Rama: Shpresoj në dialogun Kosovë- Serbi, që superfuqitë të mos i marrin për veshi pas oborrit të shkollën sa herë grinden

27 Shkurt 2023, 14:46Politika TEMA

Rama: Shpresoj në dialogun Kosovë- Serbi, që superfuqitë

Kryeministri Edi Rama nga Podgorica është shprehur se Shqipëria është në krah të Kosovës ndërsa në Bruksel mbahet sot takimi Prishtinë-Beograd.

Në një konferencë të përbashkët me homologun malazez Dritan Abazoviç, Rama në fjalën e tij tha se plani franko-gjerman për dialogun Kosovë-Serbi plani më i mirë ndërsa shtoi se marrëveshja mes dy vendeve është rruga e vetme për të ecur përpara.

“Shqipëria nuk është superfuqi siç është BE apo SHBA.  Nuk i takon Shqipërisë  t’i thotë palëve në dialog me kushte pa kushte, nuk na takon ne por palëve në dialog. Janë ata që kanë përgjegjësinë për të vendosur për vendet e tyre dhe janë ata që paguajnë kostot e vendimarrjeve të gabuara.

Nuk ka absolutisht asnjë rrugë tjetër. Çdo rrugë tjetër është iluzion tjetër është për luftëra të brendshme, për vota, për politikë, por nuk ka lidhje me të ardhmen. Jam i angazhuar që çështja mes Serbisë dhe Kosovës të hyjë në rrugën e një dialogu pa kthim dhe mos të jetë nevoja që superfuqitë t’i marrin për veshi sa herë që grindet në oborrin pas shkollës.

Besoj se marrëveshja e bazuar në planin franko-gjerman është plani më i mirë. Është e pashmangshme që Shqipëria të jetë në krah të qeverisë së Kosovës.”- tha Rama.

14 Komente

  1. I
    Ishi i ZaKarovës

    Dmth genocidi serbomadh nder shekuj na paska qene thjesht nje grindje mes dy kalamajsh shkolle... Ahhhh piktor piktooooor

    Përgjigjjuni
    1. B
      Beni

      Zoti kryeminister ka folur shume mire,se nga kjo situate asnje pal nuk po fiton asgje.

      Përgjigjjuni
      1. K
        Kejsi

        Ju lumte per mbeshtetjen e madhe qe i jepni gjithmone kosoves.

        Përgjigjjuni
        1. K
          Kei

          Vetem BE mund ta zgjidhe konfliktin qe ka kosova me serbine.urojme qe te zgjidhet sa me shpejt ne kete te takim qe eshte zhvilluar

          Përgjigjjuni
          1. S
            Serxho

            urojme te marim lajme te mira nga takimi qe eshte bere ne bruksel.Nje konflikt qe ndikon ne te gjithe shtete

            Përgjigjjuni
            1. G
              Goni

              Urojm qe ajo mosmarrveshje mes Kosoves dhe Serbise te mos zgjatet me shume

              Përgjigjjuni
              1. N
                Notknow

                Shqiperia eshte ne marrveshje gjithmone me Kosoven

                Përgjigjjuni
                1. B
                  Beni

                  Sa mire qe mundoheni per keto dy shtete qe te pajtohen

                  Përgjigjjuni
                  1. R
                    Roni

                    Urojme qe cdo gje te shkoje sic duhet

                    Përgjigjjuni
                    1. R
                      Roni

                      Urojme qe cdo gje te shkoje ashtu sic duhet

                      Përgjigjjuni
                      1. e
                        emigranti

                        Megalomani Rama edhe thote se nuk nderhyn ne problemet e Kosoves, nderkohe qe nuk duhet te qendroje indiferent ne mbrojtje te saj, edhe thote qe plani Franko- Gjerman eshte plani me i mire kur nuk parasheh njofjen e Kosoves, ndersa Kosova detyrohet padrejtesisht te zbatoje asosacionin e komunave serbe, ose perndryshe kercenoni ju se superfuqite do t'ja terheqin veshin. Duhet ta kesh te qarte se edhe midis miqsh nuk ka gjithnje dakortesi, madje edhe ata vete kane me shume respekt per ata qe me dinjitet mbrojne interesat e vendit te tyre pa i prishur pune fqinjit grabitqar, se sa servilit qe eshte i gatshem per te shitur interesat kombetare per postin.

                        Përgjigjjuni
                        1. b
                          bimi

                          Z. Rama! Ne teresi kam respekt per politiken tuaj te jashtme ne pergjithesi dhe me fqinjet ne vecanti, pervec te ashtuquajturit ballkan i hapur..... si k/minister i Shqiperise nuk munde ta kaloni me nje shprehje kaq te "thate" kte problemin e dialogut Kosove -Serbi, kjo eshte nje ceshtje me serioze se sa nje terheqje veshi, dhe patjeter qe edhe ju duhet te keni nje qasje me serjoze.

                          Përgjigjjuni
                          1. T
                            Teo

                            Ju lumte per keto mbeshtetje qe i jepni Kosoves

                            Përgjigjjuni
                            1. P
                              Plasi llapa

                              Plasi suflaqi.....Eh mi Kejsi, Roni Boni Coni

                              Përgjigjjuni

                              Lini një Përgjigje