Gjyqtarja që ka në dorë fatin e Sali Berishës dhe Ilir Metës

27 Shkurt 2023, 19:30Politika TEMA

Gjyqtarja që ka në dorë fatin e Sali Berishës dhe Ilir

Tereza Merkaj, gjyqtare pranë Gjykatës së Posaçme të Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, është para një vendimmarrje të rëndësishme, e cila mund të shënjojë karrierën e saj si magjistratë, por edhe mesazh të fortë nga drejtësia e re. Në 9 mars 2023, gjyqtarja Tereza Merkaj do të vendosë nëse SPAK-u do të hetojë ose jo pasuritë e Sali Berishës dhe Ilir Metës, nëse burojnë nga të ardhura të ligjshme dhe nëse janë deklaruar në përputhje me ligjin. Shqiptarja.com mëson se kallëzuesi Idajet Beqiri ka paraqitur parashtrimet e tij, duke kërkuar hetimin e Metës dhe Berishës për pasurinë dhe rolin e tyre në grabitjen e thesarit të shtetit në vitin 1997 dhe 1999. Nga ana tjetër, prokurorja e SPAK-ut, Manjola Kajana ka parashtruar argumentet e saj kundër hetimit.

Kjo betejë ligjore mes prokurores Manjola Kajana, gjykatës së shkallës së parë dhe avokat Idajet Beqiri ka marrë një vëmendje të veçantë për shkak se objekt i kallëzimit penal janë Sali Berisha dhe Ilir Meta, dy personazhe që kanë dominuar politikën shqiptare dhe që janë lakuar për aferat më të mëdha financiare. Nëse Tereza Merkaj do të shprehet pro hetimit, SPAK do të detyrohet të nisë një hetim të thelluar për pasurinë e Berishës dhe Metës, e cila mbart shumë pika të errëta. Në të kundërt, do të mbetet në fuqi vendimi i prokurores Manjola Kajana, e cila pretendon se nuk janë kushtet dhe rrethanat për të nisur një hetim.

Gjyqtarja Tereza Merkaj u konfirmua në detyrë më 15 dhjetor 2021, pasi u vlerësua pozitivisht nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit. Merkaj përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2003 dhe kreu stazhin për një vit në Gjykatën e Durrësit. Në vitin 2004 u emërua në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Elbasan dhe në 2013-ën u transferua në Gjykatën e Tiranës, në fushën e drejtësisë për të mitur.

Beteja ligjore

Në shtator të vitit 2022, avokati Idajet Beqiri referoi në SPAK një kallëzim penal ndaj Sali Berishës dhe Ilir Metës për vjedhjen e floririt të shtetit në tunelet e Kërrabës ndodhur në vitet 1997 dhe 1999. Në kallëzimin penal, Beqiri pretendonte se një pjesë e pasurisë së Metës dhe Berishës është produkt i vjedhjes së floririt. Më 7 tetor 2022, prokuroja Manjola Kajana, vendosi mosfillimin e procedimit penal, duke rrëzuar kështu kërkesën e Beqirit për ndjekjen penale të Ilir Metës dhe Sali Berishës si të dyshuar, sipas tij, si organizatorë dhe përfitues të vjedhjes së floririt.

Në vendimin e mosfillimit, prokurorja Manjola Kajana thoshte se vepra penale e referuar në kallëzimin e Idajet Beqirit është parashkruar sipas legjislacionit penal, pasi kanë kaluar më shumë se 20 vite. Së dyti, prokurorja e SPAK-ut Manjola Kajana thekson se për këtë ngjarje janë dënuar 5 persona në vitin 2001, me vendim të formës së prerë të Gjykatës Ushtarake. Dhe së treti, sipas prokurores, vepra penale e referuar nga Beqiri, ajo e grupit të strukturuar kriminal, nuk ekzistonte në legjislacionin penal të kohës.

Avokati Beqiri e ankimoi vendimin e prokurores Manjola Kajana në gjykatë, duke këmbëngulur në hetimin e Berishës dhe Metës. Me vendim të datës 30 nëntor 2022, gjyqtarja Flojera Davidhi, pranoi ankimimin e Beqirit, duke rrëzuar vendimin e 7 tetorit 2022 të prokurores së SPAK, Manjola Kajana, për mosfillimin e procedimit penal për vjedhjen e floririt. Gjyqtarja Flojera Davidhi arsyeton se prokuroria nuk mund të dalë në konkluzione se nuk ka vepër penale dhe se janë parashkruar veprat penale, pa kryer hetime. Gjyqtarja arsyeton se i takon më pas gjykatës për të kontrolluar dhe vlerësuar hetimet e prokurorisë. Flojera Davidhi thekson se mund të jemi para vazhdimësisë së veprës penale, por pa hetuar në mënyrë shteruese, nuk mund të dilet në një përfundim.

Gjykata thotë se kallëzuesi pretendon se Ilir Meta dhe Sali Berisha i kanë krijuar pasuritë me floririn e vjedhur. Sipas gjykatës, kallëzuesi nuk ka mundësi për ta provuar këtë fakt, ndaj SPAK duhet të verifikojë burimin e pasurisë së Metës dhe Berishës, përmes shkresave drejtuar ILDKPKI, hipotekës etj. Në vendimin e gjykatës thuhet se SPAK-u, pasi të bëjë një hetim shterues, të paraqitet në gjykatë për pushimin e çështjes ose ndëshkimin e personave përgjegjës, nëse do të zbulohen të tillë.

Por, prokurorja Manjola Kajana i qëndron arsyetimin në vendimin e saj për të mos regjistruar procedim penal për vjedhjen e floririt, si dhe për të mos hetuar pasurinë e Metës dhe Berishës. Në dokumentin që publikon sot Shqiptarja.com, Manjola Kajana rendit disa argumente për të mos regjistruar procedim penal për vjedhjen e floririt dhe rrjedhimisht për të rrëzuar vendimin e shkallës së parë që e urdhëron të verifikojë pasurinë e Metës dhe Berishës.

Manjola Kajana argumenton se fakti penal i vjedhjes së thesarit të shtetit në Kërrabë ka ndodhur dhe për këtë fakt janë dënuar disa persona. Por, prokurorja thotë se nuk ka asnjë të dhënë që Sali Berisha dhe Ilir Meta të kenë lidhje me vjedhjen e thesarit të shtetit. Gjithashtu, prokurorja thekson se deri në momentin e regjistrimit të kallëzimit penal, ka kaluar afati i parashkrimit të ndjekjes penale për veprat penale të vjedhjes së bankave.

Prokurorja e SPAK-ut thekson më tej se “është e vrertë të që kallëzuesi Idajet Beqiri, në kallëzimin e tij, përveç vjedhjes së thesarit duke përmendur/atribuuar këtë vjedhje shtetasve Ilir Meta dhe Sali Berisha si organizatorë të saj, ka përmendur një tërësi veprash penale si: korrupsion të funksionarëve të lartë shtetëror, pastrim të produkteve të veprës penale, refuzim për të deklaruar, vrasje në rrethana cilësuese etj., mirëpo këto vepra penale vetëm citohen prej tij..., duke mos referuar asnjë indicie konkrete që të krijohet dyshimi i arsyeshëm për konsumimin e këtyre veprave penale prej personave të kallëzuar prej tij”.

Sipas prokurores Manjola Kajana nuk mund të kryhen hetime për pastrim parash, pasi më parë duhet të vërtetohet fakti penal i vjedhjes së thesarit nga zyrtarët e kallëzuar” “Në rastin konkret nuk ka asnjë indicie që të bëjë lidhjen midis këtij fakti penal me të kallëzuarit Ilir Meta dhe Sali Berisha, si ish zyrtarë të lartë në kohën kur ka ndodhur vjedhja e thesarit të shtetit. Për këtë arsye, nga ana jonë vlerësimi i këtij kallëzimi penal është i lidhur më së pari me veprën penale të vjedhjes, në mungesë të vërtetimit të lidhje së ish funksionarëve të lartë Meta dhe Berisha, sjell si pasojë edhe pamundësinë e fillimit të hetimeve ndaj tyre për veprën penale të pastrimit të produkteve që rrjedhin nga vepra penale”.

Manjola Kajana, në ankimimin e saj në Gjykatën e Apelit, thotë se Gjykata e Shkallës së  Parë, në kushtet e mungesë së indicieve të rëndësishme të faktit penal, duke të linte në fuqi vendimin e saj për mosfillimin e procedimit penal.

“...gjykata, gjatë kontrollit gjyqësor, duhet të marrë në konsideratë jo vetëm pretendimet e palës kallëzuese, por edhe respektimin e të drejtave dhe lirive ndaj të cilëve ngrihet akuza.... Për më tepër që vetë kallëzuesi në ankim ka shtuar fakte të reja në lidhje me pasurinë e subjekteve zyrtarë të nivelit të lartë, fakte të cilat edhe prokuroria nuk i ka pasur objekt kallëzimi, në momentin e vlerësimit të kallëzimit penal”, thekson prokurorja e SPAK-ut. (Shqiptarja.com)

16 Komente

  1. w
    wtc

    C'fare turpi dhe pershurrje per drejtesine shqiptare. Ish kreu i SPAK Kraja dhe prokurorja Kajana kane treguar me veprimet e tyre qe jane aty per te qene avokat mbrojtes te Berishes dhe Metes.

    Përgjigjjuni
    1. R
      Raimond vlonjati

      Po po, keta po mbrojne Meten dhe Berishen nga vkjedhjet qe ben Rama Rama vjedh ne rruget qe i nderton me 30 milion dollare per KM, dhe Gjykata dueht te denoje Metend he Berishen. Rama vjedh ne djegesat e mbeturinave me qindra milione dollare, mirepo ne duhet te denojme Meten dhe Berishen se keta e kane fajin . hahahahaha Rama vjedh me cmimin e karburantit qe e ka cuar me te lartin ne Europe, dhe ne duhet te denojme Berishen me Meten , se jane ekta fajtoret .looooooooooooooooooooooooooooool hahahahahaha Ndaj eshte bere Reforma ne drejtesi, qe te vjedhi Rama dhe denohet Meta

      Përgjigjjuni
    2. K
      Kur do behemi njerez me dinjitet.

      Pse duhet shtypi yne te tregoj se kush gjyqtar e se cfare do bej me hajdutet e maskarenjte.Ketu ne USA nuk jep shtypi se kush gjyqtar e cfare ka bere e do bej.Shtypi duhet te tregoj filloj ceshtja penale per bajgen Sali e zen e mute.Mund te shkruaj per cfare akuzohen dhe sa denohen.Te gjithe e dime qe banditet tek ne te vrasin naten e te qajne diten.I lini gjyqtaret ne punen e tyre.Edhe ne tv fillojne halenistet me idiotsine e tyre derdellisin sikur dine gjithcka.

      Përgjigjjuni
      1. N
        Neritan Liçaj

        Kjo gjygjtarja nuk eshte e perlyer si ai Zhukri ,dhe besoj do vendose drejtesi

        Përgjigjjuni
        1. F
          Fatmir Okaj

          Dokprof Salia asht burr shtetit e famile nershme. Zatni e mysliman esnaf.

          Përgjigjjuni
          1. E
            Ela

            Uh eshte shpetimtare se te dy ka lidhje miqedore me Ilir meten, mos MbaniShpresa kot

            Përgjigjjuni
            1. S
              Sunitet nuk bejne shtet, lloji i kafshes.....

              A mund te besohet se nje haneme "merkaj" (qe paturpesisht quhet edhe "Teresa") mund te gjykoi apo me keq akoma, te denoi turkoshaket Metaj apo Sali!!? Never!!!!

              Përgjigjjuni
              1. U
                Ushnja…

                Nuk njoh as njërën as tjetrën, por di që janë dy mbiemra beratas. Idajet Beqiri duhhet të ketë kujdes se beratasit ta fusin, siç bënë me Skënderbeun apo autorin e “Skënderbeut”, Sabri Godon.

                Përgjigjjuni
                1. V
                  Vranakonti

                  Bobooo,sa para te madhe ka mare kjo Kajana nga Saliu dhe Meta.

                  Përgjigjjuni
                  1. U
                    Ushtari.

                    Ca jane keto afate kohore vidhet thesari shteteror e kjo thot per afat.Ka dy rruge te behet hetimi qofshin fajtor te denohen ne te kundert te denohet denoncuesi e thjesht fare moj prokurore.

                    Përgjigjjuni
                    1. S
                      Shko

                      Fuck bastardeve te drejtesise...

                      Përgjigjjuni
                      1. S
                        Sara

                        Po të ketë përgjegjësi për të dhënë drejtësi do të gjejë edhe argumente ligjore. Pasi kanë dalë fakte dhe prova të reja që vërteton se ata janë urdhëruesit e vjedhjes. Faktet janë mal në këmbë:Shpenzimet për shkollimin e fëmijëve në Londër, pasuritë në hipotekë etj që nuk justifikohet me pagat dhe deklarimet që kanë bërë. E gjejnë indicien në çdo kohë po të duan. Prokurorja Kajana nuk ka këllqe që të japë një gjykim korrekt e të paanshëm edhe tani pasi kanë lënë postin dhe janë shpallur non grata. Pa le të shpresonim të gjykoheshin kur ndodhi ngjarja dhe ata ishin në postet e larta shtetërore. Por të mos harrojmë historinë: edhe Al Kapone në Amerikë nuk u dënua se kishte bërë krime, kishte urdhëruar vrasje e masakra, por u dënua për herë të parë se kishte shmangur taksat. Dhe kur njerëzit e panë pas hekurave vranë frikën dhe dëshmuan për vrasjet dhe masakrat që kishte urdhëruar.

                        Përgjigjjuni
                        1. C
                          Col Rogozhina

                          Perralla nga Idajet Beqiri,mashtruesi i shekullit. Vertet ka njerez qe i besojne ketij ekzemplari?????!!!!!!

                          Përgjigjjuni
                          1. t
                            trimi

                            o pall nuk jan perralla se celsat e arit vetem keta ikan pas, per katunaret qe u denuan ishte loja e ketyre mostrave per ta larguar rezikun nga vetja e tyre

                            Përgjigjjuni
                          2. N
                            Neandertali i shpellave bizantine te mesjetes

                            Ik ore bythemut, perpiqu te njohesh te tat nje here pastaj merru me fete e shqiptareve....neandertal i ardhur me zorr si skllav ketu

                            Përgjigjjuni
                            1. a
                              arqile

                              Kjo gjyqtare do behet heroine pobe ngjeshi ne burg salen ne te kunderten do ta pesoje si e para ajo Kajana qe doli k...nga trute dhe i ra te mires qe e kishte ndjekur pas me shqelma turp te kdte.Gjithe populli dshqipetar e di se floririn thesarin krimet vrasjet maskaralleqet me probe mnte gjitha jabe te sales .Nqae nuk fusin ne burg salen le e varen vete ne litar sr ai i pret.Mos te kene frike sala edhte krimiel dhe nuk shpetondot.

                              Përgjigjjuni

                              Lini një Përgjigje