
Ora News siguron dëshminë e 8 numëruesve të KZAZ nr 53 në Prrenjas ku janë konstatuar parregullsi në rezultatin e numërimit në procesin zgjedhor të 25 prillit 2021.
Bëhet fjalë për tabelën e rezultatit për kanditatët për deputet në qendrën e votimit nr.2796, për Partia/Koalicioni Partia Demokratike “Aleanca Per ndryshim” ku ka ndryshime votash plus 38 vota për kandidatin Lefter Gështenja dhe minus 38 vota për kandidatin Ardian Zeneli nga krahasimi me faktin e votave në kuti.
6 nga 8 numëruesit u arrestuan më 29 qershor 2022 për akuzën “Falsifikimi i materialit zgjedhor dhe rezultateve të zgjedhjeve” sipas nenit 326 të Kodit Penal, ndërkohë dy u shpallën në kërkim.
Sot ata dolën para gjykatës së Elbasanit për vlerësimin e masës së sigurisë dhe gjykata njoftoi lirimin e tyre me masën "Detyrim me paraqitje". Po sot policia informoi se kishte arrestuar dhe një nga 2 numëruesit e shpallur në kërkim Oltin. B.
Për 8 komisionerët e PD-së, LSI dhe PS të cilët akuzohen se kanë falsifikuar rezultatin në dy QV, nr. 2780 dhe nr 2796 kemi të bëjmë me një gabim njerëzor i shkaktuar nga lodhja dhe orët e zgjatura.
Erald K. caktuar nga PD si numërues votash
“Unë nuk kam bërë ndonjë gabim me dashje por fakti që ekziston them se mund të jetë bërë gabim nga lodhja nga orët e zgjatura. Kjo ka qenë për mendimin tim”
Eduard Z. caktuar nga LSI si numërues votash
"Nuk di çfarë të them. E vërteta është se une e kam firmosur këtë tabelë rezultati por nuk e di që të mos jetë shënuar rezultati faktik”.
Ylli K. caktuar nga PS si numërues votash
"Unë nuk di të them se si është bërë ky ndryshim votash në këtë tabelë rezultati të kësaj kutie votimi,mendoj se do të jetë bërë gabim nga lodhja pasi nuk ka patur asnjë interes për ndryshimin e rezultatit.”
Oltjon B. caktuar nga PS si numërues i votave në KZAZ 53
"Nuk di të them si është bërë ky ndryshim votash në këtë tabelë rezultati të kësaj kutie votimi,mendoj se do të jetë bërë gabim nga lodhja dhe nga puna e gjatë, tavolina ka qene e ngushtë , dhe kur ndaheshin fletët për secilin kandidat mund të jenë ngatërruar. Them se është një pakujdesi”.
Durim A. mësues u caktua nga PS si numërues në KZAZ nr 53 në Prrenjas
"Unë mendoj se është një gabim njerëzore dhe me sa mbaj mend kjo kuti ka qenë në momentet e fundit të numërimit”
Erjon D. I papunë. U caktua nga PD si përfaqësues në numërimin e votave në KZAZ Nr.53, ne bashkin Prrenjas.
“Unë them se eshte një gabim njerëzor, nuk është e qellimshme. Ky veprim është bërë nga pakujdesia , si rezultat i lodhjes dhe pa asnjë lloj interesi”
Mili V. i papunë. Ishte caktuar nga LSI si numërues I votave në KZAZ në 53 në bashkinë Prrenjas
“Unë them se është një gabim njerëzor, nuk është e qëllimshme. Ky veprim është bere nga pakujdesia , si rezultat i lodhjes dhe pa asnjë lloje interesi"
Algert A. punëtor në bashkinë Prrenjas, i caktuar nga PS si numërues i votave në KZAZ nr 53
“Une mendoj se është një gabim njerëzore dhe me sa mbaj mend kjo kuti ka qenë në momentet e fundit të numërimit.
Desha te shtoj se ne KZAZ nr.53 ku une kam qenë numërues i votave vetëm për kandidatët e subjekteve politike, e kemi kryer detyrën në rregull dhe nuk kemi patur asnjë kontestim, dhe asnjë problem. Për këtë kuti që ka dalë vetëm nje gabim siç thashë duhet të jetë gabim njerëzor jo me dashje'
Ata akuzohen për “Falsifikimi i materialit zgjedhor dhe rezultateve të zgjedhjeve” sipas nenit 326 të Kodit Penal ku parashikohet:
“Falsifikimi, shpërndarja ose përdorimi i fletëve të votimit, i dokumenteve dhe materialit zgjedhor, me qëllim ndryshmin e rezultatit të zgjedhjeve nëpërmjet paraqitjes në to të të dhënave, që dihen se janë të pasakta, zëvendësimi i të saktave me të rreme ose nëpërmjet futjes në kuti të fletëve të votimit në mënyrë të paligjshme dënohet me burgim nga një gjer në pesë vjet.
Po kjo vepër kur kryhet nga personat që kanë për detyrë të administrojnë procesin zgjedhor, ose ka sjellë pasoja të rënda në mbarëvajtjen e votimit, ka cenuar integritetin e rezultatit të zgjedhjeve apo ka sjellë pavlefshmërinë e tyre, dënohet me burgim nga tre gjer në shtatë vjet”
“Ekziston dyshim i arsyeshëm dhe i bazuar në prova se, personat nën hetim Erald K, Ylli K,Oltion B. dhe Eduart Z., numerus ne QV nr. 2780, KZAZ nr. 53, Qarku Elbasan në bashkëpunim me njëri tjetrin dhe personat nën hetim Durim A., Erjon D., Mili V. dhe Olgert A. numërus në QV nr. 2796, KZAZ nr. 53, Qarku Elbasan, në bashkëpunim me njëri tjetrin, kanë konsumuar elementet e vepres penale penale të “Falsifikimin e materialit zgjedhor dhe rezultatit të zgjedhjeve”, të parashikuara nga neni 326/2 e 25 të Kodit Penal” argumenton prokuroria.
Prokuroria vlerësoi se duhet të caktohet masa e sigurisë arrest me burg pasi “autorët e kësaj vepre penale paraqesin rrezikshmëri të theksuar shoqërore, sepse ata në lidhje me faktin penal që ju është atribuuar kanë mbajtur qëndrim mohues duke paraqitur alibinë se veprimi është kryer me pakujdesi apo dhe në kushtet e lodhjes ndërkohe që kanë qënë vetë ata që kanë pranur detyrën admnistratorit të zgjedhjeve në rolin e numeruesit të votave”
Gjykata e Elbasanit nuk pranoi kërkesën e prokurorisë por caktoi sot masën e sigurisë “detyrim me paraqitje”
i gjeten prokuroret paret e pushimeve...
Tom Doshi e Qife Rakipi kane disa te perbashketa, kryesorja eshte se qe te dy nuk dijne te lidhin dot dy fjali bashke! Por ama Toma si kryetar ne particken e marre me qera 1-mujore nga Gjinushka solli 3 deputete ne kuvend. Kurse Qifja solli ne kuvend si deputete djalken 27-vjecar dhe dhenderrin e mbeses pa kurrfare dite pune gjekundi! Ti kene sjelle keto deputete ne kuvend Toma me Qifen me oratorine e tyre shterpe a me cantat me leke andej-kendej, kjo pastaj eshte lehte te kuptohet.
Me sa shihet ky rshte gabim pa dashje dhe kryesorja nuk ndikon ne ndryshimin e rezultatit te forcave politike.
Hiqja lenes venja prenes