Ish-deputeti i PS-së, Plarent Ndreca, ka reaguar nëpërmjet një postimi në profilin e tij pas deklaratave të krerëve të institucioneve të drejtësisë që kanë bërë ditën e sotme në Komisionin e Ligjeve.
Nëpërmjet një propozimi ironik, Ndreca shprehet që në Kodin e Ri Penal me rreth 900 nene, sipas tij, mungon një nen thelbësor që të ndëshkojë deklaratat e rreme të drejtuesve të institucioneve para Kuvendit të Shqipërisë.
“Deklarimet e rreme para Kuvendit të Republikës së Shqipërisë përbëjnë krim dhe dënohen nga 1 deri në 5 vite burg.” - shprehet ai.
Sipas ish-deputetit socialist, kur drejtues të institucioneve shtetërore paraqiten në Kuvend dhe japin deklarata të pavërteta, ato nuk mund të konsiderohen “opinione analistësh”, por janë qëndrime zyrtare të cilat deformojnë realitetin publik dhe minojnë besimin e qytetarëve tek institucionet.
"Në 900 nenet e Kodit të Ri Penal mendoj se mungon një nen themelor:
“Deklarimet e rreme para Kuvendit të Republikës së Shqipërisë përbëjnë krim dhe dënohen nga 1 deri në 5 vite burg.”
(Meqë burgun e kemi me aq qejf…)
Sepse kur drejtuesit e institucioneve vijnë në Kuvend dhe thonë gënjeshtra, ato nuk janë më “opinione” analistësh, por qëndrime zyrtare mbi rrethana të rreme, të “firmosura” me zë publikisht, përpara përfaqësuesve të popullit, sovranit që i paguan jo për të gënjyer, por për të thënë të vërtetën.
Derisa të ketë përgjegjësi institucionale dhe personale për raportimet e rreme në Kuvend, nuk do të ketë as drejtësi, as llogaridhënie reale, veç një cirk propagandistik me kostum e kollare." - shkruan ish-anëtari i Komisionit të Ligjeve.
Me kete standarrin e plarent hajdutit, i bie qe Rama si institucion qe eshte, se kryeministri eshte institucion, te hyje ne burg edhe per deklarimin e genjeshtert qe do sillte uje 24 ore. Le me te tjerat! Po ik o plarent shko sinkronizohu njehere me "ndermarrjen" pastaj hape halen dhe fol
Hahahah... Plarent,keshtu na perfundojne ne burg te gjithe kreret!Kush do talli menderen me popullin shqiptar pataj,nese kreret e institucioneve denohen te gjithe per mashtrim/abuzim?
Shume e drejte por nuk mjafton. Po kur genjejne e mashtrojne deputetet a nuk duhet te futen ne burg?
Booo ky hajduti, qe i shpëtoi burgut