“Meta-Berisha, si Romeo dhe Zhuljeta” - Juristja: Kreut të PL duhet t’i konfiskohen të gjitha pasuritë!

23 Prill 2024, 21:30Politika TEMA
“Meta-Berisha, si Romeo dhe Zhuljeta” - Juristja: Kreut të PL

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta është shfaqur herë pas herë duke akuzuar drejtësinë, si edhe kreun e SPAK Altin Dumani. Po ashtu ka deklaruar se do t’i hapë luftë nepotizmit, ndërsa është parë në publik me diskutime me Monika Kryemadhi, duke shfaqur një ‘divorc politik’ mes tyre.

Juristja Brizida Gjikondi, në një intervistë në “Special Report” në ABC News, foli edhe për qëndrimin e ish-kryeministrit Sali Berisha, duke thënë se ky i fundit nuk i ka dhënë asnjë përkrahje Metës, por është kreu i PL ai që përpiqet t’i atashohet. Më tej ajo nënvizoi se drejtësia duhet t’i shkojë deri në fund, dhe se Meta duhet të japë llogari për gjithçka ka bërë sipas saj, madje të shkojë deri në konfiskimin e pasurisë.

“Në rast se Berisha nuk i ka dhënë asnjë përkrahje Metës, është Meta ai që përpiqet t’i atashohet. Jam e bindur që krahu i Berishës nuk kanë dhënë asnjë sinjal që ta preferojnë një si Meta. Mesa duket nuk asnjë si Berisha, por janë taktikat e tij të brendshme për qëllimet e tij. Meta kërkon të jetë kudo. Sot e pamë edhe tek një grua e moshuar, ndërsa nga zonja Kryemadhi u akuzua se nuk ka thënë asnjë fjalë për të ëmën e saj që u thirr nga SPAK. Imagjino ku ka arritur degradimi i politikanit shqiptar saqë përfshin edhe familjen në këtë turpërim. Ndaj edhe degradimi i tyre dhe sulmet ndaj SPAK tregojnë se nuk e kanë pritur se do të vinte kjo që ditë që do të jepnin llogari për këto krime që kanë bërë në këto 30 e disa vite”, u shpreh ajo.

1 Komente

  1. M
    Mirësia

    Brisida të jemi mirënjohëse për qëndrimin korrekt dhe vazhdimisht kritik që ke mbajtur ndaj ngjarjeve të ndryshme, si dhe politikanëve tanë. Të urojmë suksese në detyrën tuaj dhe qofsh e lumtur!

    Lini një Përgjigje