Ithtarët e Berishës në shesh numërohen me gishtat e dorës, Balla ironizon ‘Foltoren’ e PD: Nisi si dasmë dhe përfundoi si synetllëk

2 Mars 2026, 22:05Politika TEMA
Ithtarët e Berishës në shesh numërohen me gishtat e

Mbrëmjen e sotme para godinës së Kryeministrisë u mbajt ‘Foltorja’ e përjavshme e Partisë Demokratike, ku në shesh ishin prezentë një numër shumë i vogël i ithtarëve të Sali Berishës.

Përmes një postimi në faqen e tij në Facebook, ku ka shpërndarë një fotografi nga ‘Foltorja’ e PD-së, kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, ka ironizuar pjesëmarrjen e ulët.

Përmes një shkrimi krahas fotos së publikuar, Balla ka shkruar se ‘Foltorja’ e Berishës është e ngjashme me një festë synetllëku.

“Eh si vajti ky muhabeti i foltores së bufit?! Nisi si dasëm, pastaj fejesë dhe përfundoi si synetllëk”, ka shkruar Balla krahas fotos në faqen e tij në Facebook.

Kujtojmë se një numër i ulët pjesëmarrësish u vu re edhe në protestën kombëtare të 28 shkurtit të organizuar nga PD. Kjo bëri që Berisha dhe kupola drejtuese e partisë, për të justifikuar numrin e ulët të pjesëmarrësve, shtuan dhunën dhe hedhjen e molotovëve.

5 Komente

  1. t
    tetovari2

    Ore edhe për synetllëk ke më shumë mysafirë!

    Përgjigjjuni
    1. N
      Nesër avazi

      E di komunisti plak që Tirana nuk e do, prandaj mer mercenarë nga rrethet.

      Përgjigjjuni
      1. B
        Bufiiiiiiii

        Bufi nuk ka jeté sociale , ka gjetur 30 loqe dhe kalone kohen..

        Përgjigjjuni
        1. P
          Protest me 5 mars te parlamenti se e do Berisha

          Duhet armatosur policia dhe civilēt polic gjatē protestave kombetare, pasi siq e tha Berisha mbrēmē nē foltore se Kryeministri Rama ka thēnē "lufta kundēr korupsionit ēshtē mē e rrezikshme se vetē korupsioni. Ndaj tē godasēsh me plumba goma ,nē vēnd qē tē nxjerrēsh tanket, ēshtē tē mos kesh njohuri terrorizmi.

          Përgjigjjuni
          1. U
            Ushtari.

            O Balla beje pak krahasimin me realist.Edhe synetlleku eshte me i madh se nje dasem.Keta kane perfunduar sa ne nje kafe ne ndonje rrugice periferike te nje rruge lagjeje periferike ne zonat rurale.

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje