Zbulohet formula e PD për reformën territoriale: Ja sa bashki më shumë kërkon Alibeaj!

4 Shtator 2022, 19:23Politika TEMA

Zbulohet formula e PD për reformën territoriale: Ja sa bashki më

Me fillimin e “sezonit të ri politik”, Partia Demokratike do të vijojë me kërkesën për ndryshimin e reformës territoriale.

Gjatë takimeve me qytetarët, përfaqësues të kësaj force politike janë zotuar për të bërë të pamundurën që “kjo reformë të futet në rrugën e duhur”.

Por, çfarë propozojnë demokratët?

Nënkryetari i PD-së, Oerd Bylykbashi, në një mbledhje të mbajtur tha se sipas edhe dy konsulencave të huaja, numri më i përshtatshëm i bashkive duhet të jetë mes 80 dhe 120 nga 61 që është aktualisht.

Për ta, reforma e vitit 2014 është në prag të dështimit.

Mirëpo, ndryshe nga tetë vite më parë, PD-ja dhe PS-ja kanë rënë dakord që të nisin punën për reformën territoriale.

Të dyja palët kanë qëndrime të ndryshme sa i përket produktit final të kësaj reforme.

Teksa, PD-ja kërkon shtim të numrit, PS-ja synon shkrirjen e qarqeve dhe organizimin e territorit në rajone.

Më herët, në një prononcim për Albanian Post, për sa i përket numrit të bashkive, ekspertja, njëkohësisht dhe deputetja e PD-së, Koti sqaroi se numri i bashkive duhet të shtohet, “pasi kemi territore të pambuluara me shërbime, ku ndarja aktuale territoriale nuk i favorizon për zhvillim dhe mbështetje”.

“Ka zona që janë fizikisht shumë larg nga Qendër Bashki për të marrë shërbime, si dhe në mungesë të fondeve, Bashkitë e kanë të pamundur të ofrojnë shërbime. Qytetarët paguajnë detyrimet lokale (taksa dhe tarifa), pavarësisht nëse marrin shërbim apo jo”.

Megjithatë, në linjë të kundërt qëndronte ekspert i pavarur i ekonomisë Gledis Shehu, i cili ravijëzoi se një shtim i numrit të bashkive do të sillte automatikisht rritje të shpenzimeve administrative.

“Nëse krahasojmë të ardhurat e 61 bashkive ato janë gati dyfishuar krahasuar me periudhën para Reformës Administrative, kur kishim me shumë bashki dhe komuna. Krahasuar me vitin 2015, të ardhurat vendore për 2022 parashikohen me një rritje të konsiderueshme, me rreth 15.9 miliardë lekë”.

Pas vitit 2015, reforma ka pasur “efekte të ndryshme”.

Demokratët e kanë lidhur me efektin zgjedhor, që ka të bëjë dhe me ndarjen e mandateve. Kjo i ka shoqëruar gjatë fushatës me premtime se do ta ndryshojnë me hyrjen e tyre në Parlament.

Nga ana tjetër, socialistët në kohën që u propozua ndarja e tillë administrativo-territoriale theksuan se qëllimi i një ndarjeje të tillë është për efekt socialo-ekonomik, për të ndaluar shpopullimin e rajoneve.

7 Komente

  1. B
    Bujar Kanapari

    Ndarja territoriale ishte e nxituar, ku u injoruan disa kritere. Disa komuna, duhet te qendronin, sic ishin, ose duke u bashkuar. Komuna e Golemit, e Synejit, e Helmesit, u perfshine ne bashkine e Kavajes, dhe eshte shume e natyrshme, per shkak te afersise dhe lidhjeve historike. Por c'pune ka Spillea, Kryevidhi me Rrogozhinen? Nuk kane asnje lidhje historike; largesia eshte e madhe. Komuna e Kryevidhit, mund te bashkohej dhe duhet te bashkohet me komunen e Luzit te Vogel. Bashkia Rrogozhines, mund te mbaj Komunen e Sinaballajt dhe nje pjese te Komunes se Goses. Pra, eshte e nevojshme te kemi pervec bashkive dhe disa komuna.

    Përgjigjjuni
    1. n
      n

      fshati po digjet plaka po krihet po c bashkish te reja kerkoni o njeres perdite fshati zbrazet do ishte me interes te te eleminoheshin disa bashki dhe te kalohet ne strukturen bashki rreth,cdo mendim enderrimtar per te pas me shume bashki thjesht eshte te shtojme burokracine.

      Përgjigjjuni
      1. M
        Mira

        Tirana duhet te ndahet ne 12 bashki.

        Përgjigjjuni
        1. T
          Teute e Modhe

          Golemi historiksht dhe tradicionalisht Kavajes???!!? Me siguri do jesh ndonje I zbritur dhe sdi gje. Nga Golemi sheh Durrsin jo Kavajen pra afer ka Durrsin jo Kavajen.

          Përgjigjjuni
          1. N
            Nik

            Injoranca ne partin comuniste te quajtur PD po vazhdon ne rrugen m leniniste.Ku e kemi ne shteti shqiptar gjith kete lluks duke shtuar administraten? .Te permirsohet sherbimi ndaj fshatit po por jo te shtojm personelin ne fshatra sepse i pelqen PD se ,te shikohemi sherbimi shendetesor po.Ne harkun e 40 km ne kemi nga 8 ose 10 te fshatra dhe llogjika e shpenzimeve te ndihmon se keto dhjetor fshatra te jene nje administrat ndryshe do te paguajm per cdo 10 km nje administrat.Ndoshta 61 jane shume ende duhet perdorur gershera,sherbimi permirsohet vetem duke shtruar rruget edhe ne fshatrat rurale .

            Përgjigjjuni
            1. N
              Nik

              Injoranca ne partin comuniste te quajtur PD po vazhdon ne rrugen m leniniste.Ku e kemi ne shteti shqiptar gjith kete lluks duke shtuar administraten? .Te permirsohet sherbimi ndaj fshatit po por jo te shtojm personelin ne fshatra sepse i pelqen PD se ,te shikohemi sherbimi shendetesor po.Ne harkun e 40 km ne kemi nga 8 ose 10 te fshatra dhe llogjika e shpenzimeve te ndihmon se keto dhjetor fshatra te jene nje administrat ndryshe do te paguajm per cdo 10 km nje administrat.Ndoshta 61 jane shume ende duhet perdorur gershera,sherbimi permirsohet vetem duke shtruar rruget edhe ne fshatrat rurale .

              Përgjigjjuni
              1. r
                rezari

                Keta ''politikane'' pa tru duan te bejne cdo fshat bashki.

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje