Kush do të kandidojë në Vlorë? Deputeti i PS zbulon detaje për zgjedhjet lokale

19 Tetor 2022, 11:31Politika TEMA

Kush do të kandidojë në Vlorë? Deputeti i PS zbulon detaje

Deputeti i Partisë Socialiste Ilir Metaj, teksa foli për zgjedhjet lokale u shpreh se janë në fillim të procesit për të dalë me një kandidat të vetëm.

Në një intervistë për Euronews Albania, Metaj tha se kandidati në Vlorë do të jetë vlonjat, ndërsa shtoi se së shpejti do të bëhet i ditur dhe emri.

“Vlora ka mjaftueshëm burime njerëzore për të përzgjedh kandidat të standardeve nga më të larta. Kandidati do të jetë vlonjat. Procesi i zgjedhjes së emrave do të jetë i shpejtë. Do të jetë vlonjat. Ne jemi në fillim të një procesi, sapo kemi ndezur motorët e fushatës elektorale”- tha Metaj.

Ai pati kritika dhe për kryebashkiakun e Vlorës Dritan Leli, duke thënë se ka pasur një ritëm të ulët pune në krahasim me ritmin e madh të investimeve që ka bërë qeveria.

“Ne nuk kemi ndonjë rrugë të ndarë apo të ndryshuar, ne jemi PS dhe kemi objektivin tonë të Integrimit të Shqipërisë në BE dhe Vlora, ka një rol jo të vogël në këtë objektiv. Kushdo që do na ndjekë në këtë objektiv është një forcë e shtuar.

Bashkia e Vlorës ka pasur disa ngërçe jo të justifikueshme dhe një ritëm pune të ulët krahasuar me ritmin e madh të investimeve që ka bërë qeveria. Janë bërë investime të jashtëzakonshme por mungon rezultati”- theksoi Metaj.

1 Komente

  1. r
    raul

    Sa per Durresin ishalla zgjidhni nje kandidat tjeter se kjo Emirjana sako i ka lene rruget e Durrsit ne meshiren e fatit me gropa qe te thyejne makinen. Gropat e ujsjellsit qe hapen cdo dite ne rastin me te mire duan 6_1 vit qe te mbyllen dhe te riasfaltohen por ka gropa qe rrijne dhe me vite pa u mbyllur nga ujsjellsi pasi bejne difektin. Kjo duket qarte tek lagja 12, 17 se si jane gropat ne rruge dhe ne trotuare, si dhe puseta te hapura qe skane kapak ose jane mbyllur partizance. E gjithe kjo situate tek keto dy lagje behet se administratoret e lagjeve nuk bejne asnje pune por vetem fusin karten ne bankomat ne fund te muajit. Po ne bashkine e Durresit a ka ndonje organizem qe ndjek keto punime ne rruge dhe trotuare qe pastaj ngelin pa u nbyllur. Prandaj kjo Emirjana sako nuk ka vizionin per te drejtuar Bashkine. 10 minuta shi te bjere tek shetitorja e Vollges qe para 2 vitesh u inaugurua dhe ajo mbulohet nga uji nje pellembe kur deti eshte 10m larg. Kush e mori ne dorzim lungomaren e Durresit me ate gjendje te rende te kullimit.Kazanet e plehrave perse nuk rrethohen nga ana e trotuarit me tabake llamarinash qe te mos krijojne stres tek qytetaret ashtu sic kishte filluar bashkia e Shkodres qe bravo i qofte per gjelberimin dhe pastertine por dhe per nisjen e punes per maskimin e kazaneve te plehrave . Nuk them si ne Stamboll qe kazanet nuk dukeshin fare se ishin nen trotuar apo rruge ne nje qytet me 20 milion banore nuk pashe nje shishe ne rruge bile as bisht cigaresh. Pasterti shembullore dhe gjelberim mahnites.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje