Ish ministrja: Foltorja e Berishës ka luftuar përmes shantazhit që të krijojë perceptimin që është shumicë, por nuk ka qenë kurrë

28 Shkurt 2023, 19:11Politika TEMA

Ish ministrja: Foltorja e Berishës ka luftuar përmes shantazhit

Ish-ministrja e Arsimit, Mirela Karabina thotë se Lulzim Basha është ende prezent në politikë dhe po zhvillon takime me demokratët.

Në një intervistë për Euronews Albania, Karabina u shpreh se foltorja e Sali Berishës nuk ka qenë kurrë shumicë brenda Partisë Demokratike.

“Lulzim Basha është aty. Ai është tërhequr, por edhe vetë ka deklaruar që nuk është larguar nga politika. Zoti Basha është në takime me demokratët.

Ajo që po ndodh në fakt, kjo pjesë e Partisë Demokratike po mpaket, sepse nuk është treguar as konsistente, as koherene. Foltorja nuk ka qenë kurrë shumicë.

Ajo ka luftuar nëpërmjet shantazhit, nëpërmjet mediave, nëpërmjet presionit që të ngrejë perceptimin që është shumicë.

Si mund të jetë foltorja shumicë, kur PD në 32 vite është zvogëluar në numër sepse janë larguar ata që besonin se është parti e djathtë”, theksoi ajo.

1 Komente

  1. R
    Raimond vlonjati

    Shumice eshte vetem njeri, EDVIN RAMA, sepse ai ngaqe na vjedh na kerdis duke ju mare shpirtin Shqiptareve , ndaj e duan te gjithe ,...looooooooooooooooooooooooooooooool Epo sharlatane te tille nuk ka ne planet

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje