"Lëvizin natën në fshatra" - Gjiknuri: Kush janë kriminelët që Luçiano Boçi i strehon në makinën e tij

12 Maj 2023, 10:41Politika TEMA

"Lëvizin natën në fshatra" - Gjiknuri: Kush janë

Drejtuesi politik i PS-së për Qarkun e Elbasanit, Damian Gjiknuri ka reaguar pas kallëzimit që kandidati i koalicionit "Bashkë Fitojmë" ka bërë në prokurori ndaj zyrtarëve të PS ku i akuzon për blerje votash.

Sipas Gjiknurit, Boçi pranoi publikisht kapitullimin dhe se kallëzimin e bëri për të ndërtuar alibinë e humbjes. Në një postim në rrjetet sociale, Gjiknuri iu bën thirrje shtabeve zgjedhore të PS dhe trupës zgjedhore, anëtarëve të KZAZ, KQV, GNV të mos intimidohen dhe të respektojnë ligjin në çdo hap.

Më tej, deputeti socialist shton se Luçiano Boçi duhet "të japë llogari para organeve të drejtësisë përse strehon në makinën e tij persona me precedent penal ndërkombëtar në trafikun e drogës si shtetasi I.SH. apo personazh tjetër i botës së krimit si shtetasi M.D. me të cilët lëviz kryesisht natën nëpër lagje e fshatra të Bashkisë së Elbasanit".

Postimi i plotë:

Me dëshpërimin e një njeriu që teksa ka kaluar gjithë fushatën duke gënjyer, e ndjen humbjen ti rrotullohet rreth kokës e ti turbullojë shikimin, Lul Boçi i Ilir Metës dhe Sali Berishës ka pranuar sot publikisht kapitullimin teksa për të ndërtuar alibinë e humbjes firmos “pa doganë” gjoja kallëzime ndaj funksionarëve të Partisë Socialiste në Elbasan.

Mos harroni! Është i njëjti që gjatë gjithë fushatës vetdeklarohej fitues! Është i njëjti që gjatë gjithë fushatës nuk ngriti asnjë pretendim për cënim të procesit! Sapo e nuhati humbjen e pashmangshme nga e cila e ndajnë vetëm 3 ditë kapet si i mbyturi në fijen e barit!

I bëj thirrje të gjithë shtabeve zgjedhore të Partisë Socialiste dhe trupës zgjedhore, anëtarëve të KZAZ, KQV, GNV të mos intimidohen, të mos bien pre e provokimeve dhe të respektojnë ligjin në çdo hap, duke garantuar zhvillimin e një procesi të qetë e në përputhje me standardet ndërkombëtare. Një proces të denjë për qytetarinë që Elbasani e meriton, larg konflikteve shterpe dhe tensioneve artificiale që i kanë vënë fatkeqësisht damkën qytetit nga ata që refuzojnë të pranojnë rezultatin.

Gjithashtu, përpara se sa të kthejë poezitë e tij në tekste kallëzimesh, kandidati Lul Boçi duhet të japë llogari para organeve të drejtësisë përse strehon në makinën e tij persona me precedent penal ndërkombëtar në trafikun e drogës si shtetasi I.SH. apo personazh tjetër i botës së krimit si shtetasi M.D. me të cilët lëviz kryesisht natën nëpër lagje e fshatra të Bashkisë së Elbasanit! Ndaj këtyre të fundit, organet ligjzbatuese dhe ato të drejtësisë duhet të bëjnë menjëherë punën e tyre!

14 Komente

  1. S
    Sali shkerdhatë Berisha.

    Paj pa qi nanen Shiqere asht e vertetë. PS-ja ka blerë dhe po blen vota në Elbasan. Unë të kshillova ty, o Luçiano Boç shkerdhata, që të marrësh me vehte në Elbasan nja 2 - 3 katundar morracakë dhe moter-qirë Trapajan, që sillen gjith diten rreth SHQUP-it si mizat e mutit, ti armatosje me nga një pisqollë, dhe ata do vrisnin direkt, pa paralajmerim çdo shitës dhe blerës të votës të PS-së, por ti pate frikë, ti shlerdhata im Luçiano, nuk e pate guximin e Bardhit, i cili mori me vehte një moter-qirë nga Trapoja, i cili pushkatoj direkt doktorr-pazarxhiun dhe stopoj menjëherë pazarin e PS-së në shit-blerjen me kilo të votave të PS-së në Elbasan. Pra, po humbi edhe ketë herë dega jonë e UDB-së në Elbasan, është faji jot o Luc Boçja.

    Përgjigjjuni
    1. D
      Demiri

      Ai trapajani qe vrau ne mes te dites ne Elbasan nuk po denohet akoma. Luci ka te drejte te mbaj 10 trapajane se fitorja vjen vetem me gryken e pushkes!

      Përgjigjjuni
    2. G
      Gentian

      Po shtet a ka .apo na i kerko neve ti arrestojm. Hajde Gjiknur hajde.

      Përgjigjjuni
      1. B
        Beni

        pse ktu prokuroria nuk leviz dhe per ate te Himares po , apo ashtu i jep direktivat partia.

        Përgjigjjuni
        1. T
          T

          Kur e dini qe rika me kta pse nuk i arestoni atehere komplet sa jane dhe jepjani otganeve te drejtesise .lat nam si sala jeni ber dhe ju .

          Përgjigjjuni
          1. B
            Banushi

            Me siguri profesori i jepe ndonje leksion

            Përgjigjjuni
            1. F
              Franci

              Luciano pederasti mban me vehte dhe nipin e tij I.K perdorues dhe shites droge. Ky Luciano antiamerikan i kriminelit nongrada Sali Ram Sheqere Berisha dhe Ilir Floriri kohet e fundit ka filluar te beje dhe si gangster.

              Përgjigjjuni
              1. S
                Svetllana

                Krogjim: Sali Sheqere Vuk Berisha.Eshte djale i Vukut dhe dhenderr i serbes Milica

                Përgjigjjuni
              2. r
                robi

                per te stabilizuar gjendjen e rende ku ndodhet spiuni Agush kokeducja ne Elbasan ku e ka te sigurte humbjen apokaliptike eshte nisur me urgjence drejt Elbasanit nje grup pune i foltores se vucidolit i kryesuar nga sharebajga e neveritur e Jales Elona gurikali turikali, surrstmalokja e cila do simuloje dhe nje gjoja survejim te zyrave te foltores ne Elbasan ashtu sic beri ne 2021 ne Durres kur simuloi gjoja nje survejim te zyrave te leshelise ne Durres qe pastaj doli nje bllof dhe nje simulim i organizuar nga tallagjarja e leshelise Elona surratmalokja e Jales.

                Përgjigjjuni
                1. C
                  C

                  Ne Elb ka kohe qe ka fillu shitblerja e votes. Dihen nga te gjithe bleresit por shteti nuk vepron. Perkundrazi i mbron. Rrofte Mafia ne pushtet

                  Përgjigjjuni
                  1. U
                    USA

                    Mafjozet jane ata qe hapin parrulla si puna jote. Nqs e di permendi provat me emra konkret kush bleu dhe ke bleu ne cfar ore dhe date. Ne rast se nuk di por ke degjuar ben mire ta mbash gojen mbyllur se mund te kene ardhur fjalet e tua ne vesh.

                    Përgjigjjuni
                  2. B
                    Balle per Balle

                    Ka goje e flet hund-cibuku i Rames, ky Gjiknurja qe ja lexoi tere Euiropa ne gazeten BILD ato bisedat skandaloze me shefa policie ku i urdheronte per masaker zgjedhore ne Diber, tok me ate cjapin malok Ulls Manjen.

                    Përgjigjjuni
                    1. T
                      Trapajane hesapi

                      Offerta ime per Likeflori Iliri Mutin:-10mije euro per cdo vote.

                      Përgjigjjuni
                      1. R
                        Remo

                        Me nje fjale o Gjiknur, keta paramilitaret e Salehut, duhet t'i arrestoje populli?! Apo, keni qejf te kete gjak perseri , si ta kuptojme kete?!

                        Përgjigjjuni

                        Lini një Përgjigje