"Doktor futëm 20% me lekë dhe 80% me letra me vlerë", zbardhen diskutimet mes Sali Berishës dhe Genc Rulit për privatizimin e ish-kompleksit Partizani

22 Tetor 2023, 14:40Politika TEMA

"Doktor futëm 20% me lekë dhe 80% me letra me vlerë",

Zbardhen të tjera detaje nga dosja hetimore e SPAK për privatizimin e ish – kompleksit Partizani, ku një ditë më parë u vu në pranga dhëndri i Sali Berishës, Jamarbër Malltëzi, ndërsa u caktua detyrim paraqitje për Berishën dhe ndërtuesin Fatmir Bektashi.

Në dosje është zbardhur një pjesë e bisedës mes Sali Berishës dhe ministrit të kohës, Genc Ruli për ndryshimin e akteve nënligjore.

Genc Ruli e informon Sali Berishën për ndryshimin e metodologjisë së pagesës së vlerës së objektit, i cili më parë bëhej vetëm në lekë, ndërsa tani parashikohet të bëhet 20% në lekë dhe 80% në bono privatizimi dhe letra me vlerë.

Berisha përgëzon Rulin, duke i thene qe ta jape ketë njoftim pasi është me rëndësi për pronarët, të cilët do kene mundësi të paguajnë me bono.

Ndërkohë që procedura e privatizimit në lidhje me Klubin e Futbollit Partizani, është në fazën që është përgatitur memo date 16.10.2008 nga shtetasi Nuri Sopaj, përgjegjës i sektori të shitjeve, dhe i është drejtuar drejtorit Urim Muja, duke i parashtruar se po i paraqesin pë miratim proces verbalin date 15.10.2008 për dhënien e të drejtës së parablerjes, qeveria e kohës, vlerëson të bëjë ndryshime të tjera në aktet nënligjore. Konstatohet se miratohet VKM nr. 1638 datë 17.12.2008 “Për kriteret e vlerësimit të pronës shtetërore qe privatizohet apo transformohet dhe për procedurën e shitjes”, ku ndryshon metodologjia d pagesës së vlerës së objektit, i cili më parë bëhej vetëm në lekë, ndërsa tani parashikohet të bëhet 20% në lekë dhe 80% në bono privatizimi dhe letra me vlerë.

Në mbledhjen e diskutimit të këtij akti nënligjor ka ndodhur pikërisht ky diskutim:

Genc Ruli: Jo ankandi është veç doktor por futëm 20% me lekë dhe 80% me letra me vlerë.

Sali Berisha: Bravo, jepe këtë njoftim, se edhe kjo përbën risi.

Ma thuaj, si jua keni vlerësuar letrat me vlerë juve këtyre? Unë do të mbroj pronarët, do të bej avokatin e tyre. Dmth si t’ja bëjmë që t’i favorizojmë, t’i marrim ato, se ja ke mbajtur tjetrit, ti e ke shfrytezuar.

Sali Berisha: Letrat me vlerë ua kemi borxh se nuk i kemi shpërndare, duhet të gjejmë mënyrat që t’i ndihmojmë, t’i heqim këto letrat me vlerë. Këtë e kemi bërë shumë mirë, jam shumë dakort me ty, se nuk i marrim dot, absolutisht. Jepe këtë lajm, është një lajm shumë i rëndësishëm, që u miratua, që 80 për qind ta paguajnë me letra me vlere vetëm pronarët. Ai borxh do të shlyhet qeveria ka borxh, ma gjej ti mua mënyrën sesi ta shlyejmë, unë me atë borxh nuk rri, unë do ta shlyej po qe se Shqiptaret më japin mandatin e dytë, unë ta them se do t’ua shlyej borxhin Unë atyre letrave do t’ju qëndroj se kanë një sens ato të shpërndarjes së pasurisë, kanë një bazë shumë morale, shumë të fuqishme, tjetër punë se tani nuk po merret kush me këto në botë, por ne do të merremi, nuk kemi se çfarë të bëjmë.

Sipas pikës 12 të VKM-se, ky vendim nuk do të zbatohet për praktikat që ndodhen në Drejtorinë e Administrimit dhe Shitjes së Pronave Publike në Ministrinë e Financave, në zbatim të vendimeve të mëparshme, të cilat janë në proces dhe ndodhen në fazën kur ka përfunduar pagesa për vlerën e plotë të shitjes së tyre.

32.Megjithëse, Komisioni i Vlerësimit, në lidhje me Klubin e Futbollit Partizani, kishte konkluduar mendimin e tij në muajin tetor 2008, pavarësisht një pune të kryer nga strukturat shtetërore me urgjencë në fazët e mëparshme, duket se kjo punë stopon deri në hyrjen në fuqi të VKM-së së mësipërme. Pas hyrjes në fuqi të kësaj VKM-je, në muajin janar 2009: vijojnë procedurat e mëtejshme të privatizimit, duke i dhënë kështu bashkësisë së pronarëve t’u krijohej mundësia e pagesës me bono privatizimi.

Nga aktet rezulton se sipas formularit për pranimin e bonove të privitzimit datë 13.02.2009 të Raiffeisen Bank, pasqyrohet se për objektin në privatizim “Terrenet sportive dhe objekteve të klubit te futbollit Partizani Tirane”, vlera e bonove të privatizimit të marra në dorëzim nga Banka, është 8 200 000 lekë. Nënshkrues është shtetasi Xhimi Begeja.

Me shkresën Nr. 898 Prot. datë 28.01.2009, Drejtoria e Administrimit dhe Shitjes së Pronave Publike i kërkon Bankës Credins “Cbllokim fond!”, pasi në ankandin e zhvilluar në Ministrinë e Financave trashgimtarët e familjeve të shpronësuara Mahmut dhe Xhemal Begeja, Rexhep Alimehmeti, Sabrije Llagami, Dylbere Vaqarri dhe Qamil Saliaga u shpallën fitues me të drejtën e parablerjes së objektit dhe ngurtësimi i vlerës 20% në vlerë absolute 2 021 800 lekë, e ngurtësuar nga shoqëria “Kontakt shpk” sipas formularit të garancisë nr. 2810/04.09.2008 te kalojë për llogari të Ministrisë së Financave.

14 Komente

  1. B
    Bardhyl

    Urim Muja eshte vellai i Fatbardha Muja ( Eftimiu) financire ne seline e Partise Demokratike. Vegel e Ridvan Bodes dhe hajdute me çizme. Ka shume info per vjedhjet kjo femer.

    Përgjigjjuni
    1. R
      Raimond Vlonjati

      Bono privatizimi ishte nje menyre ndihmuese per ish pronaret dhe ketu nuk ka azgje te keqe , sepse ato bonot e privatizimit ne vone ktheheshin ne leke , ose vlere materiale ne leke . Pra ne jete rast nuk ka ndonje shkelje sepse nuk eshte vjedhje , o hajvaner qe po ju vjedh spiuni i Serbuse , Rama hajduti ne cdo gje dhe ju keni inatin me Opoziten e vertete

      Përgjigjjuni
      1. T
        Trimi

        Bonot e privatizimit që ja dhan popullit dhe me von ja vodhen prap me fondet që i mblodhen dhe nuk i kthyen asnjë qindarkë, apo ato bono që u shiten me 5 përqind për një kafe. Bonot ishin një model qe Berisha me hajdutet e vet të degjenerum të vidhnin sa më shum.

        Përgjigjjuni
    2. I
      Illo

      Ashtu te keqen, do beje avokatin e pronareve, qe e kane marre njehere kompesimin kur eshte bere shtetezimi i asaj toke ne kohen e italise. Sa zemermirë qe ka qene mer jahu?!! Ndersa pronaret e tjere, qe u eshte zene toka vertete nuk e kane patur te tille avokat. Ndoshta, ngaqe nuk kane qene dhendure…?!!!

      Përgjigjjuni
      1. a
        asnje kompromis

        me kete punen e pronareve historike, moralisht e fiton Malltezi kauzen

        Përgjigjjuni
        1. ?
          ???

          po pra, Malltezi e fitoj mbreme ne darke, se do te fitosh edhe ti shko e paraqitu se ndoshta ka lene dicka edhe per ty ...

          Përgjigjjuni
        2. I
          Ilirjan

          Keta e duan te gjithe nga nje presh si ai i tritanit... Me Genc rul

          Përgjigjjuni
          1. D
            Doktor Mortja

            Ka moral, tu kthehet Pronareve! Vertet o Prostituta Kombetare Sali!!!! Po shqiptaret kane 30 vjet qe kerkojne pronat e veta, edhe kur jane te lira, nuk ua kthen kush! O prostituta serbe sali! O te q… magjari i Nolit te Gjalle e te vdek!

            Përgjigjjuni
            1. D
              Doktor Mortja

              Ka moral, tu kthehet Pronareve! Vertet o Prostituta Kombetare Sali!!!! Po shqiptaret kane 30 vjet qe kerkojne pronat e veta, edhe kur jane te lira, nuk ua kthen kush! O prostituta serbe sali! O te q… magjari i Nolit te Gjalle e te vdek!

              Përgjigjjuni
              1. D
                Doktor Mortja

                Ka moral, tu kthehet Pronareve! Vertet o Prostituta Kombetare Sali!!!! Po shqiptaret kane 30 vjet qe kerkojne pronat e veta, edhe kur jane te lira, nuk ua kthen kush! O prostituta serbe sali! O te q… magjari i Nolit te Gjalle e te vdek!

                Përgjigjjuni
                1. L
                  Latif Dreqi.

                  Keto jane dallaveret e Sorosit, me porosi te Donald Trump, qe te shkulin MALIN Sahale, por nuk do ja dalin. Ne, militantet fanatike te PD, (Ripjelljes, jo te Lul Pengut) do behemi mburoja njerezore qe MUTI me emrin PD te shkoje atje ku e ka vendin.

                  Përgjigjjuni
                  1. S
                    Saleh el Rryli

                    Sali krimineli duket si esnaf perballe ketij megahajdutit Rryli me fytyre bretkose mashkull..Ky duhet te ishte ne burg para Saliut. Ky eshte zjarrvenesi i Shqiperise ne 1991 bashke me Hajdarin, Pashkon ecekut te bardhe

                    Përgjigjjuni
                    1. A
                      Alban Dega

                      “SHQIPERIA NJE EURO” PER XHEPAT PLOT TE QEVERIKUSAREVE E MILIONAT E VJEDHURA HAPTAZ QYTETAREVE ILACE PER SEMUNDJE TE PASHERUESHME AFATGJATA ATYRE BARBAREVE !

                      Përgjigjjuni
                      1. S
                        Sali kufoma

                        Po' me ligjin 1 euro te tokave te fazllicit,,qe maloku sali e beri enkas per te bijen argiten,,,kur do hapen dosjet,,ky kelyshi sheqeres nuk ke nga ta kapesh,,,eshte i futur ne mut deri ne gryke,,qelbet kudo

                        Përgjigjjuni

                        Lini një Përgjigje