Kreshnik Spahiu: Ja çfarë pritet të ndodhë me Shqipërinë nëse hyn në BE

7 Qershor 2024, 10:24Politika TEMA
Kreshnik Spahiu: Ja çfarë pritet të ndodhë me

Juristi Kreshnik Spahiu u shpreh në Frontline se nëse Shqipëria hyn në Bashkimin Europian do të hapen në vendin tonë 2000 kampe refugjatësh, pasi do kthehemi në portën e parë hyrëse të refugjatëve në Bashkimin Europian nga jugu i Europës. 

"Ditën që do jemi në BE përgatitemi për 2000 kampe emigrantësh. Do jemi nga portat e para për bregun e Mesdheut. E rëndësishme duhet të saktësojmë,. Nuk merren nga Italia. Merren nga deti i hapur nga deti Mesdhe dhe sillen në Shqipëri dhe jo diku tjetër, nuk lejohen, kjo ndan të drejtat e njeriut apo deportimin.

Është një model europian jo italian, mendohet si parandalues për një krizë ky është mbërthyer gjithë Europa. Janë 500 mijë kampe në gjithë BE-në. Kam ndjekur fushatën elektorale të europarlamentar dhe tema kryesore është emigracioni. Gjithë partitë nacionaliste kanë të njëjtën teze që qeveritë kanë dështuar në çështjen e emigracionit.

Mund të kërcënohen BE apo bashkëjetesa sipas tyre prej trafikimit të çështjeve njerëzore. Ne jemi populli më eksportues i emigracionit dhe jam kaq refraktar për ata që vijnë. Është debat i fortë në BE sesa në Shqipëri.

E pavërtetë që fakti, do kenë të drejtë për azil këtu, por nëse lihen të lirë dhe dalin nga kampi bie gjithë projekti dhe marrëveshja, Italia synon të rishikojë procedurat e azilit këtu dhe ti kthej mbrapsht, nëse ata nuk ikin dhe rrinë këtu ka rënë marrëveshje.

Ky është një projekt global ku gjithë BE po e projekton që tu thonë qytetarëve afrikanë që nuk do përfundoni në brigjet tona por në Ruandë apo Shqipëri", tha Spahiu.

 

5 Komente

  1. E
    E verteta dhemb

    Baba Rrahimondi: ne nuk dalim te humbur.....do te mbushet vatoni me kallepsese afghane kshq Hanemet pritet te shtojne popullsine ne....5mln koke sunite or shiite!

    Përgjigjjuni
    1. T
      Tirona

      Pas 100 vjetesh do quhen shqiptare, madje do thone jemi iliro-arberore sic bejne keta te sotmit.

      Përgjigjjuni
    2. R
      Real

      Po ne cfare BE more truthare, Do hyje ne nje kohe me Turqine.

      Përgjigjjuni
      1. O
        Oli

        BE po vdes. Nuk kae as ngrohje per dimer. I vjen fatura elektrikut pothuajse sa rroga mujore i nje punetori. I byturi te mbyt. Larg BE-se

        Përgjigjjuni
        1. V
          Vezhguesi

          I ka dale boja me kohe ketij Spahiut . Qe kur e hoqen nga detyra e sekserit te KLD-se , ai flet si kompetent , por eshte nje njeri bodh dhe pa vlera . Trutharet e emisioneve te darkes , si Grida me shoke , plotesojne programin me broçkullat e Spahise si analesht .

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje