Privatizimi i ish-kompleksit Partizani/ SPAK njoftim zyrtar: Berisha ndryshoi ligjet në favor të dhëndrit

22 Tetor 2023, 11:26Politika TEMA

Privatizimi i ish-kompleksit Partizani/ SPAK njoftim zyrtar: Berisha ndryshoi

SPAK ka reaguar zyrtarisht në lidhje me arrestimin e Jamarbër Malltezit, masën ‘detyrim paraqitje’ për Sali Berishën edhe për ndërtuesin Fatmir Bektashi, në lidhje me privatizmin e ish-klubit sportiv Partizani.

Përmes një njoftimi për mediat SPAK sqaron se Berisha akuzohet për veprën penale e “Korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim me shtetasin Jamarbër Malltezi.

Njoftimi i SPAK:

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, ka vijuar hetimet në kuadër të procedimit penal nr. 287 të vitit 2020, të rregjistruar për veprat penale të “Korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë” kryer në bashkëpunim, “Korrupsionit aktiv të funksionarëve të lartë ose të zgjedhurve vendorë” dhe  “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 260 e 25, 245 e 287 paragrafi i dytë  i Kodit Penal.

Objekti i hetimit të këtij procedimi penal, janë veprimet e kryera nga funksionarë të lartë shtetërorë dhe persona të tjerë, për privatizimin e terreneve dhe objekteve sportive të “Klubit të Futbollit Partizani” dhe “Klubit Shumësportesh Partizani”. 

Në vijim të hetimit, është krijuar dyshimi i arsyeshëm, i mbështetur në prova se, nga:

Shtetasi S. B., është konsumuar vepra penale e “Korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim me shtetasin J. M., parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal.

Nga ana e shtetasit S. B., në cilësinë e tij si Kryeministër i Republikës së Shqipërisë, jane kryer veprime konkrete dhe aktive, në miratim ligjesh apo aktesh nënligjore, me qëllim përshtatjen e tyre sipas nevojave që paraqiteshin për pesë familjet e njohura pronare, ku fitues i drejtëpërdrejtë ndër të tjerë, rezultonte të ishte bashkëshorti i vajzës së tij, shtetasi J. M.

Nga ana e shtetasit S. B., në cilësinë e tij si Kryeministër i Republikës së Shqipërisë, janë  kryer veprime aktive për kryerjen e kontrolleve administrative, me qëllimin e ushtrimit të presionit dhe dhënien e urdhërave konkrete, për konkludimin e procedurave të privatizimit, në favor ndër të tjerë, edhe të shtetasit J. M., bashkëshorti i vajzës së tij.

Nga ana e shtetasit S. B., në cilësinë e tij si Kryeministër i Republikës së Shqipërisë, janë kryer veprime aktive në vendosjen në dispozicion të shtetasit J. M., bashkëshorti i vajzës së tij, të strukturave të ndryshme të administrates shtetërore për realizimin e procesit të privatizimit të pronës shtetërore.

Përfitimi i parregullt në favor të shtetasit J. M., në cilësinë e bashkëshortit të vajzës së Kryeministrit, shtetasit S. B., ekziston dyshimi i arsyeshëm, i mbështetur në prova, se është:

·       Privatizimi i terreneve dhe objekteve sportive, me qëllimin e vetëm për t’u shtënë në dorë, ndryshuar destinacioni dhe përdorur për përfitime materiale nga shtetasi J. M. 

Ndryshimet e kryera në lidhje me destinacionin e zonave nga sportive në të banimit, gjë që ka çuar në kryerje ndërtimesh, nga të cilat ka përfituar drejtëpërdrejtë shtetasi J. M.

Të gjitha përfitimet monetare, që ka marrë shtetasi J. M. në cilësinë e investitorit nga shoqëria “Homeplan” sh.p.k., pa investuar tek kjo e fundit, përfitime të marra para se të deklarohej si bashkëshortak në këtë shoqëri, fitimet e akumuluara ndër vite të kësaj shoqërie si dhe ato të shpërndara në vijim, pas vitit 2018, të llogaritura në total në shumën 672 976 832 lek ose 5 420 345 euro.

Shtetasi J. M. dyshohet se ka konsumuar veprën penale të “Korrupsioni pasiv të funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim me shtetasin S. B., pasi në marrëveshje me këtë të fundit, duke shfrytëzuar pushtetin e ish Kryeministrit, ka arritur të marrë përfitimet e parregullta si më poshtë:

·       Privatizimi i terreneve dhe objekteve sportive, me qëllimin e vetëm për t’u shtënë në dorë, ndryshuar destinacioni dhe përdorur për përfitime materiale nga shtetasi J. M.

Ndryshimet e kryera në lidhje me destinacionin e zonave nga sportive në të banimit, gjë që ka çuar në kryerje ndërtimesh, nga të cilat ka përfituar drejtëpërdrejtë shtetasi J. M.

Të gjitha përfitimet monetare, që ka marrë shtetasi J. M. në cilësinë e investitorit nga shoqëria “Homeplan” sh.p.k., pa investuar tek kjo e fundit, përfitime të marra para se të deklarohej si bashkëshortak në këtë shoqëri, fitimet e akumuluara ndër vite të kësaj shoqërie si dhe ato të shpërndara në vijim, pas vitit 2018, të llogaritura në total në shumën 672 976 832 lek ose 5 420 345 euro.

Shtetasi J. M. dyshohet se në bashkëpunim me shtetasin F. B., ka konsumuar veprën penale të “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga neni 287 paragrafi i dytë i Kodit Penal, duke u paraqitur si investitor në punimet për ndërtimin e bllokut të banesave, ndërkohë që nuk rezulton të ketë investuar, duke kryer veprime financiare, transaksione të copëzuara, apo në cash, për të fshehur origjinën dhe marrë përfitimin monetar në shumën 672 976 832 lek ose 5 420 345 euro, (përfitim i paligjshëm) duke e paraqitur si e ardhur e ligjshme e siguruar nga investimi në veprimtari në ekonomike.

Shtetasi F. B. dyshohet se ka konsumuar veprën penale të “Korrupsionit aktiv të funksionarëve të lartë shtetërorë”, parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal, pasi është pikërisht ai që ka bashkëpunuar me shtetasin J. M. për arritjen e qëllimit, i cili ka qene shfrytëzimi i territoreve sportive për kryerje ndërtimesh. Nëpërmjet shoqërisë “Homeplan” sh.p.k. i ka siguruar shtetasit J. M., dhënien e përfitimeve të paligjshme në shumën totale 672 976 832 lek ose 5 420 345 euro.

Gjithashtu shtetasi F. B., dyshohet se ka konsumuar edhe vepren penale të “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal në bashkëpunim me shtetasin J. M., pasi ka mundësuar nëpërmjet shoqërisë “Homeplan” sh.p.k. realizimin e fshehjes së origjines së vërtetë të përfitimeve monetare të parregullta të shtetasit J. M., duke i paraqitur ato si të ardhura te ligjshme nga biznesi.

Në kuadër të hetimeve të këtij procedimi penal, mbështetur në kërkesën datë 15.10.2023 të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë, me vendimin me nr. 112 datë 20.10.2023, ka caktuar këto masa sigurimi:

 “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, e parashikuar nga neni 234 i Kodi Procedurës Penale dhe “Ndalim i daljes jashtë shtetit”, parashikuar nga neni 233 i Kodi Procedurës Penale, ndaj shtetasit nën hetim S. B.

“Arrest në burg”, e parashikuar nga neni 238 i Kodi Procedurës Penale ndaj shtetasit nën hetim J. M.

“Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, e parashikuar nga neni 234 i Kodi Procedurës Penale dhe “Ndalim i daljes jashtë shtetit”, parashikuar nga neni 233 i Kodi Procedurës Penale, ndaj shtetasit nën hetim F. B.

Mbështetur në kërkesën datë 15.10.2023 të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë, me vendimin me nr. 410 datë 20.10.2023, ka vendosur masën e sigurimit pasuror “sekuestro preventive”, për 16 (gjashtëmbëdhjetë) pasuri të paluajtshme në pronësi të shtetasit J. M., 6 (gjashtë) llogari bankare (në euro, dollarë dhe lek) në emër të shtetasit J. M., si dhe kuotat e kapitalit themeltar në pronësi të shtetasit J. M. në shoqëritë “Homeplan” shpk (45% e kuotave), “Magnet IMO” shpk (100% e kuotave) dhe “Magnet Gym&Fit (60% e kuotave).

 

27 Komente

  1. B
    Bato

    Paskan pastruar dhe parate e droges!

    Përgjigjjuni
    1. b
      ben.

      Sikur ne Shqiperi ligjshmerine e ligjeve e shqyrton dhe vendos gjykata kushtetuese???? SPAK nuk eshte per kete pune, sepse quhet shkelje ligjore marja e kompetancave te institucioneve te tjera. Eshte njelloj sikur SPAK te japi lejet e lindjeve. Apo ce deshe thuaj ,one stop shop.

      Përgjigjjuni
      1. r
        rrofte lexhenda

        Ben ! Mos u merzit ! Mere me sportivitet !

        Përgjigjjuni
      2. Urgjent kontroll

        Idlir Xhoxhi te arrestohet per kete privatizim, ky person ka pergatit dosjen te privatizohej, ne ate drejtori e futi Zeni i Berishes dhe tregoi se si e perfitoi privatizimin e "Klubi i Partizanit" dhe ka shume dosje qe ka bere me Arben Ahmetaj etj. Nje jurist super hajdut. Sot e mban ne pune Olsian Cela (prokurori i pergjithshem). Spak kontrolloni Idlir Xhoxhin. Institucionet jane pazare te pista te ketyre personave.

