Ish Administratori Pacollit denoncon publikisht Pacollin: Letër publike për të vërtetën rreth procesit të aksioneve të Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës

1 Qershor 2026, 15:20Politika TEMA

 

Ish Administratori Pacollit denoncon publikisht Pacollin: Letër publike
Për shumë muaj kam zgjedhur të hesht.
Kam dëgjuar akuza, deklarata, intervista dhe sulme personale. Kam heshtur sepse kam besuar se e vërteta mbrohet në institucione dhe në dokumente, jo në zhurmë publike. Kam heshtur edhe nga respekti për një raport profesional shumëvjeçar me Behgjet Pacollin, duke mos dashur që një histori që nisi me besim të përfundonte në debat publik.
Kjo letër lidhet me pretendimet dhe akuzat publike të bëra muajve të fundit lidhur me procesin e shitblerjes së aksioneve në projektin e Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës (VIA), ku emri im është përmendur drejtpërdrejt.
Kam heshtur edhe sepse kam pritur që organet e drejtësisë, prokuroria dhe institucionet përgjegjëse të reagojnë.
Por kur mohohen dokumente që mbajnë firmat e Behgjet Pacollit dhe Emin Pacollit, kur mohohen vendime të nënshkruara dhe autorizime të lëshuara prej tyre, dhe kur hidhen akuza ndaj njerëzve që vetëm kanë zbatuar mandatet dhe autorizimet e marra, heshtja nuk është më përgjegjësi.
Prandaj po flas.
Me dokumente. Jo me emocione.

 

Ish Administratori Pacollit denoncon publikisht Pacollin: Letër publike


Në maj të vitit 2022, Mabco Construction SA miratoi zyrtarisht shitjen e aksioneve të VIA-s dhe më autorizoi mua për realizimin e procesit. Vendimi dhe autorizimi u nënshkruan, u noterizuan dhe u apostiluan në Zvicër.
Në korrik të vitit 2023, u mor një vendim tjetër për 47% të aksioneve të Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës. Në të njëjtën ditë u lëshua edhe prokurë e posaçme që më autorizonte të nënshkruaja dokumentet dhe të kryeja regjistrimet e nevojshme ligjore.
Është me rëndësi të kuptohet një fakt shumë i thjeshtë: një kontratë shitblerjeje aksionesh nuk mund të nënshkruhet pa vendim të aksionarëve dhe pa autorizim formal të dhënë nga vetë kompania. Këto nuk janë procedura që mund të kryhen mbi bazë iniciative personale apo pa dijeninë e palëve përgjegjëse.
Vendimet dhe autorizimet, siç shihet edhe nga emailat e bashkëngjitur, më janë përcjellë që nga viti 2022 drejtpërdrejt nga vetë administrata e Mabco në Lugano, përmes komunikimeve zyrtare të kompanisë.
Përtej dokumenteve zyrtare, ka ekzistuar edhe komunikim i drejtpërdrejtë lidhur me zbatimin e procesit dhe dakordimet përkatëse. Në raste konkrete, kam kërkuar konfirmime të drejtpërdrejta për hapat që duhej të ndërmerreshin dhe kam vepruar vetëm pas konfirmimeve të marra.
Këto procese nuk janë zhvilluar në mënyrë individuale apo të fshehtë.
Dokumentet janë përgatitur, përcjellë dhe ndjekur ndër vite përmes administratës, juristëve, stafit të përfshirë në komunikime zyrtare, emaila dhe procedura institucionale të kompanisë.

Ish Administratori Pacollit denoncon publikisht Pacollin: Letër publike


Dhe këtu lind një pyetje shumë e thjeshtë:
Nëse vërtet pretendohet se gjithë kjo ka qenë një “skemë” personale e imja, atëherë a po kërkohet nga publiku të besojë se administrata, juristët, menaxhmenti i lartë, bashkëpunëtorët më të afërt dhe madje familjarë të ngushtë të vetë zotit Pacolli nga zyra qendrore, të cilët kanë qenë të përfshirë ndër vite në komunikime, emaila, dokumentacion, noterizime, paskëshin qenë pjesë e së njëjtës gjë pa e ditur?
Apo e vërteta është shumë më e thjeshtë:
Që procesi është zhvilluar mbi bazën e vendimeve, autorizimeve dhe dokumenteve zyrtare të kompanisë.
Unë nuk kam nënshkruar asnjë dokument pa autorizim.
Nuk kam vepruar asnjëherë jashtë mandatit të dhënë.
Kam bërë vetëm atë që dokumentet më kanë autorizuar të bëj.
Kjo është e vërteta.
Dhe e vërteta nuk ndryshon sipas intervistës së radhës apo interesit të momentit.
Ajo mbetet e shkruar në dokumente.
Për më shumë se 18 vite, kam shërbyer me përkushtim, përgjegjësi dhe besnikëri në projektet dhe kompanitë ku kam qenë i angazhuar. Kurrë nuk kam vepruar kundër interesit të kompanisë.
Për transparencë të plotë dhe respekt ndaj opinionit publik, po publikoj vetëm një pjesë të disa dokumenteve dhe komunikimeve zyrtare, ndër shumë të tjera që ekzistojnë, të cilat dëshmojnë qartë natyrën institucionale të procesit, autorizimet përkatëse dhe koordinimin e rregullt të veprimeve të ndërmarra.
Sepse në fund, e vërteta nuk mbrohet nga zhurma, por nga dokumentet.

19 Komente

  1. N
    Niku

    Sa ke shtuar më shumë mjegullën dizinformuese! Çfarë rëndësie ka se çfarë ke bërë kur nuk permënd dy kontratat që ka lidhur Qeveria Shqiptare me dy ortakët për kryerjen e punimeve të aeroportit! Që këtu fillon përgjegjsia e Paçollit dhe Ademit. E paraqisni sikur është mosmarrëveshje ndermjet dy ortakëve dhe jo moszbatim kontrate me Shtetin Shqiptari. Mos botoni këto shkrime që manipulojne publikun!

    Përgjigjjuni
    1. N
      Nga sherri askush nuk ka te mire.

      Jane thjesht mardhenie te nje kompanie te korruptuar ne nje shtet te korruptuar. Zotrinj, ne qytetaret jemi te interesuar qe projekti te perfundoje, ndaj lerini sherret dhe merruni vesh per te perfunduar punen e nisur. Fitoni nga kontrata qe u eshte dhene aq sa te pakten te kuptoni se sherri vetem te keqia mbjell. Edhe pse paraja dhe miqesia gati si rregull perjashtojne njera tjetren, behuni aq te arsyeshem sa te filloni kontaktet per zgjidhjen e gjerave, sulmet mediatike ndaj njeri tjetrit nxiten nga politika per arsye te justifikimit te vonesave. Kryeministri ngordh qe tju veje ne sherr per te thene se jane cicmicet e ketyre qe kane sjell vonesen e perfundimit te aeroportit ne kohe. Por nese ju do e vazhdoni sherrin dhe nuk perpiqeni per nje zgjidhje dinjitoze, atehere te gjithe do te mendonin se shkaktar jeni ju dhe askush tjeter.

      Përgjigjjuni
      1. S
        Shty kohën me budallëqe

        Niku,der në klasë të pesë ke shkuar ? Masandej vërdallë.... O pesë klasesh,çfarë lidhje ka kontrata qeveritare me aksionet e kompanive ....votues edhe ky

        Përgjigjjuni
      2. f
        fshatari.pafshat

        Per shumicen e biznesmeneve. Kur ju preken interesat tuaja personale te fituara me djersen e ... ju ktheheni ne viktima; kur preken interesat e individeve te quajtur popull ju, me e shumta qe beni, heshtni. Mos iu drejtoni publikut nderkohe qe pastertia e pasurive tuaja nuk eshte bere publike, dhe ajo nuk e rrit mireqenien e publikut. Luftoni mes jush, sepse eshte lufta tuaj.

        Përgjigjjuni
        1. P
          Po ai kunder spiuneve

          O ska burr none me na mush menjen qe pacolli osht hajdut, akoma ju..... E Dini historin qe labi po nuk vodhi si japin gru do vjedhi delet me mor gru. Ku ka lab mes ka hajdutllik pabesi mashtrim e din gjith shqipria ket pjes. Pacolli ka vetem nji faj qe hedh qoft dhe 1 euro ne at vend felliqur hajdutesh i duket vetja patriot me ato langaraqet qe kan ngel atje.

          Përgjigjjuni
          1. n
            na myten hajvanat

            po, kuder spiunit te rusve!

            Përgjigjjuni
            1. I
              Iliri

              Ti je vec nje Zagar i plagosur ne tru Mos fyej se je i degeneruar deri .,. Populli shqiptare eshte nje me pakice si ty

              Përgjigjjuni
            2. i
              i indinjuari

              Filluan prape koqevaret qe jane sherbyesit e serbit. Fajin e ka Rama qe i afroi ata sidomos per portin e Vlores. Ata koqevare keshtu kane punuar me kohe : ne luften e dyte boterore bashkepunuan me Hitlerin 85% e tyre sepse Hitleri u kishte premtuar ndarje nga serbi, mbas perfundimit te luftes, partizanet qe po ktheheshin ne Shqiperi, nje pjese i dogjen te gjalle (ketu kam fakte me foto dhe persona me emer nga ata qe shpetuan por u zhuriten), kur shkoi delegacioni shqiptar ne ish Jugosllavi per te marre eshtrat e partizneve, nuk bashkepunuan fare me komisionin por i genjenin...dhe pastaj keto te tjerat ishikoni vete nga 1990 e deri sot. Te pakte jane kosovaret shqiptare. Prandaj duhet kujdesi me keta njerez. Jane te pabese dhe abuzojne me emrin kosovare.

              Përgjigjjuni
              1. N
                Natali

                Për inat të sime vjere shkoj dhe fle me mullixhinë!!!!

                Përgjigjjuni
                1. C
                  Celo Mezani

                  O Zoteri, nuk je tek "Portokalli" qe transmetohet cdo e diel ne Top-Channel. As tek Ferma -VIP. Mund te kesh te drejte, mund te mos kesh une nuk e di, por ne momentin qe po merret drejtesia me kete ceshtje ti ben mire te mbyllesh gojen dhe te presesh........................................................................................................................................................................................................................................................... Nese ti, apo kush eshte pas teje nuk ka asnje faj ne kete çeshtje Gjykata do ti japi te drejte. Nese puna eshte aq lemsh sa cdo vendim iGjykates nuk vendos dot drejtesi te plote, atehere vete e ke fajin qe ke qene bashke-kuzhinier i çorbes ...................................................................................................................................................................................................................................................................................................................................Ne kete histori ju pala e Valonit keni vozit me kopilleqe. Ju doli nje kopil me i madh se ju dhe tani quraviteni.

                  Përgjigjjuni
                  1. B
                    Behxhetja

                    Pune koqevaresh...

                    Përgjigjjuni
                    1. L
                      LORA

                      Kontrata e koncesionit te VIA eshte bere me Ministrine e Infrastruktures,dmth Shtetin Shqiptar,,,,,,,,jo me publikun shqiptar,ne "respekt" te te cilit ky ish-administratori pa emer po sillka dokumrnte,,,,,,!!!! Keni nje muaj kohe per t'i dhene fund inskenimeve te alibive tuaja xhonglere dhe t'e zbatoni nje-me-nje kontraten me Shtetin Shqiptar. Ti ,ish-administrator i MABKO,kishe mbetur mangut ne jete zhurrnaje te flliqte. TUNG

                      Përgjigjjuni
                      1. r
                        rezi

                        Ç'tu desh mor Edi Rama që u lidhe me kosovarë.... Do ti vësh vendit zjarr merru me kosovar...

                        Përgjigjjuni
                        1. h
                          hila

                          Kosovaret nuk jane te padrejt e zjarrvenes por biznesi kur hyn ne mes thashethemet e egoizmi prishen pazaret.Mendoj kjo u ka ndodh edhe zotrijve. Kjo grindje seshte e mire per asnjerin nga keto dy biznesmene deri tani te nderum, asnjeri nuk eshte i pa pare e pa ditun, por intrigat egoizmi e etja per te en i pare duket po i shkaterron te dy, te pakten ne opinjon. Uroj te gjejne zgjidhjen e duhur per te dy palet, me mire ma me pak pare e ma me shum fytyre e burrni.

                          Përgjigjjuni
                        2. S
                          Sheqere Blushi

                          Qiraxhiu nuk behet dot pronar se akoma Ska paguar qerane e vet. Ky Valon ti vije turp edhe sikur pacolli te kete te drejte apo jo. Kur je I paturp me Pacollin qe kurre nuk ndaheshe dot,mendo keta te tjeret.

                          Përgjigjjuni
                          1. P
                            Pis

                            Thjeshte u bete me mut kur shkove dhe doje ta ndaje aeroportin me Belinda Ballukun

                            Përgjigjjuni
                            1. A
                              Asambleja e ortakeve

                              Hahahah ti deshe gja shtrinje Bexhos! Por Bexho eshte bir nene, keshtu i ka bere meleona deri te meleardi… i lukti synin ati Valoniy i tja beje pune se pare ska por do te ge jap aksione… ge nisi ty si tyte dhe ti shkove dhe firmose per gjera qe nuk te takojne, nuk ka rendesi te tha ste tha, a ke prokure nominative per shitje aksionesh.. jo.. ik tani dhe bjerini gajdes ti dhe Valoni… kaq e thjeshte eshte. Gjykata e Lare i ra drejte.. aksionet i takojne Bezhos, paret e investuara per punimet dhe sherbibet Valoni do ti marri kur te clirohey vatani… nxirr emaile nxirr sms, por ti harron ne me email dhe sms nuk merren aksionet e kompaine. Kaq e thjeshte eshte

                              Përgjigjjuni
                              1. S
                                Shqiptar anti-shkije

                                Per sa kohe nuk ka marreveshje, asgje nuk ka vlere. Aq me shume kur llafet midis pronarit e punonjesit nuk merren ne konsiderate. Vec ne nji klub mafiozesh 2 përqindesh nga Kosova. Pacolli ka të drejtë, dhe ai ka ndertuar për Shqipërinë.

                                Përgjigjjuni
                                1. D
                                  Dire strait

                                  Nuk u plas shqiptareve konflikti koqevareve, po vereni ne pune ate mut aeroporti

                                  Përgjigjjuni

                                  Lini një Përgjigje