Kathimerini
Në Athinë ka nisur të shprehet ankthi se Fredi Beleri, i zgjedhuri (por i palejuar të bëjë betimin, pasi është në paraburgim që prej 13 majit) kryebashkiak i Himarës, mund të humbasë postin e tij, si pasojë e natyrshme e metodologjisë që po aplikon në tremujorin e fundit qeveria e Edi Ramës. Është karakteristike se në darkën informale me krerët e Ballkanit Perëndimor u ftua presidenti shqiptar Bajram Begaj dhe jo Rama, pasi çështja “Beleri” është e hapur. Begaj nuk e pranoi ftesën, një fakt që duket se do të përkeqësojë më tej klimën mes dy kryeqyteteve. Madje, Athina duket se ka dashur të tregojë me këtë iniciativë, në të cilën është parashikuar të marrë pjesë edhe presidentja e Komisionit Evropian, se rruga e anëtarësimit në BE për fqinjët, kalon ende përmes Greqisë – një mesazh që për momentin i drejtohet kryesisht Tiranës.
Thuhet se Kryeministri i Shqipërisë i ofroi garanci palës greke në prapaskenë menjëherë pas zgjedhjeve të dyta greke se “çështja Beleri do të zgjidhej”. Sot kuptohet se ai thjesht mund të ketë bërë blof për të blerë kohë që të plotësohen 3 muaj paraburgim dhe të kalojë në fazën tjetër që është përjashtimi automatik i Belerit nga detyra. Sipas Kodit Zgjedhor shqiptar, kryetarit të bashkisë i kërkohet të ketë një adresë banimi brenda kufijve të bashkisë së tij. Fredi Beleri tashmë ka një adresë atë të burgut të Vlorës ku mbahet, pasi çdo i burgosur pasi ka kaluar 3 muaj merr adresën e qendrës së paraburgimit.
“Teknikisht”, sipas ligjit, 3-mujori përfundon të dielën e 20 gushtit. Për pasojë, Ministria e Brendshme e Shqipërisë nga e sot mund të pretendojë se Beleri nuk mund të betohet si kryetar bashkie pasi nuk jeton brenda kufijve të bashkisë së tij dhe të shkarkohet automatikisht nga detyra.
Protesta
Vendosmëria e qëndrimit të Athinës u manifestua javën e kaluar me një demonstratë në mbështetje të Belerit, në të cilën morën pjesë kryebashkiaku i Athinës Kostas Bakojanis dhe kryetari i Selanikut Konstantinos Zervas. Në konsultim me Pallatin Maximos dhe Ministrinë e Punëve të Jashtme ata u përpoqën t’i transferonin Edi Ramës mesazhin se Greqia nuk do ta pranojë një metodë të tillë pa shtruar pyetjen për cilësinë e demokracisë në Shqipëri.
“Demokracia nuk është e burgosur”, – tha Kostas Bakojanis, duke lënë të kuptohet se Greqia do të denoncojë Shqipërinë në institucionet evropiane dhe do të ndikojë negativisht në raportin e ardhshëm për Ballkanin që do të mbahet në tetor. Komisioneri Margaritis Schinas, pjesëmarrës në demonstratë, deklaroi se “ky rast nuk duhet të bëhet pengesë për ambiciet europiane të Shqipërisë”.
“Mesazhi është dërguar” edhe në Tiranë, por nuk është e sigurt që Edi Rama do të ndryshojë qëndrim. Çfarë është ajo ku bazohet obsesioni i kryeministrit shqiptar? Në çfarë mbështetet ai për të rrezikuar marrëdhëniet e mira deri vonë greko-shqiptare?
Makis Voridis dhe Stavros Papastavrou e kanë studiuar çështjen me detaje. Veçanërisht Voridis që është futur në thellësi të historisë së konfliktit, pasi ka folur edhe me avokatët që mbrojnë Belerin. Kryebashkiaku i zgjedhur (dhe ish-presidenti i Omonias) po mbahet në bazë të një dosjeje në dukje të dobët dhe të rreme. Dyshohet se bashkëpunëtori i tij, Pandeli Kokaveshi, i cili po ashtu është arrestuar dhe ndodhet në paraburgim, ka tentuar para zgjedhjeve të blejë votat e 14 zgjedhësve për 50 euro secili. Nuk ka asnjë provë, vetëm pretendohet se transaksioni ka ndodhur në tualetin e vendtakimit.
“Para jush edhe Erdogani është kampion i demokracisë”, – ishte deklarata e fundit e Belerit nga burgu drejtuar Ramës. Athina e kupton që pavarësia e gjyqësorit shqiptar nuk duhet vënë në pikëpyetje, prandaj edhe retorika ka ndryshuar pak.
“Lëreni mënjanë lirimin me kusht, vetëm lëreni Belerin të bëjë betimin dhe kjo mund të bëhet edhe nga burgu”. Ky është mesazhi i fundit i qeverisë greke, burime pranë të cilës theksojnë se betimi nuk i “prish punë” krimit të pretenduar. Ministri i Jashtëm Giorgos Gerapetritis i ka kërkuar vazhdimisht homologes së tij shqiptare Olta Xhaçka që thjesht të lejojë Belerin të betohet. Por duket se nëse bëhet kjo, atëherë plani i Edi Ramës rrëzohet. Kryeministri shqiptar thuhet se i kishte dhënë garanci palës greke se çështja do të zgjidhej.
Pretendimet e minoritetit
Kryeministri shqiptar akuzohet se ka mbështetur (moralisht) biznesmenë të mëdhenj shqiptarë që duan të sekuestrojnë titujt e pronësisë së grekëve, të cilat nuk janë përcaktuar kurrë saktësisht pas rënies së regjimit komunist. Janë përcaktuar vetëm tituj në përdorim, të cilët blihen lehtësisht nga interesat e mëdha. Titujt mund të “konvertohen” në tituj pronësie me të drejta të rregullta shfrytëzimi në Rivierën e famshme të Himarës nëpërmjet vendimeve të bashkisë. Sipas këtij interpretimi, zgjedhja e Belerit kërcënon planet e establishmentit shqiptar. Beleri nuk admirohet nga shqiptarët. Ai mësohet se ka pasur të paktën kontakte si 20-vjeçar me organizatën MAVI – Fronti Çlirimtar i Vorio Epirit. Megjithatë, ajo që e bën atë të padëshiruar në Tiranë nuk është “e kaluara e tij superpatriotike”. Ka edhe diçka tjetër…
Beleri u zgjodh me mbështetjen e partisë së ish-kryeministrit Sali Berisha (duke i dhënë fund një mosmarrëveshjeje të kahershme mes tyre). Edi Rama dhe Berisha janë armiq të betuar, duke bërë që Himara të behët një tjetër fushë e konfliktit të tyre – me viktimën Belerin. Ekspertët e Ballkanit thonë se Rama “pëlqen” të luajë një lojë kaq të ashpër me Athinën, sepse Berisha është një “person i padëshiruar” për Uashingtonin. Më 19 maj 2021, Sekretari Amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, deklaroi drejtpërdrejt se Berisha është i padëshirueshëm për SHBA-në sepse është i përfshirë në raste korrupsioni. Madje, sipas disa burimeve edhe Fredi Beleri nuk ka leje hyrjeje në SHBA.
Rama përmend faktin se është gjykata e pavarur që vendos për Belerin. Ajo u krijua në vitin 2019, pas presionit të SHBA për të reformuar drejtësinë shqiptare. Ky është i famshmi SPAK (Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit) që përfshin tre organe, Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit, Zyrën e Hetimit Kombëtar dhe Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. Më 2 gusht u njoftua se Beleri do të gjykohej për “korrupsion aktiv në zgjedhje” nga Gjykata Speciale e Shkallës së Parë.
Duhet shtuar se ambasada e SHBA-së në Tiranë dhe në veçanti ambasadorja e gjithanshme Yuri Kim, e cila u largua vetëm më 10 korrik (dhe u gradua Ndihmëssekretare e Shtetit për Evropën dhe Azinë), luajti një rol të rëndësishëm në ndërtimin e SPAK, por dhe më gjerë në reformimin e drejtësisë shqiptare (dhe shpeshherë ishte cak i komenteve kritike nga anti-amerikanët shqiptarë…). Mjafton të themi se në faqen e ambasadës amerikane, aktualisht gjendet gjerësisht një shpallje për plotësimin e 6 vendeve vakante në Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Prokurorinë e Lartë të vendit.
Rrjedhimisht, Edi Rama po rrezikon sepse (ndoshta mendon se) po mbështetet te amerikanët që e kanë Berishën (dhe Belerin) “leckë të kuqe”. Një skenar më “i avancuar”, i cili përfshin shkarkimin e Belerit (me ose pa lirim me kusht) dhe më pas zëvendësimin e tij në krye të Himarës nga një minoritar “i moderuar” jashtë rrethit Berisha, është diskutuar në disa kryeqytete dhe mund të realizohet, por për momentin, Athina këmbëngul të mbështesë Belerin dhe nuk dëshiron ta miratojë atë në asnjë rrethanë.
Hahaha..., Cfare analize e ceket! Vijne verdalle ne artikull, por nuk i shfaq gjapri kembet, endrren e vdekur nacionaliste te vorio epirit. Ps: Himara ka qene, eshte e do mbetet shqiptare.
Dhe jo vetem kaq. Kur thone "minoritari", gabojne me ndergjegje, pasi nuk ka asnje minoritar ne Himare. Himarjotet kane qene dhe jane shqiptare 24 karat. Minoritare greke ka vetem ne Dropull, qe jane te ardhur si argate per te punuar tokat e bejlereve gjirokastrite. Edhe ata kane ndertuar shtepite ne tokat e bejlereve gjirokastrite me aprovimin e tyre, pasi nuk kane asnje prone ne ate zone, packa se cfare eshte bere me vone me katrahuren berisha te pronave te shqiptareve ne te gjithe vendin, ku kane perfituar edhe minoritaret greke te Dropullit. Nje nga kushtet per anetaresimin e Shqiperise ne BE eshte edhe zgjidhja e katrahures se pronave, qe shkaktoi doktorr mortja.
Xhixhua t'a tha këtë!?
Po Gjermania dhe Spanja tja hapin letrat grekut, te shofin cdo dali. Nga pensionet fiktive 500 euro qe i japin minoritareve dhe deri tek letrat e pasaportat me leke qe shesin greket per shqiptaret. Ti hapin njehere letrat ketyre grekeve qe bejn sikur jane me europian se shqiptaret
Po cfar do greku me drejtesin shqipetare.????????????? Pak shqipetare jan denuar ne greqi ska then gje qeveria shqiptare,bile edhe kan vrare neper burgjet greke, kurse beleri megjithese ne burg jeton me mir se pjesa dermuese e shqipetareve. Po s'ka faj greku fajin e ka Europa kurve qe ka,30 e ca vjet qe tall bythen me ballkanin dhe I len gjerat ti zgjidh greku e bullgari. Bile fajin na e kan armiqt e brenshem qe sjan te paket dhe jan me keq se greku.
beleri le te vuaje denimin qe meriton
rama nuk ben te fortin me asnje ,kush gabon denohet
Himara nuk do per kryebashkiak nje kriminel i cili do demtoje imazhin e ketij qyteti
para ligjit jane te gjithe te barabarte, nuk kane pse nderhyjne te tjeret
Greqia moralizon per demokraci dhe te drejtat e njeriut…???!!! Ajo te shikoje ai eshte sjellur dhe sillet me emigrantet atje duke i trajtuar si skllever nqs nuk pranojne te kthehen ne greke dhe te harrojne vendin e origjines, jemi te neveritur me ta….
Ka ardhur koha qe shqiptaret ne cdo shtet apo troje te vjedhura te thone fjalen e tyre.Shqiperia naturale eshte toka e shqiptareve.Micotaqis mban vellon e nuses se virgjer,politike e atyre qe mbipopulluan gadishullin .
