Kurti: Opozita po na e zgjat mandatin, ju siguroj se s’kemi marrëveshje për këtë

24 Qershor 2025, 16:24Rajoni TEMA
Kurti: Opozita po na e zgjat mandatin, ju siguroj se s’kemi

Kryeministri në detyrë i Kosovës tha se nuk ka shpjegim racional për krizën politike në vend. Duke kritikuar partitë e tjera, Albin Kurti u shpreh se çdo opozitë demokratike në botë përpiqet t’ia shkurtojë mandatin qeverisë – vetëm ajo në Kosovë bën të kundërtën. 

“Unë kam hyrë në çerekun e dytë të vitit të pestë të mandatit të plotë. Çdo opozitë demokratike përpiqet që t’ia shkurtojë mandatin qeverisë, përveç opozitës kosovare, që siç jeni dëshmitarë të gjithë, po ia zgjat mandatin qeverisë aktuale.

Dikush edhe mund të mendojë se kemi marrëveshje. Ne si qeveri në detyrë kemi marrëveshje me opozitën aktuale që të qëndrojmë sa më gjatë në pushtet, por kjo nuk është e vërtetë.

Unë nuk kam shpjegim racional për këtë sjellje nëpër të cilën po kalojnë institucionet e Kosovës. Sa më herët që konstituojmë Kuvendin me votim të fshehtë, aq më shpejt do të jemi te qeveria e re. Ndërkohë që s’ka qeveri të re Kurti III. Ka qeveri në detyrë, Kurti 2.5,” deklaroi kryeministri Kurti.

Sipas tij, pasi të konstituohet Kuvendi, partitë tjera e kanë rastin ta testojnë atë nëse i ka votat për formim të qeverisë së re. 

“Kur të vijë puna e qeverisë, që është përgjegjësi e subjektit fitues në mënyrë ekskluzive, atëherë ne duhet ta dëshmojmë vetën. Kuvendin duhet ta bëjmë të gjithë bashkë. Kuvendin nuk e themelon subjekti fitues, pavarësisht sa vota i ke.

Duhet të bëhemi bashkë që të themelojmë Kuvendin. Të kalojmë te 15 ditët kur duhet të themelohet qeveria me mua si mandatar, ku unë duhet të dëshmoj vetën dhe opozita të më testojë,” tha kryeministri në detyrë.

Lidhur me negociatat për arritjen e një marrëveshjeje politike, Kurti tha se e ka bërë një hap të tillë, por është refuzuar ashpër nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Kuvendi i Kosovës ka tentuar 36 herë që ta konstituojë legjislaturën e nëntë, por partitë opozitare refuzojnë mënyrën e votimit dhe emrin e Albulena Haxhiut për kryeparlamentare. 

8 Komente

  1. S
    Salehu

    O car burr po ty nuk te pjerdhe njeri se cfare emrom ti, o idiot po e con vendin ne gremine, po vaxhdon se je porositur per te harruar emrin Kosove ,o hale

    Përgjigjjuni
    1. F
      Fatosi-kosove

      Kur isha femije me kujtohet ajo thanja e vjeter popullore se vakti e ha kashten! Dhe e kuptova vertet se kur bante acar dhe gjaja jo hajvanati siq i quan dhe i do kurrci shqiptaret ne mungese te barit te njome e hanin kashten tuj fishkllu, pra kurrci ka gjetur do militant qe e hajne gjithe çfar ban e thot kurrci dhe qebesa disa edhe ose te verber e te shurdhur i besojne se kinse opozita ata qe kurrci i quan hajvanat ja kan zgjatur pushtetin por ama e verteta eshte se pushtetin e mban me listen serbe ku kumarica kusari kirdinohet siq ja do kurrcit apo ministri gabel elebr krasniqi qe e tradhetoi telefoni ku po lista serbe ja garanton votat e qe kurrci mundohet ti bine ata se ne votim te fshete e kan votuar hajvanat e jo ortaku i pushtetit lisa serbe, andaj them se vakti po e hajke kashten siq militantet e vetvendosjes hane ne qenefin e VV-s, vakt o vakt.

      Përgjigjjuni
      1. J
        Jorgo Çarri

        Bravo injorant! Na rrofsh të gjithëve, se na bezdise mjaft.

        Përgjigjjuni
      2. S
        Sa te jete Kurti KM, Serbia do jetevteper e frigua

        Mentaliteti i sektit te LVV shpaloset cdo dite nga lexhendari Kurti.

        Përgjigjjuni
        1. R
          Ramush Gomari

          S'të kuptoi njeri, por ndodh që ndonjëherë do ta mësosh alfabetin e gjuhës së shenjtë.

          Përgjigjjuni
          1. K
            Ka dhe soj si tandi

            Emer tamom i ke vu vedit oj ti mushka e Albinit.

            Përgjigjjuni
        2. .
          .........................

          ...Dikush duhet të ia kujtojë këtij zotërisë që shfaqet me jelek në çdo objekt apo inaugurim, se njerëzit e mençur e dinë se merita nuk i takon atij që thjesht vendos gurthemelin për tu dukur, por punëtorëve dhe profesionistëve që realisht e ndërtojnë objektin...

          Përgjigjjuni
          1. Z
            Zgjedhje të reja. derisa Albini të humbë

            Zgjedhje të reja. Nuk ka zgjidhje tjetër. Albini me këtë kokëfortësi prej budallai është diskredituar dhe do i humbasë zgjedhjet. Ajo lopa, Vjosa, çfarë bën?! Fle gjumë?!

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje