Kreshnik Spahiu: 27 shkurti ditë feste për Serbinë, Kurti i tradhtoi qytetarët e Kosovës

28 Shkurt 2023, 09:06Politika TEMA

Kreshnik Spahiu: 27 shkurti ditë feste për Serbinë, Kurti i

Analisti Kreshnik Spahiu u shpreh se  takimi i djeshëm i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti me presidentin serb, Aleksandar Vuçiç ishte hapi më i gabuar.

Në një lidhje me skype në Top Story, ai u shpreh se 27 shkurti është tashmë ditë feste për serbët, pasi  u hodhën themelet e një autonomie të tyre në Kosovë.

“Ky është debati më i rëndësishëm i vitit 2023, për ata shikues që na ndjekin dhe për ata që nuk janë nga Kosova dhe nuk jetojnë në Kosovë për t’jua shpjeguar shqip dhe troç .

27 shkurti do të jetë festa e serbëve, shkurti do të ketë dy festa, 17 për Pavarësisë  e shqiptarëve dhe 27 shkurtin festën e serbëve ku hidhen themelet e një autonomie të serbëve të Kosovës, për këtë arsye e quaj hapin më të gabuar dhe braktisjen e kauzës së fundit të Albin Kurtit në kauzat patriotike.

Pasi braktisi himnin, referendumin, flamurin kuq e zi, çështjen e targave licencave, arriti të bëjë marrëveshje me presidentin serb duke hedhur themelet e një autonomie të serbëve në Kosovë që ta kuptojnë çfarë do të thotë asociacion, vetëvendosje e serbëve që jetojnë në Kosovë”, tha Spahiu.

Takimi trepalësh mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, presidentit serb Aleksandar Vuçiç, i ndërmjetësuar nga shefi i BE-së, Josep Borrell, dhe i dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak ka përfunduar pa marrëveshje në Bruksel. Ky takim pasoi pas takimeve veç e veç të Kurtit dhe Vuçiçit me evropianët, më herët gjatë së hënës.

Tashmë takimi radhës është planifikuar të mbahet më 18 mars në Maqedoninë e Veriut.

6 Komente

  1. a
    amerikani

    Tradhtari Kurtoviç dhe Lopa Osmanoviç i kan tradhtuar interesat jo vetem te Kosoves heroike por janë tradhtar te mbarë kombit shqiptar kudo qe janë Janë kategori e tradhtarve te sojit te Esat Toptanit dhe Rrahman Morines Kurtoviç e ka vend vorrimin në Francë pran Esatit Osmanoviç e ka vend vorrimin pran Rrahmanit se toka e Kosoves nuk len brenda tradhtaret Kurtoviç dhe Osmanoviç

    Përgjigjjuni
    1. B
      Brahoo

      Kurti deri tani ka bere marveshjen me te mire qe ishte e mundur. ASOCIACIONI direkt nuk permendet.

      Përgjigjjuni
      1. a
        adi

        Po ku pi shikon „oks“ O advokado Pse se nenshkrou Serbi Vucic !! Kjo ska koment ju qenkeni komplet i manipulum si ka mundesi mu shpreh nje njeri qe e quan veten intelektual!! Po sikur mos e kish pranu Kurti a e bon mend qfar fitore kishte korr Vucici Opinioni ne Serbi se bashku me amnasaden Ruse jan deklaru se nese e nenshkruan Kush kete plan to te vritet pse???

        Përgjigjjuni
        1. S
          SHQIPARI I KOSOVËS I MASHTRUAR

          KJO që ka ndodh dje Bruxel dhe do të ndodh në ditët e ardhshme më përkujton Kuvendin e Prizrenit, që është mbajtur më 8-10 korrik 1945 në qytetin e Prizrenit ku “Kosova e Metohija” i refuzohet bashkimi me Shqipërinë dhe bashkohet me SERBINË. Me ketë ri aneksimi të Kosovës nga Serbia sepse definitivit u shkëput nga trungu amë Presheva, Bujanoci dhe Medvegja, pjesët etnike në Maqedoninë V.P. dhe në Mal të Zi. Kjo që po bënë KURTI e OSMANI me shokët VV shënonë vazhdimësinë e përgjakshme të Kosovës. “Na rroftë Vëllazërim-bashkimit” dhe larg e më lagë Çlirimit të Kosovës dhe bashkimin me shtetin amë – Shqipërinë.

          Përgjigjjuni
          1. K
            Kronikani Imer Çorapja

            Qeveria ne mergim -sipasYmerit- ka vendosur që Kreshniki Spahiu Efendiu te garoje per Tiranen, krahas Zdromsit, Këllirës, Qorrit, DashRakisë. Skeptri I drejtësisë Nik Efendiu e ka të sigurt fitoren paska thene Edvin McConigali.

            Përgjigjjuni
            1. F
              Flamur Struga

              Kreshniku thote se : dialogu ndermjet Kosoves dhe rusoserbise,perfundoj pa ndonje sukses.Dakord,Po nga dhe si e thote Kreshniku se Albini (nuk e thote Kryeminstri)humbi.Kjo eshte nje ide ,mendim qe ne menyre apriori pa ndonje logjik dhe bindje faktike.Sot te gjithe shqiptaret e kuptojne se kjo eshte nje lufte shum me e rrezikshme se lufta me arme,armiku si gjithmone eshte ne avantazh.Po ne qe si korba te zeza ,perse xhelozojme,sulmojm i nencmojm ata (Presidenten Vjosa Osmani dhe Kryeminister Albin Kurti)te cilet ne menyre shume te drejte e bejne nje Lufte balle per balle,gjithmon per te miren e mbare kombit tone.E them keshtu,ngase kjo eshte e verteta.Akoma me shume e hidhur eshte kur njerezit me diploma,akademik ,ose si puna jone qe dhkarravisim,cfare obligimi kombetar kemi?te japim kontributin tone per te miren e trojeve tona apo te leshohemi si ujqer ndaj atyre te cilet po na perfaqesojne me dinjitet?Eshte tragjedi kjo sepse as njerezit e zgjuar dhe as ata (ne qe themi ndonje fjale me dhimbje)nuk po kontribojme ashtu sic duhet te bej cdo njeri per Atdheun e vet.....l

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje