Lulzim Basha, mesazh nga Dibra: Jetike që të korruptuarit të japin llogari!

22 Tetor 2023, 19:30Politika TEMA

Lulzim Basha, mesazh nga Dibra: Jetike që të korruptuarit të

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, gjatë të dielës në Dibër, takoi dhe bisedoi me qytetarë e tregtarë të kësaj zone që vuan si kudo, mungesën e vëmendjes nga shteti, varfërinë dhe largimin masiv të të rinjve. Basha tha se sot është jetike t’i jepet fund pandëshkueshmërisë. "Të korruptuarit duhet të japin llogari para drejtësisë e paratë që u kanë marrë shqiptarëve t’u kthehen mbrapsht.
Paratë që sot shkojnë në xhepat e pushtetarëve të kthehen në të mira për qytetarët", - u shpreh kryetari i PD.

Statusi i plotë:

Sot isha në Dibër ku pash nga afër shqetësimet e tregtarëve për rritjen e çmimeve dhe rënien e fuqisë blerëse të qytetarë që, me buxhetin e vogël në dispozicion, nuk arrijnë të plotësojnë të gjitha nevojat e tyre.

Ky është realiteti prej vitesh - thonë tregtarët. Kjo ka ndikuar në largimin masiv të rinisë duke pamundësuar edhe shfrytëzimin e sektorit të bujqësisë dhe blegtorisë në këtë zonë.

Ata përballen me vështirësi të shumta, që nga mungesa e mbështetjes për shtresat e varfëra, për sektorin e bujqësisë e blegtorisë, mungesa e tregut dhe vendeve të punës, çka ka sjellë dhe rënie të fuqisë blerëse.

Qytetarë të varfër, korrupsion i lartë. Ky është realitetit sot në Shqipëri që po detyron shqiptarët të largohen nga vendi.

Prandaj sot është jetike t’i jepet fund pandëshkueshmërisë. Të korruptuarit duhet të japin llogari para drejtësisë e paratë që u kanë marrë shqiptarëve t’u kthehen mbrapsht.
Paratë që sot shkojnë në xhepat e pushtetarëve të kthehen në të mira për qytetarët.

8 Komente

  1. A
    AI

    Ja dhe shejtan budallai

    Përgjigjjuni
    1. L
      Lulezim Basha-Klyshe i Berishes

      ja po na Flete me ne Funde "Lulici-Kulishi.-I ndershmi"..lulezim Basha.....Edhe Lopet e Fshatit, aty prane Peshkopise, pra Lopet e Brezhdanit, si dhe Qente e Slloves e dine qe Lulezim Basha eshte jo i Korruptuar..por KRIMINEL-dhe i KORRUPTUAR.. 1-Hajdut i 230-milj te rruga e Kombit.. 2-Me Heret, eshte Autor i Kasetes mbi Masakrat e Serbeve ne Kosove, Lul-Basha e mori dhe ja Shiti Serbeve per tu bere Miljoner... 3-Lulezim Basha eshte Nenshkruesi i Marreveshjes Detare Shqiperi-Greqi, ku Perfiton Greqia.. 4-Lulezim Basha eshte Minister Rendi ku VRITEN ,Protestues Paqesor..si dhe nje nga Keta eshte i Ndjeri Veizi nga Dibra....Lulezim Basha..kerkon te behet "Engjell"..duke bere neve Popullin e thjeshte per "Budalla"???????????????Ky eshte nje Bastarde i Ndyre.....dhe e ka vendin ne BURGE..lol

      Përgjigjjuni
      1. L
        LULUSHI VOGEL

        Po ky ku e fut veten ? Kush i dha lejet e ndertimit Berrishes kush beri korrupsione me rrugen e kombit kush ishte minister kur u vrane kater protestues ? Po pasurimi kunatit , pese vilat Lule je nje Berrishe e vogel kujdes se do te shesi non grata

        Përgjigjjuni
        1. R
          Real

          Te gjith qe i kane mbyllur dosjet me procedure duhet te japin llogari para drejtesise. Jepi Lulo se ke rruge per te bere

          Përgjigjjuni
          1. D
            Dani USA

            Si puna jote me rrugen e kombit 21 Janari o kriminel qe vrave 4 njerez te pa fajshem harrove o kelysh Saliut kujtohu mire para se te japesh mente per korropsion ti o pleh nevojtoresh.

            Përgjigjjuni
            1. R
              Raimond Vlonjati

              Hahaha Foli Basha qe mbante ne zyre makinen qe numeron parate. Hahaha . Ky hajdut muti qe bente pazare me fatin e Opozites fshehurazi me Taulant Ballen neper apartamentet e Tiranes ka futyre te flase ky krijese e piste

              Përgjigjjuni
              1. H
                Hajvani i salihit

                Qesharaku ne per kafe ne Diber

                Përgjigjjuni
                1. t
                  tornitorii

                  po ,eshte jetike qe te korruptuarit te japin llogari ......duke filluar nga ty ....

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje