
Data e fundit për të mbledhur propozimet për kandidatët që do t’i nënshtrohen primareve në Tiranë, Elbasan e Durrës ishte 6 nëntori.
Zyrtarisht deri më tani nuk ka ndonjë kandidaturë për kryebashkiak në Elbasan, por flitet shumë se deputeti Luçiano Boçi dhe njëkohësisht edhe nënkryetar i PD mund të bëhet pjesë e primareve.
VoxNews kontaktoi me deputetin Luçiano Boçin, teksa kandidatura e tij ende nuk është zyrtatizuar. Boçi u shpreh për VoxNews se nëse antarësia e PD në Elbasan do ta propozonte deputeti demokrat do ta merrte në konsideratë.
Burime brenda Partisë Demokratike thane se deri më 12 nëntor, është koha që i jepet në dispozicion, Kryesisë dhe Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, për të filtruar të gjithë kandidaturat.
3 dhjetori është koha e parashikuar në vendimin e Kryesisë së Partisë Demokratike, si koha e fushatës, ndërsa më 4 dhjetor, demokratët dhe simpatizantët e PD-së mund të votojnë për kandidatët.
Lucianos i takon te jete kandidat i PD( marksist- leniniste) te foltores se Sali Berishes si i biri i Sekretarit te Partise Punes Dhimiter Boci dhe vete si ish kryetar i FRESH per Elbasanin.
Vetem ky do t'ia thyeje hundet Taulant Bla-Bla-Blase.
Shume mir do te besh se do te shikosh sa te vlen lekura e ndyre qe ke ,do te shpetojne edhe studentet nga eurot qe u merje per provimet .po ti ske pwr te fituar kure more faqe zi .
E meriton te jete ne krye te bashkise ishkolluar jo si kto injorantet qe e kan qelb vendin Luciano Boci njeriu i dijes i kultures e meriton te jete ne krye bashkis i uroj suksese se e meriton!