Rama për Abazoviç: Fenomen i rrallë, flet 2 gjuhë, unë përgjigjem vetëm shqip

27 Shkurt 2023, 15:06Politika TEMA

Rama për Abazoviç: Fenomen i rrallë, flet 2 gjuhë,

Kreu i qeverisë, Edi Rama ka komentuar faktin që homologu malazez, Dritan Abazoviç arrin të flasë 2 gjuhë.

Nga Podgorica aty ku ka mbajtur konferencën e përbashkët së bashku me Abazoviç, Rama theksoi se ka vendosur të përgjigjet në të vetmen gjuhë që i njeh rajonit, shqip.


“Më vjen keq që nuk flas dot në gjuhën tuaj se kush e pyet shqip, përgjigjet shqip e kush e pyet malazezisht, i përgjigjet malazezisht.

Dritani është fenomen i rrallë dhe mbase është i vetmi që edhe pse i flet shkëlqyeshëm gjuhët, nuk ngatërron këmbët sipas gjuhëve kur ecën. Unë përgjigjem shqip, në të vetmen gjuhë që i njoh këtij rajoni”, tha Rama.

 

2 Komente

  1. A
    Abdyl Cen Aga pij avdylagve

    Kruja ka nxjerrë Skenderbeun. Kruja ka nxjerrë kryeminister Mustafa Abaz Mërlikën. Kruja ka nxjerrë Dritan Abazoviçin nga,lagja ABAZE si kryeminister,të Malit,të Zi. A doni më ?

    Përgjigjjuni
    1. D
      Dibrani

      O Abdyl Torra,jo aga sic pretendon. Origjinen e Skenderbeut dhe Kastrioteve e ka percaktuar dhe vene vulen identitare historiani i famshem i ndjeri Kristo FRASHERI. Gjergj Kastrioti SKENDERBEU eshte DIBRAN dhe Noli e ka thene qe pas kthimit ne atdhe shkoi ne Diber dhe me qindra dibran filloi betejat nga Kruja se ishte si qender e vendit si pozicion gjeografik.

      Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje