Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, në një intervistë nga burgu ndihet i 'shqetësuar' për rastin e zëvendëskryeministres Balluku.
Në një intervisistë për syri.net Meta shprehet se reagimi i Kryeministrit ndaj kërkesës së SPAK për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut është “prova më e qartë” se Rama nuk po lejon drejtësinë të veprojë lirshëm.
Ai theksoi se Rama, sipas tij, nuk po mbron Ballukun, por veten. Meta kërkoi që hetimet të mos zvarriten dhe bëri thirrje për mobilizim qytetar.
"Si provën më të qartë se Edi Rama është jo vetëm pengues i drejtësisë, por dhe pengmarrës i saj i deritanishëm.
Në rastin Balluku, SPAK-u është treguar shumë proporcional në kërkesat dhe hapat e tij.
Kjo çështje duhej të ishte zgjidhur që në fillim politikisht me dorëheqje ose shkarkim.
Por Rama, është e qartë se nuk ka hallin e Znj. Balluku, por të tijin personal, ndaj ka bërë çdo përpjekje për bllokimin dhe zvarritjen e hetimit.
Madje kërcënoi edhe me përdorimin e 83 mandateve të vjedhura, siç janë vjedhur të gjithë tenderat publikë në këtë vend (se tenderat sekretë vetëm për vjedhje të rrufeshme bëhen).
Ndaj tani është koha për të mos i dhënë kohë Ramës që të bllokojë hetimet dhe prishë provat ku ai del i përfshirë.
Ndaj të gjithë duhet t’i bashkohen protestës së 22 Dhjetorit kundër pengmarrësit jo vetëm të Drejtësisë, por edhe të lirive e të drejtave të shqiptarëve.
Akti i tij i fundit i përjashtimit arbitrar të 29 deputetëve të opozitës tregon panikun e tij nga të vërtetat që po provohen botërisht dhe të cilat as nuk i mbrojnë dot dhe as nuk i mbulojnë dot 83 “Diellat” e tij në Kuvend, që dinë vetëm të ngrenë dorën me sustë." - është shprehur mes të tjerash Meta.
Ty te te qihet nena aty brenda, te kalbesh mor vrases e hajdut!
Kam nje pyetje : Te gjithe komentuesit ketu thone Spak i kapur nga Saliu , ceshtjet e Lalit , Ballukut...jane te fabrikuara nga Saliu. Meta ka 1 vit ne burg. Po dosja e tij ne Spak eshte reale apo sajese e Saliut ????!!!!
Liro me t myll me Bella me nji qeli ja nxjerr periher faktet lol.
Shko more hajdut muti te qifte Kina te teme , hajduti therret kapeni hajdutin .
Na cave bythen ti kopanj I Munikes.
Po mire, e dha nje mendim edhe ki, ç’te keqe ka?
Ky eshte bere si Pal Vata qe thoshe : Mos e ka bere Mehmeti me koken e tij se une dhe Enveri nuk dinim gje... Ujkuuuuuu ty nuk tk e llogarit njeri oooo pijanec
flet babai i korrupsionit shqitar
Ky fshatari injorant hiqet si subjekt politik dhe "harron" se eshte i në arrest me burg për vjedhje,pastrim i parave të veprës penale,korrupsion dhe tjera. Mbylle halen dhe bilbilos vetëm para prokurorëve dhe gjykatës kur të shkosh.
Doli ky te japi mend nga burgu.