Luçiano Boçi tregon hallin real të opozitës: Nuk do lejojmë të burgosen deputetë të tjerë, s'do kemi fatin e Salianjit

8 Tetor 2024, 09:37Politika TEMA
Luçiano Boçi tregon hallin real të opozitës: Nuk do

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, tha se opozita nuk do të tërhiqet deri në realizimin e objektivit kryesor, largimin e Edi Ramës dhe zhvillimin e zgjedhjeve nën drejtimin e nje qeverie teknike.

“Kërkesat tona janë të përcaktuara qartë, për dhënie lirie për liderin e opozitës dhe Ervin Salianjin. Nesër ndodh vazhdim i mosbindjes civile, vazhdim në forma të forta shprehëse, domethënëse, që japin mesazhe të qarta, që do të ketë rezistencë”, tha Boçi në një intervistë për A2 CNN.

“Lufta do të jetë në proporcion me dorezën e hedhur nga Rama. Në Shqipëri nuk ka paqe politike sepse këtë ka imponuar Rama me luftën që i ka shpallur Edi Rama dhe këtë do t’i dhurojmë ne Edi Ramës deri në arritjen e paqes politike dhe sociale, nëpërmjet zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, nëpërmjet qeverisë teknike”, tha ai.

Boçi shtoi se opozita nuk do të presë që një tjetër deputet të pësojë fatin e Salianjit, për të protestuar sërish.

“Nuk do të lejojmë që Rama të burgosë deputetë të tjerë, apo politikanë të tjerë. Rasti i Ervinit shfaqi malin e padrejtësisë së madhe politike që është instaluar në Shqipëri, të luftës politike të pamëshirshme që Rama ka organizuar me skalionet e tij kundër opozitës”, tha Boçi.

12 Komente

  1. d
    dada

    PO pse burgu eshte vetem per qytetaret , pse lindi derjtesia e re qe te gjithe te jemi te barabarte para ligji, mos shkelni ligjin.

    Përgjigjjuni
    1. I
      I marre mendesh

      Pse kur je ne opozite dhe députét nuk duhet te denohesh je i pa prekshem ? . Nuk e di nese ka mbaruar ndonje shkolle ky i marre ose do kete qene lapsus , pasi llogjike nuk ka .

      Përgjigjjuni
      1. N
        Ne burg zjarrvensit .

        Boçi kriminel zjarrvenes .

        Përgjigjjuni
        1. P
          Patrioti

          Në PD Luçi është sharlatani më i madh dhe më qesharaku. Është e pabesueshme, por sa herë e shoh këtë sharlatan, më kujtohet Koçi i luajtur në mënyrë fenomenale nga aktori Vasillaq Vangjeli.

          Përgjigjjuni
          1. U
            Ushtari.

            O luco po te beni si ai pa tjeter do keni fatin e tije.

            Përgjigjjuni
            1. B
              BOÇI, SHARLATAN .

              DO TA KETE BYTHEN NE KARRIGEN E PARLAMENTIT .KAQ. LUFTON ME MULLINJTE E ERES.

              Përgjigjjuni
              1. M
                Mblidhni mënte, s’jeni gjëkund.

                O Luçiano! Vertet nuk e kupton qe me keto biçim protestash humbisni edhe me shume vota? Populli do alternativa zgjidhjesh, jo zjarr . Jo terrorr or djal.

                Përgjigjjuni
                1. z
                  zeri i arsyes

                  Nje nga keta kastravecat, po thoshte, po hetohen depuetet e opozites, po hetohet Ilir Meta. Si nuk ja permendi nje gazetar e ti thoshte, po me akuzat e Sali Berishes po hetohet Meta. Ne parlament e ka akuzuar, ne sy te gjith botes. Sot thone, pse po hetohet Meta. Po kur te jene keta ne qeveri dhe PS ne opozite, a do e hetojne dot Ramen apo Lali Erin? Ata do jene kryetar dhe deputet te opozites. A u a ben kush pyetjen ketyre? Ketyre u mungon koherenca, dhe pastaj habite pse nuk i ndjek e voton kush.

                  Përgjigjjuni
                  1. B
                    Bujku qe te mbolli,Pasi letoi aren e sat eme

                    Rrugen e burgut e keni zgjedhur vete,zoti profesor pa' intelegjencen fare.Kush ua Ka fajin? Vete,me veprimet qe beni vetem burgu Ju pret.Ja,shiko Gazgej Bythqirbardhin,me bandato e armatosura ne Elbasan vrau nje Doktorr,nga familjes shume e Nderuar ne Elbasan,Jo familjes doci si puna jote.E di ti kujt i thone " doc"?kopilit.I Tille je ti.

                    Përgjigjjuni
                    1. S
                      Sela

                      Ik ore legen,sahanlëpirës i Saliut ,lufton për karrigen e deputetit në zgjedhjet e ardhshme,të dhimbset populli ty,fytyrë e neveritshme,do fitoni Noc Rrokun,palaço

                      Përgjigjjuni
                      1. P
                        Populli.

                        Po ca halli ke edhe ti o luco ti vete ja ke hedhur nuk je treputet.Po ta mbajti suma kruaje me montazhe e manipulime me vidio etj.Si j thone nje fjale o luco mos e kruaj me gjethe fiku se te ha suma.Apo jo i luco

                        Përgjigjjuni
                        1. t
                          tuttifrutti

                          nese doni shtet hiqini imunitetin penal deputeteve ,jepini mundesine gjykates ti procedoje ne cdo moment ,cojini ne gjyq per cdo gje qe thone qe ta provojne dhe te flasin vetem me prova mos shpifin duke damkosur kedo se ashtu ja do puna. Nese protestat degjenerojne arrestojini si organizatore gjobiteni me 10 paga(po nuk paguan cojini permbarimin tju ngrije cdo posedim cash apo fizik) dhe futini ne burg . Shqiperia eshte cmendine, kushdo akuzon kedo pa asnje fakt dhe askujt si hyn gjemb ne kembe. Vendimet e gjykatave te jepen brenda dy javesh ,mos zvarriten me vite edhe pse i do bytha avokaterve mbrojtes te mos paraqiten. Eshte koha qe cdo deputet ti frikesohet ligjit si nje qytetar i thjeshte .Pastaj te shohim a do i japin me gojes majtas apo djathtas.

                          Përgjigjjuni

                          Lini një Përgjigje