Dhunimi i Petraq Milos, Rama: Çdo pyll ka derra! U morën të gjitha masat

27 Shkurt 2023, 14:52Politika TEMA

Dhunimi i Petraq Milos, Rama: Çdo pyll ka derra! U morën të

Kryeministri Edi Rama ka komentuar dhunën ndaj zyrtarit të Partisë së Lirisë, Petraq Milo nga policia malazeze.

Rama shprehu falënderime për kryeministrin malazez për reagimin që patën si dhe për ndëshkimin e përgjegjësve, teksa shtoi se këto raste përdoren edhe për të ndezur flakën e nacionalizmit dhe për të kërkuar që ndërpriten marrëdhëniet diplomatiket me fqinjin e radhës

“I ka telefonuar profesorit, i ka shprehur ndjesën, janë marrë të gjitha masat për personat në fjalë dhe e gjitha kjo është bërë me xhentilesë dhe urtësi maksimale.

Këto janë raste që ndodhin, u ndodhin edhe në ndonjë rast shqiptarëve me policinë shqiptare por këto janë raste që shërbejnë si burim frymëzimi për të gjithë patriotët dhe heronjtë në potencë të rajonit tonë.

Këto janë rastet që mezi i presin për të ndezur flakën e nacionalizmit dhe të ndërpriten marrëdhëniet diplomatike.

Ndaj na duhet më tepër bashkëpunim rajonal e pa kufi, jo se çdo popull si çdo pyll do të shpëtojë nga derrat e vet ndonjëherë por sepse sa më shumë që hapësira të jetë e përbashkëta, aq më pak derrat do të mund të ndërhyjnë në punët e brendshme”, tha Rama.

12 Komente

  1. S
    Soni

    Sa mire qe merren masa per cdo gje

    Përgjigjjuni
    1. T
      Toni

      Rama flet gjithmone gjerat e duhura

      Përgjigjjuni
      1. A
        Alisa

        Bravo per masat e menjehershme qe keni marr ndaj atyre dy personave,dhuna eshte e patolerueshme.

        Përgjigjjuni
        1. K
          Kevi

          Keni shume te drejt kur thoni se te tilla raste perdoren per te shkaterruar marredhniet midis dy vendeve.Bravo qe keni marr masa menjehere.

          Përgjigjjuni
          1. D
            Drini

            fajtori ka mare denimin e duhur .Ai nuk perfaqson te gjithe shtetin tone

            Përgjigjjuni
            1. H
              Hektor

              fajtori eshte kapur.Sja vlen ta diskutojme me

              Përgjigjjuni
              1. G
                Goni

                Bashkpunimi rajnoal eshte goxha i rendesishem dhe jep shume zhvillim per vendin tone

                Përgjigjjuni
                1. J
                  Joni

                  Sa shume mirenjohje kane treguar,nje gje mjafte e mire!

                  Përgjigjjuni
                  1. T
                    Ten Siao Ping

                    Sa mire I del kohe per ti marre me nje problem te kote

                    Përgjigjjuni
                    1. L
                      Leda

                      Shume mire e ka thene kryeministri yne,derra ka kudo

                      Përgjigjjuni
                      1. K
                        Klea

                        Rendesi ka qe fajtori ka marre denimin qe meriton

                        Përgjigjjuni
                        1. E
                          Efendem

                          Ore i droguar, ore brekushexhi fill pas ngjarjes Kryeministri Abazovic fajesoi Milon per mos respektim te rradhes, por nje kundravajte e tille denohet me keshillim dhe e shumta me nje gjobe dhe jo duke ushtruar dhune, duart ne fut e duke nxjerrje forcerisht nga makina ne prani te familjareve. Ne variantin e dytre Abazi qe me sjelljet dhe veprimet e tij vetem shqiptar nuk eshte, kerkon te laje mutin me shurre. Turp edhe per ty qe permend derrat se ti i asaj rrace je dhe ne ankohemi per malazestet qe historikisht kane qene armiq dhe dashakeqas ndaj Shqiperise dhe shqiptareve.

                          Përgjigjjuni

                          Lini një Përgjigje