Kreshnik Spahiu për aferën “CEZ-DIA”: Ilir Metën e kanë fundosur bashkëpunëtorët e tij, ja çfarë zbuloi Dritan Prifti dhe kleçka që do e çojë drejt burgut

28 Shkurt 2023, 13:20Politika TEMA

Kreshnik Spahiu për aferën “CEZ-DIA”: Ilir Metën e

Juristi Kreshnik Spahiu komentoi situatën politike në vend. Gjatë një interviste për gazetën “SOT”, zoti Spahiu thotë se Ilir Meta e ka kërcënuar Sali Berishën në vitin 2015, në lidhje me çështjen “CEZ-DIA”. Spahiu u shpreh se kërcënimi erdhi pasi Berisha dëshmoi për këtë çështje dhe votoi pro ngritjes së Komisionit Hetimor.

Atë kohë, Meta i tha Berishës në Kuvend se e kishte dhënë dorëheqjen një herë për djalin e tij dhe se nuk do e bënte këtë herë. Por sipas Spahiut, edhe pak ditë më parë pasi doli nga SPAK-u, Meta kërcënoi Berishën, duke thënë se ai nuk ka vendosur firmë për privatizimin e CEZ.

Ndërkohë juristi Kreshnik Spahiu ka ironizuar protestën e 3 marsit nga Berisha, teksa ka deklaruar se njerëzit s’mund të ulin qepenat që të vijë kryefoltoristi në pushtet. Sipas tij, qytetarët nuk mund të sakrifikojnë punën për protestat që thërret deputeti “non grata”.

Madje, Spahiu theksoi se ai personalisht mendon se kryeministri Rama nuk rrëzohet me votë, por nëse revolucioni dështon, parimisht forcohet pushteti i qeverisë. Nga ana tjetër, analisti Kreshnik Spahiu zbuloi një detaj të ri nga hetimet e çështjet “McGonigal”. Një nga takimet e kryeministrit Edi Rama dhe Charles McGonigal është zhvilluar në një restorant në New York dhe ka kushtuar 10 mijë euro, sipas Spahiut.

-Zoti Spahiu, së fundmi në Shqipëri zien debati për aferën “CEZ-DIA”, ku opozita akuzon se në këtë megavjedhje janë përfshirë, ish-kryeministri Sali Berisha, djali i tij Shkëlzen Berisha dhe ish-Presidenti Ilir Meta, i cili këtë javë është marrë në pyetje për këtë çështje nga prokurorët e Prokurorisë së Posaçme. A mendoni se thirrja e Metës në SPAK ishte e papritur për një çështje që ka vite?

Jo nuk ishte surprizë sepse dosjet penale që lidhen me Ilir Metën janë të zhvendosura në kohë, duke mos përfituar dot nga afati i parashkrimit ligjor, që do të thotë se nëse për zyrtarët e tjerë, të cilët kanë kryer korrupsion afati 10-vjeçar e pengon procedimin penale, për Ilir Metën në rastet konkrete bëhet përjashtim sepse në dosjen në fjalë kemi të bëjmë me një procedim të nisur dhe se ka pasur imunitet si President i Republikës. Prokuroria për herë të parë ka bërë një bilanc dhe ai është ai që ka më shumë dosje dhe janë rreth 5 dosje, nga lotimi në SHBA, CEZ verifikimi i pasurisë, kallëzimi për një koncesion që është bërë nga një gazetar.

Ai është thirrur për ato që është i akuzuar dhe në historinë e vendit nuk ka ndonjë politikan që të ketë dhjetëra dosje që të akuzohet për vepra të ndryshme. Kjo është çështja më e vështirë penale sepse të gjitha provat janë marr ose e kanë akuzuar ata që kanë qenë bashkëpunëtor të tij.

Një ndër ta ka qenë edhe Dritan Prifti, ministri i LSI, i cili ka deklaruar se Meta ka udhëtuar në Çeki dhe ka lobuar që kontrata e DIA-s të nënshkruhej me Kastriot Ismailaj. Po ashtu, një tjetër person është edhe vetë Berisha që ka kërkuar ngritjen e komisionit dhe Meta e kërcënoi Berishën. Ilir Meta deklaroi se nuk e ka hedhur ai firmën dhe unë e lexoj se nga përgjegjësi individuale ai e shpërndau përgjegjësinë edhe me persona të tjerë.


-A po përdoret SPAK politikisht nga pushteti si akuzon edhe vet opozita?

Politikisht vetëm nëse përdoret nga amerikanët. Kandidati i Ramës humbi dhe fitoi ai që mbështetej nga ambasadorja Yuri Kim, nuk mendoj se kreu i SPAK është në influencën e Edi Ramës. CEZ-i privatizoi OSHEE dhe ishte me borxhe dhe u lidh kontratë me një kompani që u dha mikut të Ilir Metës që gjoja do mblidhte borxhin dhe do paguheshin këta 500 mijë euro afrofe plus shumës për borxhin e mbledhur edhe është provuar nga gjykata si skemë mashtrimi.

 

-Ku ka të drejtë opozita dhe ku nuk ka?

Unë mendoj se opozita ka të drejtë që të kërkoj ngritjen e një komisioni. Është e padurueshme arroganca e pushtetit të socialistëve në vend, ligji për ngritjen e komisionit hetimor nuk është pezulluar në Shqipëri. Përjashtimet janë një kurth i socialistëve për të provokuar demokratët që të dalin në rrugë dhe demokratët kanë të drejtë që ankohen për logon që ka gati një vit që nuk vendoset nga gjykata. Konflikti i tyre është i brendshëm që do të thotë një çift që divorcohet nuk mund të fajësojë gjykatën ose komshiun që u ndamë. Gjykata ka një klauzolë dhe thotë kur palët nuk gjejnë marrëveshje me njëri tjetrin pastaj e zgjidh gjykata.

-Si e shihni konfliktin brenda PD?

Ky konflikt nuk është se kush ka shumicën Basha apo Berisha. Edhe procesi gjyqësor është kush gëzon shumicën Berisha apo Basha. Nëse Berisha mbledh 2 milion njerëz e mbyll mandatin qeveria, jo. Sali Berisha ka qenë votues i Bashës dhe pretendohet se ai ka shumicën, por nuk ka organin vendimmarrës që vendos për shkarkimin e një kryetari dhe emërimin e një kryetari tjetër, janë organet drejtuese. Kemi disa dhjetore dhe të 4 Kuvendet janë me delegatë të ndryshëm. Një pjesë kanë marr pjesë edhe në Kuvendin e Berishës edhe në atë të Bashës.

-Ndërkohë Sali Berisha ka paralajmëruar një tjetër protestë kombëtare më 3 mars, e cila ka si qëllim rrëzimin e qeverisë. Si ka mundësi që nuk po ndez revolucioni i Berishës?

Unë jam pro revolucionit dhe ndaj të njëjtin mendim që Rama nuk do të përmbyset dot me votë, por revolucioni ka dy aspekte negative. E para, nëse revolucioni dështon e djeg kauzën dhe e forcon pushtetin më shumë.E dyta, është që revolucioni ekstremizon qëndrimet politike. Kështu që unë kam bindje që për sa kohë të jetë Berisha kryetar i opozitës, Edi Rama do të qëndrojë në pushtet. Rrëzimi i Edi Ramës mund të vijë vetëm kur të largohet Berisha. Jo se nuk do të vijë Berisha në pushtet, Berisha mund të dojë të bëjë edhe revolucionin, por nuk e realizon dot.

Kur Berisha e shikon që nuk i dalin 1 milion njerëz, sepse deklaroi që do të dalin 1 milion, do dalin 100 mijë. Në momentin kur katandiset me 500 veta para Parlamentit, më pak se numri i familjarëve të deputetëve, më pak se numri i familjarëve të anëtarëve të Këshillit Kombëtar, më pak se numri i familjarëve të Kuvendit Kombëtar. Kuvendi Kombëtar i PD-së ka 7200 delegatë dhe sikur të dilnin vetëm 4 anëtarë të një familjeve, jo kushërinjtë, 7×4 llogariteni vetë, do arrinte numri i protestuesve nga parlamenti në Kinostudio nëse do të ishin 30 mijë. Problemi është se këtyre nuk u dalin as familjarët e deputetëve dhe ky është tregues se revolucioni ka dështuar pa filluar.

-Në përfundim le të ndalemi pak te çështjes “McGonigal”, për të cilën janë zbuluar dëshmi të reja. Keni një koment?

E vetmja dëshmi e re është një dëshmi e zonjës Guerero që ka dhënë detaje të reja në lidhje me marrëdhënien mes Ramës dhe McGonigal. Ajo ka deklaruar se përveç Shqipërisë ai është i implikuar në të gjithë Ballkanin me aferat e tij. Ka hedhur edhe dritë mbi darkën që ka ngrenë ai në Neë York me Ramën dhe darka ka kushtuar 10 mijë dollarë.

Dhe nga menyja e restorantit shihet se menyja shkon deri 300 euro, por që mund të ketë qenë një darkë me shumë persona të tjerë. Pra një darkë me 10 veta mund të shkojë 10 mijë dollar dhe jo me dy persona. Po ashtu në deklaratën e saj ajo thotë se pasi më tradhtoi mua McGonigal tradhtoi edhe Amerikën dhe jep disa shpjegime që beson se pse gjykata amerikane nuk e kanë marr përsipër që thëniet e saj të konsiderohen si të vlefshme.

8 Komente

  1. s
    shpiragu

    Bravo jurist Kreshniku ,e ule sh steken more jurist i famshem nga ceshtje ligjore ,po meresh edhe me kostot e darkave dhe restorantet .Prandaj saliu e kishte kryefjal ne retoriken e tij 10000 eurot e shpenzuar nga Rama.I ke raportuar ti kreshnik i maleve apo e ka gjetur vete nongrata .kujdes kresho se mban pak ere intervisa e jote.Te fala Belul gjeraqines o juriste .....

    Përgjigjjuni
    1. R
      Raimond vlonjati

      Ama foli ky langaraqi Saphiu qe eshte askushi dhe e ka IQ me te ulet se IQ e topeve te mija, lere se ky nuk ha mut kot hahahahahahaha Nje rrot kari si ky idiot na ben parashikime qe jane te denja per deficentet

      Përgjigjjuni
    2. S
      Shefik Ormëni

      Çfarë shtypi është ky? I referohen dikujt si Kreshnik Spahiut që nuk ka akses për asgjë, por flet vetëm me supozime ose biseda kafenesh. Janë katër a pesë këta që flasin qesim, si Spartak Braho, Fatos Klosi, Idajet Beqiri, si dhe ky Kreshniku i maleve. Shtoi pastaj edhe hartimet sipas "Përroit Psiqik" të Frrok Çupit dhe ky është shtypi ynë i njërit krah politik. Krahu tjetër, "i djathti" nuk janë asgjë më shumë se një detashment luftarak që i bëjnë jehonë fantazive revolucionare të "Kalorësit të fytyrës së vrerosur". Turp dhe faqja e zezë çfarë ushqen ky popull për të mësuar të vërtetën aq te nevojshme për jetën e tij politiko-shoqërore.

      Përgjigjjuni
      1. S
        Shqiptari USA

        Per te paditurit si Kreshnik and Co. Nje darke $10000 do te quhej modeste ne restorante kur ,nje shishe vere e mire kushton $2500 e lart.Prandaj mos beni debat injorantesh.

        Përgjigjjuni
        1. N
          New York

          ne ate restorant nje steak kushton 20 dollare dhe nuk ka shishe vere me shume se 60 dollare o klluf qe paske vene dhe USA nga mbrapa

          Përgjigjjuni
        2. E
          ED TIRONCI

          dua te bej nje sqarim per sa i perket kostove te se ngrenit ne nje restorant mbi te mesmen ne udine ne itali ku kam punuar si kamarier neper restorante te ndryshme dhe ka 14 vjet qe kam barin tim.ne vitin 2007 ne restorantin ku punoja ..vjen gjukanovic presidenti i malit te zi...me familjen dhe eskorten....rreth 12 veta...ne 2007..me antipaste te pare te dyte dhe 4 shshe vere...me kujtohet etiketa se sherbimin e veres e beja vete ne ate restorant...brunello di montalcino dei colli senesi...me vlere 850 euro shishja...totali i fatures me gjithe ushqimet ...rreth 6000 euro...dhe flasim per 2007...dhe per nje qytet si udine ....me rreth 100 mije banore...restoranti quhet concordia dhe eshte ne qender te qytetit.10000 dollare ne njujork ne 2018 a se di kur...sme duken ndonje shifer kushedi me pranine e 10 vetave ..ne nje kohe qe ne udine 17 vjet me pare dikush pagoi rreth 6000 euro.a s harroi te linte dhe rreth 200 euro bakshish per kamarieret.

          Përgjigjjuni
          1. A
            Altini

            Kreshnik Xheli

            Përgjigjjuni
            1. b
              baftjari

              po ku ta dha kuponin ty mor jurist , apo ishe mas dere

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje