”Gramshi, sulm rus ndaj NATOS”! Hetimi ndërkombëtar: Tre të arrestuarit, ushtarë të shërbimeve ruse

4 Shtator 2022, 20:00Politika TEMA

 

”Gramshi, sulm rus ndaj NATOS”! Hetimi ndërkombëtar: Tre

Burime diplomatike i treguan gazetarit të Top Channel Muhamed Veliu,  përfundimet paraprake të tre zyrtarëve të huaj në lidhje me këtë çështje.

Ata fillimisht kanë tentuar të takohen e flasin me dy rusët dhe një ukrainas në paraburgim ku ata ndodhen.

Top Channel mëson se Svetlana Timofeeva dhe Fedir Alpatov kanë refuzuar të takohen me tre zyrtarët e huaj.

Ndërsa studenti kimisë  Mikhail Zorin  ka pranuar në mënyrë informale të bashkëbisedoje me ta, duke treguar të njëjtin version pohuar grupit të hetimit tre ditë pas ndalimit.

Pas analizimit të asaj që ka pohuar Mikhail Zorin dhe tërësinë e provave të siguruara deri më tani, zyrtarët e shërbimit të huaj inteligjent kanë mbërritur në përfundimin paraprak se dy rusët dhe ukrainasi, janë bashkëpunëtor të shërbimeve sekrete ruse që veprojnë jashtë territorit të Republikës Federale Ruse.

Duke analizuar veprimtarinë e muajve të fundit në rajon, analistët e huaj ardhur në Shqipëri, kanë shprehur mendimin se Rusia është duke përdorur skemën e “dërgimit masiv të agjentëve dhe bashkëpunëtorëve për mbledhje të informacionit masiv”.

Pjesë e kësaj skeme të gjerë vjelje informacioni janë bërë edhe Svetlana Timofeeva, Fedir Alpatov bashkë me Mikhail Zorin.

Për tre agjentët e vendit partner me Shqipërinë, me shumë interes ishin komunikimet në rrjetin “Telegram” mes tre të arrestuarve dhe personave të cilët merrnin informacionet.

Frida Ghitis analiste e çështjeve të sigurisë për CNN disa ditë më parë duke analizuar incidentin e Gramshit sjell këtë detaj.

“Një vit përpara pushtimit FSB (shërbimi i jashtëm sekret rus) dërgoi 160 kuratorë që shërbyen si përgatitës të terrenit në rrëzimin e presidentit Zelenski e zëvendësuar me dikë pro Putinit. Një prej kuratorëve u shfaq si blogere dhe fotografe.”-thuhet në njoftimin e postuar nga ajo.

Të njëjtat burime diplomatike i thanë Top Channel, se ardhja e dy ekspertëve të çështjeve të spiunazhit rus dhe një profilizuesi,  lidhet me analizimin e kësaj ngjarje në një këndvështrim më të gjerë në kontekstin rajonal.

Në kushtet kur në Serbi, Malin e Zi, Bosnjë Hercegovinë dhe Maqedoninë e Veriut prezenca dhe aktiviteti  shërbimeve sekrete ruse, është i mirë faktuar, për partnerët e Shqipërisë një vend i NATO-s, tentativa e Rusisë me dërgimin e një skuadre me detyra spiunazhi shihet me  shqetësim.

Analistja  e  CNN Frida Ghitis  e shikon kapjen në vendin tonë të dy rusëve dhe një ukrainasi  si një  përplasje  NATO-Rusi.

” Operacioni inteligjent  i  dyshuar i  Rusisë në tokën Shqiptare,  një vend aleat i NATO-s,  duke hedhur lëndë paralizuese nervore në fytyrat e ushtarëve,  duhet të jetë shumë shqetësuese. Incidenti në përmasa të vogla,  është e para përplasje mes NATO-s dhe Rusisë prej kohës kur Putini pushtoi Ukrainën 6 muaj më parë.”- thuhet në njoftim.

Frida Ghitis thekson se kemi të bëjmë me një nga ato raste kur ne mbase nuk do ta mësojnë të gjithë të vërtetën apo mbase kurrë nuk do të kemi një rezultat nga hetimet.

Analistja amerikane e mbyll shkrinin duke thënë se “pritet me interes rezultati hetimit dhe përgjigja e mundshme nga NATO”.

25 Komente

  1. S
    Sali Ilir

    Dhe farsa vazhdon, dhe shqiptaret duhet te besojne se ... keshtu e do interesi i atyre matan qe jane zotër në shtëpinë e tjetrit. Në mos është për të qarë , eshte për të qeshur me lot. Se çfare sekreti bartin uzinat e braktisura dhe depot e vjedhura botërisht kete vetëm Saliu me Ilirin mund ta spjegojnë.

    Përgjigjjuni
    1. R
      Raimond vlonjati

      Ja si flasin sherbetoret e spiunit te Serbise, Edi Rma . J ate gjithe mundohen tejustifikojne spiunet ruse se gjasme aty nuk kishte ca te zbulonin ruset O Hajvane , ata kane ardhur aty , sepse ajo baze e ka pasur namin qe nga koha e Komunizmit qe ishte baza kryesore Usjtarake e Shqiperise , dhe ne vitet 1950-te Amerikane tkishin vendosur ta bombardonin ate baze Ndaj dhe ruset kane vajtur aty ne ate baze se kane ecur me informacionet e te kaluares duke menduar se mund t e gjejne dicka Komentet e ketyre spiuneve te vegjel ketu qe i sherbejne soiunit te Serbise , Rama hajdutit , duan tu mbushin mendjen njerezve se keta ruset nuk ishin spiune, nderkaq, vete keta ruse kane deklaruar ne hetim se "Jane spiune Ruse", sic u botuan edhe ketu ne Tema deklratat e tyre Tani na doli Rama mashtrus dhe pro Rus, se pro Serb Rama hajduti dihet qe eshte

      Përgjigjjuni
      1. T
        Taku

        Tutkun e di dhe bufi qe nuk jane per “uzinen e armeve” …. Mos bej expertin kur nuk ke lexuar gjysem libri ne jeten tende…

        Përgjigjjuni
      2. T
        Te ka lala xhan te don lala shume.

        Nuk ka asnje diskutim njeri prej tyre eshte me graden gjeneral dhe dy te tjeret rreshtera. Jeni ftof ne bythe, njesoj si ne kohen e diktatoret Enver qe sajonte agjente huaj ne bashkepunimm me ata vendas.

        Përgjigjjuni
        1. N
          Natasha

          Te ka lala xhana,,, e more shperblimin nga kreu i agjentures serbo-ruse ne Shqiperi Sali Metaj?

          Përgjigjjuni
          1. V
            Vëre Veten

            Provoko prap një herë mbase mëson diçka e mos harro të lexosh rregulloren parapërgatitore 15 mbase kur të bëhesh 18 - të arin të jesh kom.toge me shokët . Ai e ç'armatosi fillimisht nga armët e ish cccp me trajtat e famshme dhe i preu në besë UKrainasit . Bëje ti shën Janin e ai shën Pietrin . Kujdesu për veten që të jesh për të tjerët ose fshiu më mirë harronju .

            Përgjigjjuni
            1. L
              Lala i Lushnjes

              "Të flasim shtrëmbër e të mbajmë bythët drejtë,,. Unë lala jam fajtor për shktërrimn e uzinave të prodhimit të armëve nën direktivën e çarmatimit me udhzime të miqvq tanë të NATO-s. Tani pse Sërbia mbush botën me armë si ato që prodhoja unë nuk është faji im, unë jam nevrik tha Trapi presdent, serbët jan paqësor. Shesin armë për të siguruar paqen.

              Përgjigjjuni
          2. N
            Ne vemendje te SHISH, neser do jete vone

            BOLL ME RUSET E GRAMSHIT, GAZETARET SHQIPTARE SPIUN TE KINEZEVE VEPROJNE ME MES TE TIRONES Nje raporti i Qendrës për Analizën e Politikave Evropiane (CEPA) që analizon përpjekjet dhe operacionet e ndikimit kinez në vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore shenon se Shqiperia eshte pjesë e projektit gjigand të Partisë Komuniste të Kinës për të zgjeruar ndikimin e Pekinit dhe për ta bërë atë një aktor qendror në Ballkanin Perëndimor dhe në të gjithë Evropën Për këtë qëllim thotë raporti, Pekini po ndjek një strategji afatgjatë në Shqipëri që kalon në katër faza të mbivendosura.... Faza e katërt dhe e fundit, fokusohet në përpjekjet e autoriteteve kineze për të fituar një profil më të lartë publik dhe media, për të prezantuar kënde dhe përmbajtje të reja dhe për të ndikuar në perceptimet e shoqërisë shqiptare. .Per kete ka krijuar gradualisht një kornizë për ndërveprimin dhe bashkëpunimin mediatik për të përhapur narrativat e Pekinit përmes mediave tradicionale dhe sociale.  Në vitin 2019, kompanitë shtetërore të radios dhe televizionit kinez dhe shqiptar arritën një marrëveshje qe lejonte televizionin publik shqiptar të transmetonte disa programe kineze pa pagesë.  Më shumë bashkëpunim informal ndodh nëpërmjet udhëtimeve, trajnimeve, programeve të shkëmbimit dhe donacioneve për profesionistët e medias shqiptare të financuara nga Kina. Me shume se 30 gazetar e analiste shqiptar veprojne te rekrutuar kundrejt pagesave ne sherbim te kinezeve. Ata i percjellin shkrimet e artikujt mediatik nepermjet valeve te radios se jashtne te kines ne gjuhen shqipe Ejani duke vepruar ne rruge informale te pa regjistrum ne institucione zyrtare shqiptare. Ne kry te grupit drejtus te kesaj toge mediatike me gazetar shqiptar te paguar nga Kina eshte G P. njehershi dhe pjeze e Kshillit Drejtus te RTSH. Analiste te pagum jane G.M. ish diplomat, E L., A Ç., T. TH., B.N., E.N., M M. etj. Pjesa dermuse e te rekrutumve jane pjese e RTSH. Qendren e kane ne bllok tek Pll. i ndertum nga Pinguli kati 6 apartamenti prone e T.TH. gazetar i RTSH.

            Përgjigjjuni
            1. X
              Xoni

              Sigurisht qe Rusia ka shume agjente sekrete ne Shqiperi...dhe si I mendoni ata ta kene te shkruar ne balle qe jane agjente?

              Përgjigjjuni
              1. K
                Komentatori 3.

                Bravo komentatori i pare dhe i dyte. Ke lehur mjaftushem . Tashti co vertetimin te ambasada Ruse dhe terhiq pagesen .

                Përgjigjjuni
                1. L
                  Llogjika

                  Ju o karat e lales qe komentoni me mosbesim keni pare shume filma me spiune por realiteti ndryshon nga filmat me 007

                  Përgjigjjuni
                  1. S
                    Sali protopapa

                    Po gjeneral Lubonja çfarë thotë ? Sepse I është gjithollog I di të gjitha.

                    Përgjigjjuni
                    1. p
                      pjeter

                      Po pret sa te kthehet Ben Blushi nga Gramshi,do i japi informata te sakta per prezencen apo jo te spiuneve ne Gramsh!!!

                      Përgjigjjuni
                    2. D
                      Diversantidiversanti

                      Me siguri qe jane diversant qe vijne te rrezojne qeverin e ramushit. Imperialistet amerikan dhe bolsheviket rus duan qe me c'do kush te rrezojne diktaturen e proletariatit Ramiste e Baziste. Dy fanaret tane te ndricuar qe dhe vete Jezusi me Muhametin do ja kishin zili. Se jo per gje dhe keta te dy profetet tane na qenkan njeri i krishter dhe tjetri mysliman. C'far koincidence moj aman. Se e kuptoni you qe Gramshi na qenka celesi I botes ? Dhe po te bie Gramshi ne duart e ruseve dhe ukrainasit tradhtar fillon lufta e tret midis katundareve dhe malokeve. Dhe keta te CNN dhe BBC lajmin e pare c'do dite me kete e hapin pastaj fillojne me ato gomonet nga franca ne angli. Qunat e kuksit jane persmari s'ka njeri qi t'ja rruj arin

                      Përgjigjjuni
                      1. G
                        Guardium

                        Kohe shkerrdhatash, politike shkerrdhatash, politikane shkerrdhata, pushtet dhe qeveri shkerrdhatash. Emeruesi i perbashket shoqeri dhe moral shkerrdhatash.

                        Përgjigjjuni
                        1. S
                          SPIRA

                          Uji fle armiku nuk fle (pop.)

                          Përgjigjjuni
                          1. i
                            ilo tirana

                            ama CNN e paska thene ??? atehere qeka e sigurt dhe e "veretete"

                            Përgjigjjuni
                            1. W
                              WTF was that?

                              Ajo ishte fabrike e braktisur ku kullosnin gomeret , c'mut donin ruset te benin spiunazh.Nese doni te genjeni mesoni nga Enveri se ai i bente te besueshme historite me spiune .

                              Përgjigjjuni
                              1. T
                                Teo

                                O ju Jeni ftof be byth te gjithe ore. Kush e pjerdh Shqiperine ore,as nuk i rruhet njeriu fare . CA lesh kemi NE ne Gramsh te vi e te marri sekrete rusi. Per fat te keq,ne thjesht na ushqejn me historin te na bejn te ndihemi te rendesishem. Keta ishin agjent rus,dhe I Kapi nje ushtar barkderr shqiptar qe pi raki cdo vakt. Ah po I Ka stervit Rama me peleshin ne luftim nje.per.nje. Ore e keni iden CA thoni,apo hajd futja meqe Jane ruse. Ore prap po ja u them,nuk i rruhet njeriu per ne as ne amerik e as ne rusi e.kine prandaj o shqipo ulni koken e Mo's mendoni qe jemi special,se ne realitet na shohin te gjithe si inferior. Jemi te vetmit ne bote qe merremi me rus e.kinez e amerik,e SE ngre njeri zerin per rritje cmimesh,per korrupsion,po mungese shteti etj etj. Prandaj mendoni se jemi.special,jemi ne budallallikun tone. Mjaftin Pak politike se rrini pa buke..

                                Përgjigjjuni
                                1. G
                                  Gjush akullorja

                                  Ku e gjen KGB-ja te spiunoje te NA qe jemi shtylla e NATOS. I ngeci sharra ne gozhde.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. S
                                    Supaxhiu 300 vero

                                    Komentuesi me lart permend Kinen me planet e veta per europen e jugut gje te cilen e analizonte hollesisht dy jave me pare nje gazet e njohur evropiane duke cituar:rreziku kinez.Me dobesimin e Shba as kjo gazet pershkruan te ardhmen e mardhenieve te Kines me europen por kjo nuk do te thot te mbjellesh syt perpara ruseve te cilet nuk e ndalojn kurre punen e sherbimeve sekrete.Komentuesi i cili permend RTSh perse jep inicialet dhe jo me emer mbiemer?Harruam se per mediet ish ministri i jashtem grek deklaroj se ne shqiperi kemi investuar 40 miljon euro?Duhet te perfundoj reforma ne drejtesi,te pastrohet policia ku lexova se ishin te hetuar 248 polic por te paguhen me mir dhe sherbimi sekret te paguhet me mir, ndryshe na mori lumi .

                                    Përgjigjjuni
                                    1. S
                                      Supaxhiu 300 vero

                                      Komentuesi me lart permend Kinen me planet e veta per europen e jugut gje te cilen e analizonte hollesisht dy jave me pare nje gazet e njohur evropiane duke cituar:rreziku kinez.Me dobesimin e Shba as kjo gazet pershkruan te ardhmen e mardhenieve te Kines me europen por kjo nuk do te thot te mbjellesh syt perpara ruseve te cilet nuk e ndalojn kurre punen e sherbimeve sekrete.Komentuesi i cili permend RTSh perse jep inicialet dhe jo me emer mbiemer?Harruam se per mediet ish ministri i jashtem grek deklaroj se ne shqiperi kemi investuar 40 miljon euro?Duhet te perfundoj reforma ne drejtesi,te pastrohet policia ku lexova se ishin te hetuar 248 polic por te paguhen me mir dhe sherbimi sekret te paguhet me mir, ndryshe na mori lumi .

                                      Përgjigjjuni
                                      1. S
                                        Supaxhiu 300 vero

                                        Komentuesi me lart permend Kinen me planet e veta per europen e jugut gje te cilen e analizonte hollesisht dy jave me pare nje gazet e njohur evropiane duke cituar:rreziku kinez.Me dobesimin e Shba as kjo gazet pershkruan te ardhmen e mardhenieve te Kines me europen por kjo nuk do te thot te mbjellesh syt perpara ruseve te cilet nuk e ndalojn kurre punen e sherbimeve sekrete.Komentuesi i cili permend RTSh perse jep inicialet dhe jo me emer mbiemer?Harruam se per mediet ish ministri i jashtem grek deklaroj se ne shqiperi kemi investuar 40 miljon euro?Duhet te perfundoj reforma ne drejtesi,te pastrohet policia ku lexova se ishin te hetuar 248 polic por te paguhen me mir dhe sherbimi sekret te paguhet me mir, ndryshe na mori lumi .

                                        Përgjigjjuni
                                        1. V
                                          Vrimbytha "Bashkepenmpajtes"

                                          Mos ju duken valle bazat tona germadha, ushtria jone inegzistente, teknika ushtarake inegzistente dhe depot tona te vjedhura dhe percelluara, dicka dinjitoze e NATOS qe po perdhoset?! Mua Shqiperia me duket thjeshte nje leter bythe e NATOs. Mjafton historia jone per te arsyetuar, me shume se propaganda trushpelarse. Vetem pak vite nga hyrja ne bllokun e Varshaves, Shqiperia kishte qindra specialiste dhe akademike ushtarake te specializuar ne shkolluar ushtarake me te mira te kohes, me Moske. Kishte tekniken me moderne te kohes. Kishte tanke, artilleri, radare, anije luftarake, nendetese dhe avjonet me te mire te kohes. Kishte baza te fortifikuara dhe nje rrjet kapilar infrastrukture ushtarake sanitare, argetuese, strehuese, pergatitje ushtarake. Praktikisht Shqiperia kishte gjithcka qe i ka ngelur edhe sot si ushtri germadhe. Ate per te cilen NATOja jep kujen se po i perdhoset

                                          Përgjigjjuni
                                          1. P
                                            Pengje

                                            Po rrotullohet ne varr Kadri Hazbiu, qe kapte agjentet dhe killerat qe desantonte Perendimi duke penetruar kampet e tyre te stervitjes, me radjolojrat agjenturore dhe me nje rrjet te sofistikuar spihunazhi, kur sheh organet tona ligjzbatuese ne bashkepuni me NATOn qe kapin turiste 20 vjecare qe fotografojne te njetat germadha qe i kane fotografuar ne 30 vjet, kujdo qe i ka rene rruga nga keto ane. Gjeja qe me shume te ben te dhitesh gazit eshte se pse nje vend me spihunazh te avancuar si Federata Ruse, do sakrifikonte tre te rinj nga rradhet e saj, te armatosur me spry piperi djeges, per ca fotografi germadhash dhe qe do binin peng i dy ushtareve fukarenj, kur mund te paguante cdo barkthar, cdo homogjen 300 evrosh, cdo Zani Caush, cdo Shkerdhen, cdo shqiptar fukara qe shet voten per 50mije lek, ti bente fotografite qe donte, deri ku dhjet Edvini, biles?? Fakti qe kane shperthyer me histeri ne te njejten kohe, te le te mendosh se ne Shqiperi, pa dijenine e shqiptareve ndofta kane filluar te magazinohen armatime berthamore. Dhe kjo eshte nje tradheti ne kurriz te shqiptareve, si nga qeveria kukull ashtu edhe nga padronet qe na betohet pernate qe na duan me shume se veten.

                                            Përgjigjjuni

                                          Lini një Përgjigje