Analistët Ergys Mërtiri dhe Roland Bejko kanë shprehur kritika për gjendjen e opozitës në vend, duke argumentuar se mungesa e një alternative të besueshme politike po ndikon në klimën politike dhe demokratike në Shqipëri.
I ftuar në emisionin “Real Story” në ABC News, Ergys Mërtiri u shpreh se vendi ndodhet përballë një mungese të theksuar alternativash politike, pavarësisht pakënaqësive që ekzistojnë ndaj qeverisë.
“Vendi ka mbetur pa asnjë alternativë. Në këto kushte duhet të ketë një alternativë. Njerëzit dalin në shesh, duan dorëheqjen e Ramës dhe nuk ka një alternativë. Rama ka kontribuar që ai fat të jetë kështu”, deklaroi Mërtiri.
Nga ana e tij, Roland Bejko u ndal te zhvillimet brenda Partisë Demokratike, duke argumentuar se kjo forcë politike nuk po arrin të prodhojë figura alternative për shkak të mënyrës së organizimit dhe drejtimit të saj.
Sipas Bejkos, edhe partnerë ndërkombëtarë kanë shprehur interes dhe simpati për emra të caktuar brenda Partisë Demokratike, por këta emra nuk kanë hapësirë për t’u afirmuar politikisht sa kohë që partia mbetet e dominuar nga lidershipi aktual.
“Gjermanët nuk e kanë fshehur, edhe në bisedat private që kanë pasur, simpatinë për një apo tjetër emër. Nuk është vetëm Jorida dhe Gazi, janë edhe të tjerë. Doktori nuk është se nuk i di. Këto emra do ta kenë të vështirë. Sa të jenë përkrah Sali Berishës nuk kanë asnjë perspektivë në PD, sepse ajo është një parti personale e Berishës. Në këtë fazë të gjithë janë të qartë se ajo parti, sa kohë të ketë Berishën, nuk do të ketë asnjë emër si alternativë”, u shpreh Bejko.
Te gjithe super eksperste, njohes te elektoratit, papagalle duke perseritur shprehje qe perdoren diku tjeter!! Kujtojne se njerzit jane te lidhur te gjithe me tre ngjyra ne Shqiperi, o Sali, o Rame, o gri!!! Eshte me e thjeshte sa mendoni juve. Rama me gjithe te metat, me gjithe gabimet , eshte ai me i pergatituri, me seriozi, e me me eksperdience nderkombetare , doni apo nuk doni, eshte ai qe lejon debat, qe pergjigjet personalisht ne debatet kombetare. Qe te rrezoni Ramen, duhet qe njerzit te shofin njeres te pergatitur, te dine te komunikojne, tu bejne te qarte se si mund tu zhjidhin problemet ndryshe nga Rama, e te shifni, sa socialiste, jane, sa komuniste jane, sa demokrate jane te thekur pas ngjyrave. Shumica e Shqiptareve nuk ka nevoje te degjoje nje retorike idiote prej gangesterash, ofensive prej rrugaçerie, do njeres te pergatitur, serioze, pa hije dyshimi, dhe qe u perkushtohen seriozisht e konkretisht shqiperise e shqiptareve, nuk votojne Ramen sepse jane elektorat qorr i tij, as sepse jane komuniste, dhe ata qe nuk shofin alternative, sepse jane gri, numrat kur behen zgjedhjet, jane njesoj, jeni ju analistaf qe nuk dini ti interpretoni. Edhe sot, pas Zvernecit te votohet, perseri skane shanc te rrezojne Ramen. Ne nje vend ku shjmica e njerezve ka mentalitet hajduti, eshte sfide per kedo qe te jete ne pushtet tu besh balle 100% trysnise se hajnise, tradhetise e idiotesise qe e kemi gati gati gjenetike, e njerzit nuk jane budallenj si mendohet neper studio televizive, shofin e vleresojne. Njerzit, zemerohen kur shofin, tela me gjemba, kur shofin veprime te turbullta e jo trasparente, e protestojne , protestojne ne menyre objektive jo politike, por kur ne ate proteste futen e ta vjedhin alabaket, njerzit te lene pullen, si gjithnje, e te ngelen ata idiotet e zakonshem qe llapin kot, nuk duan rrezim te Rames, duan qe qeverria Rama, te zgjidhi problemin e krijuar!!