
Kryeministri Edi Rama ka folur për marrëveshjen me Malin e Zi për ndërtimin e urës mbi lumin Bunë që do të bëjë distancën mes Velipojës dhe Ulqinit vetëm 300 metra.
Kreu i qeverisë tregoi se projekti do të bëhet me fonde të përbashkëta ndërsa tregoi bisedën me homologun malazez, të cilit i ka kujtuar se pagat i kanë më të larta në Mal të Zi.
“Është i domosdoshëm për të jetësuar me një ritëm më të shpejtë të gjithë ato që janë parime dhe kërkesa që burojnë nga procesi i Berlinit. Kaq e thjeshtë është kjo dhe natyrisht që edhe në këtë samit të radhës pasi japim dakordësinë edhe të tjerët, do të ftohen të gjithë që të jenë pjesë. Janë 2 nisma që kanë nevojë për njëra-tjetrën.
Ne nuk mundet të mjaftohemi me lidershipin e Berlinit me një proces të Ballkanit por duhet të vëmë fuqitë tona të përbashkëta për të jetësuar ato parime e ide që janë themeli i procesit të Berlinit.
Më vjen shumë mirë që sot kemi firmosur një marrëveshje shumë të rëndësishme për jetësimin e vizioneve dhe planeve që është ndërtimi i urës mbi Bunë, e cila do e kthejë distancën mes Malit të Zi dhe Shqipërisë në 300 metra nga dhjetëra kilometra.
Kjo nuk është marrëveshje e thjeshtë por jetësimi e bazuar në projektin e zbatimit nga FSHZH. Projektin e kemi zbatuar me fondet tona, tani me fonde të përbashkëta do bëjmë dhe urën.
I thashë edhe Dritanit, Këtu në Mal të Zi i keni rrogat më të larta dhe nuk shkon që t’jua paguajë Shqipëria dhe urën”, tha Rama.
Deklarata pa kripe!! Shqipnija sikur te ishte e zellshme do te interesohej e te investonte nate e dite ne Mal te Zi ne Maqedoni ne Greqi e Turqi per shkolla shqipe e per gjithqka qe e anvancon qeshtjen kombetare ... Ura mbi Bunen e perafron Shqipnin me anen tjeter te Shqipnise!! Si mendon Rama e udheheqesit tjere te Shqipnise po shifet sepse keta si duket e kan hallin e votave ,te karrigave dhe per vjedhje qe ja bejne popullit te shkrete qe i voton symbyllas .. Paramendoni ne kur shkonim ne Ulqin ata sflitnin shqip nga friga e sslavizmit .. Ndikimi i Shqipnise duhej te shtrihej ne Ulqin ,ne Tivare deri te Kotorri qe ishin qytete me shumice shqiptare ... Po ne Maqedoni tani po flitet se ne fshatrat shqiptare femijet e tyre po shkojne sllavisht ne shkolla per mungese te perkujdesjes se shtetit tone kombetare.. PO si sqenka Shqipnija e pasur pas njiqind vjete shtet !! Ku i lan fondet e parate apo kan prirje per vjedhje e korrupcione ...
Per te tilla marreveshje ka nevoje ky vend,marreveshje te cilat sjellin zhvillim ne vend.
Sa shume zhvillim jeni duke sjell ne shqiperi me te tilla marreveshje.Bravo
keni te drejte.Duhet ta beje mali i zi ate ure
nje ure qe do te na afroje me shume me malin e zi
Nje shtet shume mirekuptues
Keto jane marrveshje qe sjellin shume avantazhe dhe zhvillim ne vendin tone
Ura do jete ndihme per te dy vendet
Keni folur gjene e duhur