        Përgjigjjuni
      3. S
        Sllobodanka

        Me shumen 5 420 345 euro, Argita Berisha heq qimet e bythes ne Lozane te Zvicres.

        Përgjigjjuni
        1. S
          Sali mavrija

          O Sllobodanka, thuaj hoqi qimet e p... ore se femrat nuk kane qime ne b...

          Përgjigjjuni
          1. A
            Angjelin

            ???????????????????? I bukur kjo!

            Përgjigjjuni
            1. A
              Angjelin

              ???????????????????? I bukur kjo!

              Përgjigjjuni
            2. S
              Salkari

              Tani nuk ka nevoj te shkoj ne Lozane ….do tja shkulin per se gjelli ….qimet e bythes

              Përgjigjjuni
              1. E
                EDPIDHI

                U mbars mali dhe pordhi nje mi i thon kesaj. Asnje fakt perveç me tha dhe i thash, ai isa kare thot me premtuan nje apartament por se mbaj mend se kush ma premtoj. Futini naj pjat grosh se jan shum te thella per ju keta pun.

                Përgjigjjuni
                1. m
                  mirel

                  Po nuk keni aq bole ju kurvat e Ramutit, Ju ja qerroni me goje gjithe qimet e Saliut, nga maja e kokes deri te maja e thembres.

                  Përgjigjjuni
              2. N
                Nici

                Ka ik per lesh .

                Përgjigjjuni
                1. P
                  Prostituta Kombetare Sali

                  Shikoni foton e mostres! Tregon karakterin e shpirtin e nje personi! Serbi sali, mbreti i plehut! Po Tallavaja valle do ekzistoje mbas ngordhjes se Doktor Mortjes?!

                  Përgjigjjuni
                  1. J
                    JamShqiptar

                    Daily she JamArber P.O. kur e ka radhen JamIlir?

                    Përgjigjjuni
                    1. K
                      Kosta

                      Aq idioter jane keta te PD-se sa nuk e kuptojne se SPAK-u e ka marre nen mbrojtje Berishen!!Keta e quajne se po e ndeshkojne.

                      Përgjigjjuni
                      1. T
                        Tirona

                        E shkërdheftë e gjithë Kina atë analistin nga Franca që bën të zgjuarin me atë gojë të qelbur. Ti lexojë mirë akuzat ndaj këtyre kriminelëve dhe pastaj të flasi

                        Përgjigjjuni
                        1. A
                          A.Boci

                          Fytyra me e urryer ne Shqiperi

                          Përgjigjjuni
                          1. C
                            California

                            TANGO e FUNDIT , nga Sebastian Spak

                            Përgjigjjuni
                            1. T
                              T

                              Sali monstra ka qeverisur sikur Shqiperia te ishte prone e tij,nga viti 1992 deri 1997 vendosi nje rregjim fashist,PD e ktheu ne detashment ESS nazist,perfundimi dihet. Shqiperia perfundoj ne 1997 ne kaos total,si ato te fiseve Afrikane.

                              Përgjigjjuni
                              1. T
                                Tironci

                                Shiko surratin e ketij monstre dhe mendo per te gjitha poshtersite qe ka bere. Si shpjegohet qe ky maskara e shtyu deri tani? Arsye e thjeshte, Rama bllokonte drejtesine per shkak in se monstra mund ta terheqe poshte dhe ate.

                                Përgjigjjuni
                                1. D
                                  DRENICA E KUQE

                                  Per mikun e Fazlliçit (Sali Berishen

                                  Përgjigjjuni
                                  1. D
                                    DRENICA E KUQE

                                    Per mikun e Fazlliçit (Sali Berishen

                                    Përgjigjjuni
                                    1. D
                                      DRENICA E KUQE

                                      Per mikun e Fazlliçit (Sali Berishen

                                      Përgjigjjuni
                                      1. D
                                        DRENICA E KUQE

                                        Per mikun e Fazlliçit (Sali Berishen

                                        Përgjigjjuni
                                        1. D
                                          DRENICA E KUQE

                                          Per mikun e Fazlliçit (Sali Berishen

                                          Përgjigjjuni
                                          1. N
                                            Nici

                                            Iliri kur e ka rradhen???

                                            Përgjigjjuni
                                            1. D
                                              DRENICA E KUQE

                                              "TemA"! Ose publikoni komentet e plota, ose mos i publikoni fare... E, postimi i plote eshte ky: Per mikun e Fazlliçit (Sali Berishen

                                              Përgjigjjuni

                                              Lini një Përgjigje