Nuk po ben aspak te fortin por thjesht po i pergjigjet ashtu sic e meritojne ata grek
Rama eshte danoc dhe ska nevoje me bo te fortin sepse me dy fjal i ul ne byth ata karat
Athina Mbeshtet Bejlerin se ka INVESTUAR Miljona te Bejleri qe i PREMTOJ Greqise HELENIZIMIN E HIMARES..pse nuk e thone kete Gazetaret Greke?? 1-Bejleri qe Investoj Athina eshte nje "Sandwich" ne Duart e Politikes Greke sepse ka nje DOSJE Bejleri ne Minstrin e Brendshme ne Greqi.. ku Bejleri eshte Pestare i Organizates MAVI..Organizate qe me Veprime Terroriste, dhe Nderrmarje Ushtarake kerkon "Clirimin e Vorio-Epirit".. 2-Policia Greke Dosjen e Bejlerit qe Vrane me 1994-tren ne Peshkepi te Gjirokastres 3-Ushtarake Shqipetare, e nxjerre nga Sirtari..sa here te doje dhe "Emeroj dhe Shantazhoj" Bejlerin. 3-Politika Greke nuk ka qene asnjehre Miqesore per sa i perkete Interesave ne Shqiperi..biles jane po keta Politikane Greke...qe ju VERSULEN qe ta Shqyenin ish Ministrin Shqipetare te Jashtem Paskal Milo..kur DEKLAROJ:se ishte Greqia ajo qe Bllokoj Hapjen e Korridorit te 8-te, sepse dilte jashte Loje Porti i Selanikut.. Greqia AKUZOJ Paskal Milon me Shpifje nga me Banalet duke i thene se ti ke "Shitur Viza"..kur Z:Milo..nuk kishte asnje Aksses ne nje Aspekt te tille.. @@Bejleri e Meriton ..BURGUN...lol
Di shkrim e këndim ti Meço? Unë çoban me dhi jam.... Nuk e HELENIZON dot Himarën analfabeti Beleri....ai as t'a shqiptojë si fjalë nuk e di. Kishte deklaruar,sigurisht i mësuar nga të tjerë,se do mbrojë HELENIZMIN në Himarë- thënë më trashë ,meqë himarjotët janë deklaruar helenë në Greqi, Beleri tani betohet të mbrojë pronat e këtyre " helenëve"! Mos na bëni tani çudira këtu: atë që Greqia me shtet,ushtri,vrasje,para,kishë, propagandë ,blerje politikanësh etj nuk e ka arritur dot në shekuj ,do t'a bëjë për 4 vjet kryebashkiaku kokëmish Beleri???? Ore unë e dua nacionalizmin shqiptar po nuk pranoj të quhem debil për hatër të këtij .... Shqip - Beleri me Berishën duan të manaxhojnë pronat e himarjotëve,Rama me Zamir Mane,nipat e Sabit Brokës dhe Lul Morinën nuk e lejon këtë! Kaq shqip është ore! Edhe duhet pak kufi në ato që pretendojmë; si mendon ti se të dhimbset toka e Himarës më shumë sesa atyre himarjotëve atje??? Nëse ke idenë se himarjotët janë të ardhur në atë tokë nga Greqia,shko më mirë pyet të parët e tu se nga cila krahinë e Ballkanit kanë ardhur ,se me siguri jeni shumë më të vonët sesa himarjotët në këtë vend! Këtu flitet për interesa pronash - çfarë mut helenizmi....
i forte eshte jo se ben o shok
Ben si i forte por eshte nje frikacak dhe hipokrit dhe servil i neveritshem.
Ja dhe Real prapanica
tema vazhdoni gjithmone e me shume te bini ere tallava a anadolli,duke u fjalosur me vete dhe duket sikur beni dialoget me lexuesit,qe tundin flamurin shqiptar,kur brenda,valevisin ate turk si specie e bastarduar ne shekuj.
Shko ore bastard ne Qenefistanin tend se jeni mesuar te vidhni ne kurris te shqiptareve...rrace e keqe. Eshte e kote cdo dialog apo perkufizim tjeter perballe halesh qe mbrojne me cdo kusht te keqen edhe kur ja ben muuu si lopa,,,te pandreqshem, pikerisht BASTARDE
Beji te fala atyre grekeve mustaqellie qe ke ne shtepi ti palikaris...e din vete ato nga kush
Eshte fare e thjeshte per tu kuptuar sepse eshte i vetmi udheheqes i Ballkanit qe e ka kuptuar qe Eladha eshte nje tiger prej letre!
Të mbështesësh Alfredo Bejlerin,do të thotë që je si Ai.Kërcikuq,hajdut mashtrues,pa din dhe ps iman.....I neveritshëm. Mbase nga cereja Fredi,nuk ngjan me Micotaqin dhe qeferinë e elladhës.Por në brendësi dhe vese,kanë qënë dhe janë njësoj. Cfarë cilësi e lartë e kësaj Qeveri dhe Kryeministri EZMER të një populli ezmer.Që ne shqiptarët i njohim më mirë se.kushdo.Ashtu si njohim Ata me sy të kuq Ilirin me Saliun.
Duam Belen ne krye te Himares grekorthodhokse,,bizantine ,,,,,