Kërkuan përjashtimin e Spiropalit për 10 ditë nga Kuvendi, Sekretariati i Etikës rrëzon kërkesën e PD-së

27 Shkurt 2023, 17:50Politika TEMA

Kërkuan përjashtimin e Spiropalit për 10 ditë nga Kuvendi,

Sekretariati i Etikës ka rrëzuar kërkesën e deputetëve të PD-së për përjashtimin 10-ditor të ministres për marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropalin. Vendimi është marrë në mbledhjen e ditës së sotme me argumentin se sjellja e ministres në Kuvend nuk është në shkelje të etikës në sallën e Parlamentit.

Kjo kërkesë u bë nga opozita e Sali Berishës, sipas së cilëve Spiropali ka përdorur gjuhë fyese ndaj deputetit demorkat, Edmond Spaho.

“Së pari një minutë heshtje për Edmond Spahon që ra në komisionin e etikës si një revolucionar i vërtetë. Se nuk i kuptoni metaforat po s’kemi ç’bëjmë.

Ai ishte pa diskutim më i guximshmi në bilbilfryrëve dhe me më shumë vlerë se ju së bashku dhe do jetë gjithnjë në zemrat tona pas 20 ditësh bashkë me ju në revolucionin e radhës.”- tha Spiropali në Kuvend.

 

Lini një Përgjigje