Arlind Qori shpall kandidaturën për Bashkinë e Tiranës: Do të futemi në zgjedhje me çdo kusht!

28 Shkurt 2023, 09:12Politika TEMA

Arlind Qori shpall kandidaturën për Bashkinë e Tiranës: Do

Arlind Qori ka shpallur kandidaturën për kryetar të Bashkisë së Tiranës. 

Ai ka deklaruar në emisionin "Të Paekspozuarit" se do të kandidojë me çdo kusht edhe pse ka përpjekje për të ndaluar "Lëvizjen Bashkë" të hyjë në zgjedhje. Qori tha se nëse partia nuk regjistrohet, ai do të kandidojë si i pavarur. 

"Kandidati për kryetar bashkie do të jem unë. Do të jem qoftë me siglën e Lëvizja Bashkë, por edhe si kandidat i pavarur nëse nuk na regjistrojnë. Nëse do të na detyrojnë, do të duhet të kemi 7 mijë firma. Ju zotohem se ne do ti mbledhim firmat, jo 7 mijë por edhe 70 mijë nëse duhen. Këto maskarallaqe na e forcojnë vendosmërinë.

Qëllimi ynë është të kandidojmë për këshillat bashkiakë dhe kryetar bashkie. Në të dyja rastet unë do të jem kandidat për kryetar Bashkie. Jemi zotuar sot publikisht.

Do të bëjmë tre muaj fushatë derë më derë. Nuk lëmë asnjë maskara me pushtet ose me vulë të na pengojë", tha Qori. 

"Unë jam gjykatësi, i di unë këto punë!"

Arlind Qori, ka denoncuar faktin që gjyqtari Agron Zhukri, po pamundëson hyrjen e tyre në zgjedhje, duke e caktuar datën e mbajtjes së seancës për regjistrimin si parti politike në 7 mars, një ditë pas afatit të fundit të KQZ për t'u regjistruar në zgjedhje. 

Qori shpjegoi se "Lëvizja Bashkë" e ka dorëzuar dokumentacionin në gjykatë në kohë dhe se gjyqtari ka shkelur ligjin me vendimin për ta caktuar seancën pas kalimit të afateve. 

Ai shtoi se gjyqtari Zhukri nuk u ka dhënë shpjegime me shkrim, por ka deklaruar se ai është gjyqtari dhe "këto punë i di unë". 

"Në datën 9 janar, kemi dorëzuar të gjithë dokumentacionin, 3500 firma në Gjykatën e Tiranës. U regjistrua kërkesa jonë, u morën firmat.

Sipas ligjit, afati maksimal kur gjykata duhet të japë përgjigje është 30 ditë, pra e ka taksative. Gjykatësi Agron Zhukri nuk e respektoi afatin. Në fillim na u tha nuk është hedhur shorti. Çështja ka afate, që i përcakton ligji i partive.

Më pas gjykatësi nxjerr ditën e seancës, 7 mars, larg afatit që duhet të merrte gjykata vendimin. Kur mori vendim pra, e la në 7 mars, nje ditë pas mbylljes së regjistrimit të partive në KQZ. Efekti imediat i kësaj është të mos marrim pjesë në zgjedhje.

Ne kemi dërguar pafund shkresa ku ja sqarojmë këtë gjë dhe i themi mos shkelni afatet për të na pamundësuar regjistrimin tonë në zgjedhje.

Zotëria ka thënë; "unë jam gjykatësi, i di unë këto punë". Asnjë përgjigje me shkrim.

Nuk besoj se zoti Zhukri ka ndonjë inat personal me mua. E vetmja gjë që dyshoj, është se gjyqtari nuk është me vullnetin e tij aty, por me vullnetin e atyre që nuk duan të regjistrohemi ne në zgjedhje. Unë mendoj se është qeveria dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, për shkak të kontradiktave të forta që kemi patur me të", deklaroi Qori në TPZ. 

18 Komente

  1. f
    fatmiri

    Pak me modest zotni,Qeveria ka frik nga ju!!!Kur nuk keni qosur asgje.

    Përgjigjjuni
    1. m
      miri

      e qosen me protestat e studenteve. e lane ramen nje jave pa gjume.

      Përgjigjjuni
    2. B
      Bledi

      Perpara me vendosmeri Arlind Qorri dhe suksese. Edhe djalli vete sikur te jesh ti, vota ime eshte per ty dhe kurre me per Veliajn dhe ate Kellicin e k@rrit. Boll me keta plera/hajdute/arrogante dhe zvaranike qe na pine gjakun

      Përgjigjjuni
      1. E
        Eva

        Bravo Arlind 4 na ke!

        Përgjigjjuni
        1. d
          duaje

          Arlindi te futet per te fituar. Populli i Tiranes do ta perkrah.

          Përgjigjjuni
          1. V
            Votusi i Tiranes

            Arlind nga fjalet te le me goje hapur i jep pergjigje edhe shejtanit po shpirtin askush nuk e tregon , nga fytyra vjen pak ezmer , pak para doli nje tjeter me i zi se ti qe i heq vallen nongrades po je si ai ne krah te kundert me mire mos i hyr valles fare he xhan te keqe se per llafe te bukura kemi Saline e Liken por me shpirt katran .

            Përgjigjjuni
            1. v
              votues vk

              rraciste plehre. ti je izi ne shpirte

              Përgjigjjuni
            2. S
              Socialisti

              Asnjë votë më për abuzuesin dhe gjobvënsin, për grabitsin e taksave të qytetarve të tiranës erjon velijan!. Asnjë votë për të ringjallur kufomën nongrata të sali berishës dhe familjeve mafioze berisha-meta!. VOTONI ARLlNDIN si të vetmen mundësi për ta shpëtuar vendin nga bandat e krimit 30 vjeçar të pd, ps.dhe munikës së like hajdutit. Vota ime dhe jo vetëm shkon për arlindin.

              Përgjigjjuni
              1. S
                Sula

                Na kishte mare malli per marksist leninistet qe na sillte Enveri ne Tirane. Te gjithe dukeshin sikur kishin nje prerje: fluturonin me pras ne b....

                Përgjigjjuni
                1. N
                  Nari

                  Agron Zhukri njihet boterisht qe eshte vegel e bindur e Berishes,jo vetem se gruaja e Zhukrit ka qene sekretare e tij,por edhe sepse Sala e beri kete nga shofer ne seline e PD,ne gjyqtar te plepave.A nuk ishte ky mender gjyqtar,i cili vjet njohu partine e Berishes si te ligjeshme,ne vend te partise se Bashes ? Pse ky Qorri i cili pretendohet si ekstrem i majte,per pengesat e gjyqtarit Zhukri fajeson Erjon Veliajn me PS dhe jo Saliun me PD,sherbetor i te cileve eshte gjyqtari Agron Zhukri ?!!

                  Përgjigjjuni
                  1. N
                    Nari

                    Agron Zhukri njihet boterisht qe eshte vegel e bindur e Berishes,jo vetem se gruaja e Zhukrit ka qene sekretare e tij,por edhe sepse Sala e beri kete nga shofer ne seline e PD,ne gjyqtar te plepave.A nuk ishte ky mender gjyqtar,i cili vjet njohu partine e Berishes si te ligjeshme,ne vend te partise se Bashes ? Pse ky Qorri i cili pretendohet si ekstrem i majte,per pengesat e gjyqtarit Zhukri fajeson Erjon Veliajn me PS dhe jo Saliun me PD,sherbetor i te cileve eshte gjyqtari Agron Zhukri ?!!

                    Përgjigjjuni
                    1. a
                      arrifi

                      Ketij djalit te Selfo Qorit i jap vetem 6% mundesi per te fituar Tiranen.

                      Përgjigjjuni
                      1. S
                        SAMIU

                        Shume i paske dhene ....

                        Përgjigjjuni
                      2. B
                        Brezi i djegur

                        Ky eshte super i majte por me timon shume djathtas. Sec me kujton AK te kreshnik spahiut edhe ai kshu bente sikur ishte armik I betuar me dr mortjen per te marre vota nga PS. O Qoro hy ne zgjedhje po ta mbajti.. 0,00001% vota di marresh..

                        Përgjigjjuni
                        1. I
                          Instituti I St. MarksisteLeniniste

                          Ëndrra e Qorrit është një treg ku mund të blesh sy me shumicë. Përpara Qorro ! Çukit vota majtas apo djathtas ? Nga marrin vota arqiomarksitët ? Varja se di as Lenini i Librazhdit. Qorri në ballë. Zdromsi në këmbë. Këlliçi në kajake !

                          Përgjigjjuni
                          1. a
                            astriti

                            arlindi eshte simpatik ,por ka fatin e keq se perballe ka nje djale qe eshte me simpatik.eshte si puna e ronaldos me mesin ,sa te jete mesi ronaldo mbetet pas.ama kur edi te merzitet dhe vendin e tij ta zere erioni mundet qe arlindi te perfitoje .do ishte nje zgjedhje e mire .mua me pelqen se eshte i majte dmth vertete i majte dhe si i tille mund ta fokusoje zhvillimin ne rritjen e nivelit ekonomik te shtresave te varfra .angazhimi i tij ne politike dhe berja e tij faktor do ti bej mire besimit te njerezve te politika .

                            Përgjigjjuni
                            1. T
                              TIRONA

                              Qorri mor djale si shume te gjate e ke prasin dhe llafet,konkretisht asnje mendim,program vetem “peci kundra” Duhet te jesh pak i rrjedhur o teknokrat! Mos e mbaj koken lart si kalliri bosh por ulu konkretisht ne rogoz dhe publiko program objektiva konkrete me buke : leri fjalet e librave qe te behesh sadopak i besuar deri tani je ne stratosfere.

                              Përgjigjjuni
                              1. T
                                TIRONA

                                Qorri mor djale si shume te gjate e ke prasin dhe llafet,konkretisht asnje mendim,program vetem “peci kundra” Duhet te jesh pak i rrjedhur o teknokrat! Mos e mbaj koken lart si kalliri bosh por ulu konkretisht ne rogoz dhe publiko program objektiva konkrete me buke : leri fjalet e librave qe te behesh sadopak i besuar deri tani je ne stratosfere.Do te na besh te qeshim o krrich aguridhe!

                                Përgjigjjuni

                                Lini një Përgjigje