
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas lirimit të tre policëve të Kosovës.
Përmes një reagimi në Twitter, Rama shkruan se ky është një lajm i vonuar teksa shton se i jep fund heqjes arbitrare të lirisë së tre njerëzve që s’kanë kryer asnjë krim dhe e dyta, rihap rrugën e de-eskalimit e të dialogut
Postimi i Ramës:
Kthimi i policëve të Kosovës në shtëpi është një lajm i vonuar, po gjithësesi shumë i mirë, sepse e para, i jep fund heqjes arbitrare të lirisë së tre njerëzve që s’kanë kryer asnjë krim dhe e dyta, rihap rrugën e de-eskalimit e të dialogut. Më vjen mirë që forca e arsyes fitoi mbi arsyen e forcës. Uroj që me forcën e arsyes të nisë menjëherë de-eskalimi i shumëpritur nga të gjithë dhe të zgjidhim më tej edhe nyjet e procesit të normalizimit përfundimtar mes Kosovës e Serbisë.
Sapo kemi mbërritur në Bruksel, ku pas pak do të takohem me Presidentin e Këshillit Europian, mikun e çmuar të Shqipërisë dhe rajonit tonë, Charles Michel. Do t’i përcjell mikut tonë shqetësimet e mëdha për situatën kritike në rajon dhe bindjen time mbi domosdoshmërinë e një konference pa afat kohor, ku të mbyllur brenda mureve të një strukture mikpritëse nën kujdesin e bashkësisë euro-atlantike, liderët e Kosovës dhe Serbisë duhet të përmbyllin krejt pikat e marrëveshjes së normalizimit. Fatkeqësisht, së fundmi të dyja palët i kanë sytë tek fronti i politikës së brendshme dhe tek sondazhet e përflakura nga retorika nacionaliste.
Ndërsa dialogut jetik për të ardhmen e krejt rajonit dhe marrëdhënieve me botën demokratike u kanë kthyer kurrizin. Ndërkohë situata në Veri degradon me orë e me minuta, duke rritur edhe mundësinë e largqoftë një “Donbasi” ballkanik mu në zemër të Europës. Kjo mundësi edhe vetëm ta mendosh është katastrofike, prandaj duhet eliminuar me çdo kusht. Miopia strategjike në qasjen ndaj dialogut, zvarritja e planit të shkëlqyer franko-gjerman, devijimi i fokusit tek demonstrimet e forcës dhe si rrjedhojë, degradimi i situatës në Veri, mund t’i kushtojnë gjithë këtij rajoni, Serbisë padiskutim, po sidomos Kosovës më shumë se çdokujt tjetër, një kthim i mosozotshëm mbrapa, me pasoja shumëvjeçare.
Shqipëria do të bëjë çmos që kjo të mos ndodhë, sepse do të ishte një çmenduri që paqja e brishtë që kemi ndërtuar përgjatë këtyre viteve, në kuadrin e Procesit të Berlinit dhe përmes nismash të ndryshme, të rrënohet si kështjellë rëre nga rikthimi i dallgës së marrëzisë ballkanike, duke na rihedhur të gjithëve jashtë rrugës së integrimit europian, në fuçinë e vjetër të barutit në mes të Europës.
Dergo ndonje ndihme ne Peje o Gjigant...kur kishe nevoje te erdhen te paret.
Ca ndihme te dergoje, nuk e shikon sa keq eshte bere nga kokaina.
Me mire vone se kurre.Ata police e meritojne qe te lirohen
Pse ca do besh ? Me llogje nuk behen gjerat. Duhen veprime o Ram kaplloqja. Jeni te zotet te beni te njejten gje si serbet ? Pa llafet e shumta jane fukarallek thote populli
Lirimi i policeve do te shuaje sadopak konfliktin midisk ketyre dy shteteve
Nje lajm qe na gezoi shume.Ata meritonin qe te liroheshin
Tw mos ishte per Ramen akoma do te ishin Brenda
Respekte pa fund per RAMEN SEPSE TREGOI QE ESHTE ME I MIRI
Rama e tregoi dhe njehere tjeter veten e vet duke bere te mundur kete gje
Kryeministri yne e ka treguar qe cdokende e ka poshte vetes se vet me zotesui
Rama propozon nje Rambuje te Dyte.
Strateg I politikes!