Maduro ‘non grata’, PD ëndërron rrëzimin e Ramës/ avokati: SHBA shpëtoi Shqipërinë në 1997 nga ‘grushti i shtetit’ i Berishës

4 Janar 2026, 09:37Politika TEMA
Maduro ‘non grata’, PD ëndërron rrëzimin e

Rrëzimi i Presidentit të Venezulës, Nikolas Maduro, ka ngjallur një shpresë të re tek demokratë, e veçanërisht te Sali Berisha, në betejën e tyre kundër Edi Ramës.

Avokati Idajet Beiqir, i ftuar në “Ora e Fundit” në ABC News, vuri në dukje një paralelizëm mes Maduros dhe Sali Berishës, duke theksuar se veprimet e Berishës në vitin 1997 dhe më pas, përfshirë krimet dhe korrupsionin masiv, kishin rrezikuar stabilitetin e Shqipërisë dhe kishin bërë të domosdoshme ndërhyrjen e Shteteve të Bashkuara për të ruajtur rendin dhe demokracinë.

Beiqir tha se ndërhyrja ndërkombëtare, si në Venezuelë ashtu edhe në Shqipëri, është një sinjal i qartë se krimi dhe korrupsioni nuk mund të pranohen dhe se aktorët politikë përgjegjës për dhunë dhe keqadministrim nuk mund të lirohen nga përgjegjësia.

“Është vërtet lajm shumë i mirë rrëzimi i Maduros, që është pritur me entuziazëm në të gjithë botës, tjetër kush merret me politikë. Ndodhemi përpara një rendi të ri botëror. SHBA kanë marrë rolin parësor në këtë drejtim. Kur shikojnë që ai vend është problematik dhe nuk lulëzojnë dot zgjedhjet e lira dhe demokracia. SHBA me këtë ndërhyrje tregojnë që nuk mund të pajtohen dot, me krimin dhe korrupsionin.

Ky lajm i mirë, në rast se do të ishte zbatuar në Shqipëri në vitin 1997 kur Berisha u vodhi shqiptarëve me skemat piramidalëve mijëra lekë, kur i bëri atentat Ambasadës Amerikane, ku i mori të gjitha masat për ta hedhur në herë dhe që deshi t’i bënte antenat ambasadores amerikane, nuk do të kishte të gjitha ngjarjet që pasuan më pas, për shkak të Berishës. Në vitin 1997 po të mos ndërhynte SHBA, nuk do të kishim Shqipëri sot. Ndërhyrja më e fortë e SHBA në Shqipëri, ishte koha kur Sali Berisha bëri grusht shteti.

Ka pasur dhe raste të tjera, kur PS ka fituar zgjedhjet kanë dalë në protesta të dhunshme dhe ka marrë në duar armët për të shkaktuar tensione. Ne amerikanët i kemi pasur gjithmonë këtu, për sigurinë e vendit. Berisha barazon Maduron me Ramën, sepse është vetë si Maduro. Krimet e Berishës nuk mund të barazohen me të gjitha krimet e të gjithë të burgosurve të marra së bashku. Ka vrarë afro 10 mijë vetë. Është gjakatari më i madh dhe ka bërë korrupsionin më të madh në këtë vend”, tha Idajet Beqiri.

3 Komente

  1. E
    E hengri Bufi Guantanamo n

    Bufi nuk po e ze gjumi nga frika, ju tregoni peralla me muhabete kazanesh. Eshte non grata dhe Bufi e di shume mire çfare do te thote ti besh karrshillek Amerikes. Rama e ka ne terrezi me familjen Tramp i la lidhur telat me Ivanka Tramp dhe Kushner. Eshte nje shprehje ( berrtet ne pylle per ti nxjere friken vehtes).......larot e Bufit mendojne se e ndihmojne me servilizmin e peshtirur , por veçse e groposin me shume . Te nxoren non grata qe te largohesh nga politika , Bufi po bene si Maduro , nuk largohem se me do votuesi PD........ Bufit komunist e Maduro komunist , Bufi i pa deshiruar , Maduro i padeshiruar , te dy antiamerkane, me Maduro mbaruan pune ,tani presim spécialet ta lidhin Bufin komunist me maske ne koke dhe direkte Guantanamo

    Përgjigjjuni
    1. B
      Babalia i pa punë

      Në mendjen e Berishës , Shqipëria e sotme është e njëjtë me atë të vitit 1997 , kur Amerika e shpronësoi nga froni i presidentit të republikës dhe më vonë , kur e pa që nuk kishte ndryshuar e nderoi me dekoratën e lartë "Non Grata" , me motivacionin " Për dhunim të demokracisë , korrupsion masiv dhe ndërhyrje në punët e drejtësisë ". Endërron i ziu Sali që Amerika ta falë për herë të tretë . Për veten e vet kujton se bën mirë , po demokratët i mori në qafë , se po hanë bar tash e 13 vjet .

      Përgjigjjuni
      1. I
        Iso

        Maduro ne marrveshje me shkerdhaten trump eshte dorzuar qe pastaj ti dorzohet edhe nafta qe 80% e merr kina.Keshtu Maduro me gruan jetojne ne Amerike marrin perqindjet e fitimit te shitjes se naftes.Ai qe vjen ne pushtet pas maduros prishe kontraten me kinen ndryshe po te ishte Maduro ne pushtet nuk prishte dot kontraten me kinen.Teatri vazhdon!

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje