgjigjjuni
                      2. P
                        Profi

                        Ju lumte goja Rama!

                        Përgjigjjuni
                        1. S
                          Shef

                          Goja ju lumte ju servileve qe e perdorni per ca te thote shefi

                          Përgjigjjuni
                        2. P
                          Perlat Spahiu

                          drejtesia realizohet kur ti o edhiu I rames me bythegrisurit e tu tju behet radiografia dhe inventari i magazines suaj ,sa pale breke keni pasur ne vitet 90dhjete e sa keni sot.fakti eshte qe jeni shume dhe jeni per tu futur ne depon e barit.

                          Përgjigjjuni
                          1. E
                            ERTV

                            Dmth ikni sa më parë... Se po vijmë! Hajde autogol, hajde !

                            Përgjigjjuni
                            1. A
                              Ani

                              Spak ze ca qyqare,sja mban te zere bosat

                              Përgjigjjuni
                              1. Q
                                Qytetaret presin Penecilinen ne Rec !

                                Idiotizmi ska kufi se ne te kunderten nuk do te kishte Burgje ! Jo se thote z. Rama ate qe e thote dhe eshte mese e drejte ..por kudo qe te shkoshe nese ben nje krim sado te vogel ! iku ajo kohe qe mund te mendoshe qe te fshehesh krimin.. Kush ka deshire jeton Jeten e lire dhe me pune te ndershme..kush mendon ndryshe le ta provoje dhe te harxhoje disa vite nga Jeta e tije atje kure dilet me leje ne hajrosje.. Me pune te ndershme harihet gjithcka...vetem duhet sakrifikuar..si cdo njeri..ne te kunderten pi..... e semes do te gjeni...dhe do demtoni Familiet dhe te dashurit e tjere

                                Përgjigjjuni
                                1. R
                                  Rahm‘huti

                                  Ky derdimeni bashke me mediat e tija po relativizon ish zvendesin dhe yllin e tij A. Ahmetajn qe e ka ne kerkim. Ska turp vodhi gjithe clane Berisha e Meta dhe del e flet per Krim te organizuar. Ti or ti je Krimi organizuar. Vetem se ndryshe nga ata per te cilet flet je Dhjaks.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. s
                                    spata

                                    Vras mendjen dhe them me vete.Kush spiunon dhe i tradheton shqiptaret? Ikni se erdhen amerikanet dhe s'do gjeni vrime ku te meshiheni! Eshte nderi me i madh qe u behet hajdutve,kriminelve ,shtetarve e politkanve.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. R
                                      Real

                                      Thirrje qe te gjithe zv e krye hajnit te arratisen si tigri. Hajn i neveritur

                                      Përgjigjjuni
                                      1. K
                                        KRYE KONTABILITAR

                                        Rama flet për qëllim të mirë por për rezultat bosh. Pse them kështu? Sepse korrupsioni në strukturën shtetërore ushqehet nga BIZNESI. Nëse ndaloni korrupsionin, 80% e bizneseve do të shesin dhe do të largohen nga tregu. Sepse nuk janë “investitorë të vërtetë”. Ata janë oportunistë që kërkojnë përfitime të larta dhe ndajnë 30% me strukturat shtetërore të përfshira. Imagjinoni një kompani në Shqipëri të ketë 3 bilanc: 1 për shtetin, 1 për bankën dhe 1 për Bosin...Në këtë mënyrë bankierët korruptohen! A mund të zotërojë një bankë aktive të shumta që vijnë nga "kolateralet"?, asnjë shans. Më thuaj cila është kompania që operon me një bord drejtorësh që janë njerëz të pavarur? Asnje! Pse? Sepse biznesmenët nuk duan t'i bëjnë gjërat "transparente" dhe nuk duan të shpjegojnë burimin e të ardhurave dhe rrugët për të shpenzuar. Nëse Rama është serioz, duhet të udhëzojë të gjitha bizneset që bëjnë më shumë se 20 milionë euro xhiro që të emërojnë “bordin e pavarur” mbi Administratorin. A mund ta bëjë ai këtë? Pra, SPAK duhet të dijë si ta nisë lojën për të fituar në fund.

                                        Përgjigjjuni
                                        1. R
                                          Real

                                          E sakte konstatimi qe ben Krye Kontanilitar. Per kete kry hajni i ripjelljes eshte njekohesisht edhe krye hipokrit sepse premtoi ndryshim te qeverisjes se meparshme, por e zhyti qeverisjen e tije me shume ne korupsion qe duke bere krahasimin ben te duket qeverisja e meparshme Engjell para vjedhjeve qe po ben ripjellja.

                                          Përgjigjjuni

                                          Lini një Përgjigje